Kryegënjeshtari Sali Berisha (i dënuar edhe nga një gjykatë për shpifje) e kapi në flagrancë Edi Ramën për një parashikim të gabuar. Në prill të vitit 2024, Rama vizitoi kantierin e Velierës në Durrës dhe parashikoi se punimet do të përfundonin në qershorin pasues, me rastin e festës së fëmijëve.
Në realitet, punimet u zgjatën më shumë. Lajmi pak rrjeshta për atë vizitë u publikua edhe nga Shqiptarja.com, ashtu si nga qindra media të tjera që ndoqën vizitën e kryeministrit.
Sipas "metodës Bollino" (që konsiston në përndjekjen sistematike të një personi të konsideruar si kundërshtar, duke e linçuar dhe shpifur për ta detyruar të heshtë), sot Sali Berisha sulmoi me gënjeshtër dhe tone raciste Carlo Bollinon, duke e akuzuar për "mashtrim publik", vëtëm pasi ai është pronari i Shqiptarja.com që publikoi deklaratën e kyeministrit. Berisha e ka me kollaj të merret me gazetarët.
Reagimi i Berishës është njëkohësisht i pabesueshëm dhe qesharak, sepse nëse ai mendon se do t’i fitojë zgjedhjet duke sulmuar Carlo Bollinon dhe duke u marrë me datën e inaugurimit të Velierës, është e qartë se, i vetëdijshëm që nuk mund të bëhet kurrë kryeministër, tregon hapur që në të ardhmen të kandidojë për kryetar bashkie në Durrës.
Imagjinoni pastaj çfarë masakre do të ishte nëse do të akuzoheshin për "mashtrim publik" të gjithë gazetarët që prej 30 vitesh publikojnë gënjeshtrat e Sali Berishës.
Postimi i Sali Berishës që riboton titullin e lajmit të Shqiptarja.com të një viti më parë
Komente

6 milion dollar vjedhje Gjush akullores me Everestin. Se ca li duhej durrsit ajo veper e shemtuar nuk e di.
PërgjigjuMa e mira dote ishte te kandidosh vullnetarisht te lajmerohesh ne burg te perjetshem se sa te marish ne qafe qytetin ma te bukur te kombit Shqipetare Duresin,e vjodhe Shqiperine dhe tani turistet e Duresit ju te gjith e meritoni vetem Burgun qe te clirohet populli nga hajdutet.
Përgjigju