Evi Kokalari

Politikë

Berisha mund të udhëtojë në SHBA? Kokalari ironizon: O budallenj...Nëse non grata do ishte gabim, pse duhej të paguante 6 mln dollarë?

8 Maj, 11:58| Përditesimi: 8 Maj, 12:05

  • Share

Lidhur me lajmin e publikuar në media se Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA, ka reaguar edhe aktivistja Evi Kokalari. Në një reagim në rrjete sociale, aktivistja shprehet se postimi i gazetarit amerikan Marc Caputo është një “shashkë” e hedhur me qëllim para zgjedhjeve të 11 majit. 

Sipas aktivistes, “non-grata” nuk është hequr dhe Berisha s'mund të udhëtojë në SHBA. Me ironi, ajo parashtron pyetjen se nëse ky sanksionim ishte gabim, pse pagoi 6 milionë dollarë. 

“O budallenj…gazetari tha që i paskan thënë ata në DASH që “dhe mund” të hiqen, jo se u hoqën. Keyword ‘dhe’, pra mundet por nuk është i sigurt. Një gazetar tjetër që foli me DASH disa ditë më parë, ju tha që Berisha as ka vizë dhe duket si 'wishful thinking' për t'ja hequr ose për të udhëtuar në Amerikë. 

Dhe më e rëndësishme, sipas ‘gazetarit’ që ka shkruar çfarë i ka kërkuar besoj zyra e Trujillos, që këto ishin sanksione të politizuara nga Biden. Nëse këto ishin sanksione gabim, atëherë pse pagoi Sali Berisha $6 million ish-shefit të shtabit të Rubios? Për më tepër, Andi Bushati që është bërë shok i ngushtë i Çim mençurisë, nga e gjeti dhe e botoi këtë tweet brenda 30 minuta? Kush ja dërgoi Bushatit?

Shkurt- SANKSIONET NUK JANË HEQUR.

Ky tweet është bërë thjesht për të influencuar zgjedhjet në Shqipëri. Sali Berisha në këtë moment është akoma ‘non grata’ në Amerikë!!”, shkruan Kokalari. 


Postimi i Evi Kokalarit

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?