Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim virtual me shqiptarët në Greqi, të cilët i uroi edhe për 112 vjetorin e Pavarësisë. Sipas Berishës, vendi është në një regjim diktatorial.
"Shqipëria sot ndodhet në një regjim të ri diktatorial dhe feston Ditën e Pavarësisë, e vërteta është, me instalimin e një diktature të dytë 32 vite pasi u përmbys e para. Por në dallim nga diktatura komuniste, diktatura e sotme nuk është një diktaturë ideologjike, është një diktaturë, e cila bazohet në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve", u shpreh Berisha.
Gjatë takimit me diasporën, Berisha u kërkoi atyre të marrin pjesë në zgjedhjet 2025, ku për herë të parë pritet të implementohet edhe vota e emigrantëve. Berisha thotë se vota e tyre është përcaktuese për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e saj. Ju garantoj se PD, nesër në qeveri me koalicionin e saj, do krijojë kuadrin ligjor më të favorshëm, më miqësor për rikthimin e emigrantëve shqiptarëve, investimet e tyre. Kuadër, i cili ç’është i vërteta u instalua edhe njëherë, por tani do jetë shumë më i gjerë në mënyrë që suksesin që keni pasur në Greqi, të vini dhe ta transferoni në Shqipëri.
Ju dhe emigrantët e tjerë nga të gjitha vendet, por para së gjithash duhet të angazhohemi për pjesëmarrje masive në votime. Roli juaj është i pazëvendësueshëm, është përcaktues”, tha Berisha.
Ai u ndal edhe tek rasti i Fredi Blerit, që sipas tij u dënua vetëm sepse refuzoi që të kandidojë për PS.
“Çfarë ishte beteja me Fredi Belerin? Ua them unë ju që ta dini të gjithë. Absolutisht për refuzimin e Belerit për të kandiduar për PS-në. E thirri në kryeministri, jo, tha ai, jam i djathtë, nuk pranoj të kandidoj për ty. Dhe filloi beteja. Krijoi një sherr, një grindje në të cilën Shqipëria absolutisht nuk kishte të drejtë, përveçse përdori gjykatën për procese të mirëfillta politike kundër tij dhe dëshmitarë të rremë, dëshmitarë të paguar për të gënjyer në procesin e tij”, tha Berisha.
Prap ky tradhetar nuk i mbushet mendja qe me fredi bejlerin ka bere tradheti kombetare
PërgjigjuI pabesi I gjithe shqiptarise!
Përgjigju