Politikë

Berisha në Fushë-Krujë: Rama i tmerruar nga 11 maji, qeverisja e tij 12-vjeçare është ndër të këqijat më të mëdha të këtij kombi

2 Maj, 19:06| Përditesimi: 2 Maj, 21:58

  • Share

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim elektoral në Fushë-Krujë, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit.

Në fillim të fjalës së tij Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk ka guxim të dalë para qytetarëve për të folur mbi qeverisjen e tij 12-vjeçare, pasi sipas kryedemokratit, ai shënon një bilanc negativ.

“Drita e fitores po ndriçon sot zemrat, mendjet e mbarë shqiptarëve. Rrugët, sheshet, rrugicat e qyteteve dhe fshatrave po ngrihen masivisht. Vullneti juaj për një të ftore historike, epike, më 11 maj. I tmerruar në panik, Edi Rama, i cili e ka nuhatur se e pret disfata ndër më të thellat, tre muaj nuk guxoi një minutë të vetme, në orë të vetme, një ditë të vetme, të japë llogari para jush për qeverisjen e tij 12-vjeçare, sepse u provua në 12 vite si e keqja ndër më të mëdhatë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre kombëtare.

Edi Rama nuk doli një minutë para jush, jo për të dhënë llogari, po as për të numëruar suksesin e tij më të vogël, sepse e di që mbas çdo suksesi qëndron vjedhja e tij e tmerrshme mbi shqiptarët. E di që në çdo kilometër rrugë ka vjedhur 90% të çmimit, sepse e di që në çdo shkollë të ndërtuar ka vjedhur 80% të çmimit, sepse e di që shqiptarët nuk ia falin kurrë atij 130 milionë euro djegësin e Tiranës, 130 milionë euro në kontot e tij bankare, ndërkohë që djegësi nuk ka nam as nishan.

Nuk del para jush për të dhënë qoftë një orë llogarie, as një minutë, sepse e di që me avion në dispozicion ka udhëtuar dhe shpenzuar dy herë më shumë se presidenti i SHBA-së. Sepse ju ka grabitur juve me 21 milionë euro. Na doli me saraje 2 herë më të mëdha se Enver Hoxha, doli me park dhe oborr 4 herë më të madh se diktatori. Nuk del një minutë para jush, se e di që shqiptarët e dinë që vodhi 225 mijë metra katrorë tokë në Gjipe pa asnjë dokument”,-tha Berisha.

Kryedemokrati foli edhe për pensionistët, që sipas tij janë të nënvlerësuar nga qeverisja e kryeministrit Rama dhe premtoi ndryshim të kësaj situate.

"Ndaj dhe ne këtë program e nisim duke fshirë lotët e ftohta të mjerimit nga sytë e pensionistëve tanë që i kanë shkrirë jetën, mundin, djersën e tyre, mendjen dhe sot paguhen me një pension qesharak dhe poshtërues. Edi Rama në janar të këtij viti paraqiti buxhetin 8 miliardë euro dhe në pashpirtësi të plotë, me përçmim të turpshëm ndau për 760 mijë pensionistë gjithsej 16 mln euro. Pensioniste dhe pensionistë shqiptarë, fjala ime është 100 ditët e para në Shqipëri nuk do të ketë pension ndën 200 euro. Dhe pensionet tjera do rriten me 20%. Miq, sot 57% e pensionistëve marrin më pak se 172 euro. Të gjithë në fshat, qytet kudo që janë, të plotë të pjesshëm, pensioni nën 200 euro, do jetë 200 euro. Çdo pensioniste, çdo rrogë ultë dhe nuk do të ketë rroga të ulëta asnjëherë ndën 500 euro. Çdo rrogë ulët do të ketë kartën e konsumatorit, me të cilën bukën, gjërat bazë ushqimore do ti blejë 20% më lirë se të tjerët. Do mirrni pra 450 euro kthim të TVSH-së që keni shpenzuar",-tha Berisha.

Ora 20:28
Berisha në Fushë-Krujë: Pas 11 majit do ju falim të gjitha gjobat e vëna nga policët bashkiak rryshfetxhinj e gjobëvënës! Falet taksa e pronës për familjarët që s'kanë pasur mundësi ta paguajnë

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim elektoral në Fushë-Krujë, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit. Kryedemokrati bëri një sërë premtimesh para qytetarëve.

"Qeveria shqiptare ka vendosur 100 ditët e para të firmosë listën e rimbursimit të barnave që rimburson qeveria italiane. Nuk do të ketë më nevojë të kërkoni ilaçe tek njerëzit tuaj, jo dhe jo. Ilaçet do ti merrni falas me listë, sipas listës që i marrin italianët sot. Energjia zbret në 7 lek.  Tarifat ujit do të përgjysmohen.  Hiqen një seri taksash absurde, antikushtetuese, që këta grabitçarë kanë vendosur mbi ju. Miq, unë jam këtu për tu dhënë fjalën se falen 100%, gjoba dhe kamat vonesat e IKMT-së për familjet.  Falen dhe kthehen mbrapsht të gjitha detyrimet dhe taksat e profesioneve të lira.  Falen taksat dhe tarifat vendore për bizneset e vogla dhe për individët, që në një verifikim të thjeshtë nuk kanë mundësi pagese, ose që kanë të ardhura sa minimumi jetik, apo llogari të bllokuara për shkak të taksave dhe tatimeve. Falen kamatëvonesat dhe detyrimet tek të gjithë debitorët që janë nga tatimi mbi të ardhurat, në Shqipëri. Falet taksa e pronës për familjarët që nuk kanë pasur mundësi ta paguajnë.  Falet taksa e pronës për bizneset pronën e tyre dhe jo me qira. Falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat e KESH-it dhe ujit.  Falen të gjitha gjobat e policëve bashkiak rryshfetxhinj dhe gjobëvënës mbi ju, asnjë mos paguani.  Pjesëtohet me 3, taksa e pastrimit për qytetarët dhe bizneset.  Hiqet taksa e reklamës për bizneset e vogla, hiqet tarifa e tabelës për këto biznese dhe të mëdhatë nga zero gjer në 4 metër.  Ndryshon taksa e pronës për bizneset e vogla që ushtrojnë aktivitetin në pronën e tyre, 5 vitet e para të biznesit.  Thjeshtohen në maksimum lejet e ndërtimit për banesat individuale në zonat urbane dhe rurale.  Hiqet taksa e ndikimit në infrastrukturë për banesat individuale, familjare, banesë e parë.  Rishikim i taksës së pronës familjare në apartamentet. Hiqet taksa mbi pronën e emigrantëve shqiptarë, në mënyrë që ti ftojmë të vijnë, ta dinë që ne i presim ata dhe nuk i gjobisim. Ju bëj thirrje biznesit të vogël, të mesëm, të madh, asnjë taksë të vendosur nga 1 janari gjer sot, nga agjentët e tatimeve etj., mos paguani sepse ka qenë vetëm taksë elektorale. Nuk do njihet asnjëherë",-tha Berisha.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?