Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot dhe ardhjen e Shefes së Misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e Zgjedhjeve, Audrey Glover. Ndryshe nga ç’është shprehur më parë, Berisha tregoi se ka ndërruar mendje për britaniken të cilën e kishte shpallur ‘non grata’ për shkak të kundërshtoi zgjedhjet e vitit 1996.
Berisha u shpreh se raporti i saj i 4 viteve më parë për zgjedhjet e zhvilluara në vend ishte më profesionali i shkruar ndonjëherë. Por sipas tij, ky raport u injorua nga qeveria, opozita dhe eksponentë të komunitetit ndërkombëtar.
“Nuk ka as dashuri e as armiqësi të përjetshme. Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj. Nëqoftëse raporti i zonjës Glover do të merrej me seriozitetin më të madh nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë gjendje, por raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte bazë kryesore për transformim në kuadrin ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria dhe eksponentë të caktuar të komunitetit ndërkombëtar. Por është raporti më profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë për procesin zgjedhor”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
ODIHR nis misionin në Shqipëri, Glover: Financimi i fushatave dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të jetë në fokusin tonë! Fryma e fushatës dhe aksesi i të gjithëve, kyç
K.T.//ReportTv.al