Sali Berisha ka marrë në mbrojtje kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçin, i cili organizon protestën e pedagogëve. Në një takim me të rinjtë, teksa fliste për protestën e pedagogëve, Berisha tha se kryeministri Edi Rama e sulmon Kovaçin, pasi ky i fundit sipas tij, i ka zbuluar parcelat me kanabis Ramës gjatë kohës që ka qenë drejtor i SHISH.
“Kjo është një qeveri moniste që ka marrë të gjitha pushtetet, sillet me një arrogancë të paimagjinueshme, pushtetet i ka marrë duke dhunuar votën dhe jo në mënyrë të merituar dhe tani nuk pyet për asgjë. Merret 3 ditë rresht me kryetarin e Sindikatave të Universiteteve, i cili është një njeri jashtëzakonisht i respektuar, ka qenë një ambasador i shkëlqyer. Ka funksionuar gjatë qeverisë së tij drejtor i Drejtorisë më të rëndësishme të SHISH, që është drejtoria e analizës. Por aty i dilte se ky mbillte kanabis, aty i dilte se 130 oficerë të lartë kishin marrë pjesë në mbjelljen e kanabisit. Ky nuk do mashtronte, do i thoshte qeverisë ato që gjente. Dhe tani e shtrigëzon paçka se Sekretarin e Përgjithshëm e ka në të njëjtin pozicion, edhe Sekretari i tij i Përgjithshëm që ka caktuar vetë ka qenë dy vite drejtor në SHISH. Për ato ai meriton të vlerësohet, jo demonizohet. Tani që mbron një kauzë të drejtë, mëkati i tij është se i paska shërbyer shtetit shqiptar në vitet 2013-2015 drejtor në Drejtorinë më të rëndësishme në SHISH, drejtor i analizës. A mund të merret kush me këtë njeri? Do merremi ne të gjithë, se po nuk u morëm ky nuk ka të ndalur”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha merr në mbrojtje Kovaçin: Rama e sulmon se i zbuloi parcelat me kanabis kur ishte në SHISH! Studentët t’i bashkohen grevës së pedagogëve
SI.E.//ReportTv.al