Sali Berisha në konferencë

Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë, në Parlament për të mbrojtur qytetarët nga vjedhja e buxhetit! Basha stoli e Ramës

9 Nëntor, 14:31| Përditesimi: 9 Nëntor, 14:46

  • Share

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha, prej gati një viti nën arrest shtëpiak për aferën e dosjes “Partizani”, me akuzën e korrupsionit pasiv nga SPAK dhe GJKKO, doli sot para mediave në konferencën e radhës që mban online nga banesa.

Ai foli për tematika të ndryshme, duke sulmuar përsëri reformën në drejtësi, Parlamentin, qeverinë dhe madje mazhorancën se ishte kundër Donald Trump, duke shpresuar se fitorja e manjatit në SHBA do jetë kthesë edhe për opozitën në Shqipëri.

Edhe pse grupi i partisë së tij u kthye në Kuvend, Sali Berisha tha se PD nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile dhe do të vazhdojë aksionin e saj. Në parlament thotë Berisha – deputetët do të jenë gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2025, siç e quajti “për të paraqitur alternativat tona për qytetarët dhe ndaluar e denoncuar vjedhjet” e qeverisë.

“Së pari nuk ka pasur absolutisht asnjë vendim për bojkotin e Parlamentit. Ka pasur vetëm një vendim për komisionet meqenëse u përjashtuan 24 vetë nga Parlamenti dhe kjo dëmtonte shumë mundësinë e punës në komisione. Por ne kemi shkuar në çdo seancë, me mosbindje civile dhe do të shkojmë në çdo seancë me mosbindje”, tha Berisha.

Më tej ai shpjegoi se PD shkon në Parlament edhe për çështjen e buxhetit.

“Ne kemi paraqitur para qytetarëve, pensionistëve, arsimtarëve, në tërësi kemi paraqitur alternativat tona, por druaj që pensionistët, qytetarët do të donin që këto t’i mbronim në parlament, t’ua përplasnim në sy në parlament, grabitqarëve, hajdutëve të parave publike dhe kjo është arsyeja se pse ne do të marrim pjesë në debatin parlamentar për buxhetin. Ata e kalojnë buxhetin edhe për 5 minuta dhe këtë duan. Ata duan që ju, të mos merrni asgjë vesh se si u vodh dhe si po vidheni”, u shpreh ai.

Dhe solli si fakt atë që e quajti si “katastrofë”, çështjen e skandalit të Onkologjikut dhe situatën e medikamenteve në spitale.

“Mosbindja do të vazhdojë kudo, edhe në parlament dhe shumë shpejt do të ju njohim edhe me veprime të tjera”, theksoi kreu i PD.

Gjithashtu sulmoi dhe aludoi ndaj kryeministrit Edi Rama, se “ka nisur blerjen e votave në diasporës”, duke apeluar ndaj qytetarëve shqiptarë jashtë që të denoncojnë.

“Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës”, tha ai.

Berisha premtoi se PD ka alternativë dhe premtim se rroga minimale do jetë 500 euro dhe vendosja e minimumit jetik prej 200 euro me buxhetin e parë nëse vijnë në pushtet.

Ai nuk la pa iu përgjigjur edhe akuzave të ish-kryetarit Lulzim Basha.

“Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive. Opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës”, theksoi Berisha, duke bërë thirrje për mosbindje civile te qytetarët.  

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Aga: 10/11/2024 17:48

    O Sali hajdut kriminel koha jote ka mbaruar.

    Përgjigju
  • Po mër po: 09/11/2024 19:50

    Basha stoli e Ramës, ti Zar i shërbimeve të huja

    Përgjigju
  • Pena: 09/11/2024 18:24

    Fashisti kemisheZi Sali Nongrata!

    Përgjigju
  • Laluci: 09/11/2024 16:12

    O saleh Sa te jesh ti ne politik populli do vuaj dhe edvini do mbreteroj gjat Keshtu ne rast se e do pak popullin tat largohu nga politika Leri te rinjt te ecin perpara

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 09/11/2024 17:38

      Doli kufoma per te llomotitur, duket me I zi se qymyri .o sale do ngelesh me gojen hap kur te te dale shpirti .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?