Në fillim ishte Sali Berisha që u përpoq të minimizonte largimin e befasishëm të konsulentit të tij të shitur si ‘lobist’ për heqjen e ‘non gratës’, amerikanit Chris LaCivita, ose siç e deklaronte vetë, “magjistari madhështor”, duke thënë se mbante kontakte me të e se do kthehej së shpejti.
Më tej ishte Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane që këto muaj më shumë po turravrapet në hall rrugëve të Amerikës, për shkak të gjyqit që ka të hapur në Shqipëri për dosjen “Gërdeci” në Gjykatën e Lartë dhe ku më shumë se për PD-në dhe opozitën në zgjedhjet e 11 majit, po lobon për veten.
Ai bëri një video-postim me Chris LaCivita nga SHBA-të ditë më parë, ku njoftonin me të madhe rikthimin ‘madhështor’, për ta bërë “Shqipërinë madhështore”, duke u shprehur se "po vjen shefiri".
E fundit ka qenë ish-zv/ministrja e Jashtme e PD-së në qeverinë “Berisha”, Edith Harxhi, tani e angazhuar me shoqërinë civile pranë demokratëve, duke marrë përsipër edhe nismën e projektit të Berishës për të zhbërë reformën në drejtësi dhe shkrirë SPAK, bashkë me Fondacionin “Konrad Adenauer”, përfaqësues i të cilit është një njeri që Gjermania e dyshon sipas një artikulli mediatik se ka ndihmuar Rusinë me infiltrimin e një agjenti të FSB-së në Bundestag.
Haxhi deklaronte javën e kaluar (të premten) se LaCivita do vinte të shtunën dhe nuk do kthehej më në Amerikë derisa të mbaronte fushata e PD-së.
“Zoti LaCivita vjen nesër (të shtunë). Do të drejtojë fushatën gjatë gjithë kohës këtu në Shqipëri. Do të qëndrojë në Tiranë. Do të jetë këtu gjatë gjithë kohës. Ai do të jetë personi që do drejtojë fushatën, do jetë në hapjen e fushatës dhe do të jetë edhe në prezantimin e programit elektoral në datën 12. Me ardhjen e tij mund të ketë edhe ndonjë surprizë, do ketë zhvillime te bujshme, interesante politike që do të ndriçojnë rrugën e fitores së PD", tha Harxhi.
Sot është e hënë (7 prill) dhe ‘magjistari’ LaCivita nuk po duket gjëkundi.
Komente

PO DO VIJE AMERJKANI TE PERKRAHE NJE KRIMUNEL ORDINER SI SALI BERISHA,,,AI DUHEJ TE ISHTE NE BURG tani pwr 21 janarin...
Përgjigju