Politikë

Berisha në Kongresin e CDU, arrin një shtrëngim duarsh me kandidatin për kancelar! ‘Harron’ diasporën shqiptare

3 Shkurt, 17:13| Përditesimi: 3 Shkurt, 21:52

  • Share

GJERMANI- Kryetari i PD, Sali Berisha ishte në Gjermani dhe mori pjesë në Kongresin e CDU. Ish-kryeministri ka ndarë dy foto në Facebook, ku dallohet që ka arritur vetëm t’i japë dorë kandidatit të CDU për kancelar, Friedrich Merz. Ai shkruan se ky shtrëngim duarsh, është një ogur i bardhë për fitoren e opozitës.

“Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës!”, shkruan Berisha pas takimit me liderin konservator.

Berisha duket shumë i angazhuar në fushatën elektorale të Gjermanisë, aq sa ‘parashikon’ edhe fitoren e Merz, duke thënë se pas fitores së Donald Trump është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë.

Por, duket se Berisha ka ‘harruar’ zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ku pretendon që të sjellë PD në pushtet, i shpallur non grata nga SHBA e Britania, dhe minimumi nuk ka gjetur as kohë për të takuar emigrantët shqiptarë, të cilët do të votojnë për herë të parë.

Madje, ish-kryeministri bën fushatë për Merz në televizionin e familjes së tij, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë Merz, ndërkohë që vetë nuk e takoi diasporën.

“Së pari ky ishte një kongres madhështor, me të cilin po kurorëzohet fitorja e Kancelarit të ardhshëm, Frederic Merz, njeriu më të rëndësishëm të Europës.  Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vija në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh. Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Në të gjitha këto takime, bashkëpunimi mes Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe CDU-së ka qenë një çështje kryesore, sikundër e shfrytëzoj këtë rast për t’iu bërë thirrje shqiptarëve në Gjermani, që në zgjedhjet e përgjithshme të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë. Pas fitores së republikanëve në SHBA, fitorja e CDU-së në Gjermani, do të thotë defakto largimin e të majtës nga skartierja evropiane dhe shqiptare

Siç dihet fitorja në Gjermani, bën vendin e 77 njëri pas tjetrit që e majta mundet dhe triumfon qendra e djathtë dhe e djathta. Natyrisht fitorja e kancelarit të ardhshëm Merz në Gjermani, pas fitores së Donald Trump është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë”, thotë Berisha.

Berisha nuk ishte i vetëm në kongresin e CDU, por i shoqëruar nga Albana Vokshi e Tomorr Alizoti.  Berisha duhej të paraqitej sot në SPAK, por ka marrë leje për udhëtimin drejt Gjermanisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/02/2025 00:54

    Dhe shiko se mos e lash ate dore,se te humb oguri o sh.Sali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?