Afera e 'Partizanit', Nard Ndoka 'braktis' Berishën: Të mbrohet nga avokatët e vetë, unë marr pjesë vetëm në aksionet politike! Pozitive që SPAK po reagon

26 Tetor 2023, 18:51| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 21:44

  • Share

Hetimi i SPAK për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë për Kreun e PDK Nard Ndoka është pozitive. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv Ndoka kritika pati për mënyrën sesi agjentët shkuan në selinë e Rithemelimit për t’i komunikuar Berishës caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.

“Është pozitive që SPAK po reagon. E kemi pritur që edhe politika të tronditet nga ky realitet plogështie. Shkëlqimin ia heq që njëra palë e ka kapur dhe po vijon me regji. Por fakti  që SPAK po heton është poizitive.”

Sa i përket mënyrës se si u përball Sali Berisha në Gjykatë duke mos shkuar personalisht dhe më pas duke e bojkotuar procesin edhe nga ana e përfaqësuesve të tij ligjorë, Ndoka i jep të drejtë.

“E para Berisha ka dërguar avokatët e tij. Berisha vërejti që të dielën shkuan dy personazhë me letër te PD. Pse? Me kriju frikë terror... Nëse kjo s’do kishte ndodhur ai do merrte pjesë. Kushtetuta është mbrojtje e veçantë sidomos për opozitën. Mazhoranca sulmon opozitën prandaj mbrojtja është krijuar më shumë për të mbrojtur opozitën”, tha Ndoka në Report Tv.

I pyetur nëse do të ndjekë aksionin e opozitarëve që mbështesin Berishën në këtë betejë të tij me ligjin, Ndoka u tregua i tërhequr.

“Unë jam në opozitë dhe do mbështes çdo aksion opozitar. Kurse për Berishën atë e mbështesin vetëm avokatët e Berishës ata kanë për mision që ta përfaqësojnë dhe ta mbështesin në politikë te pjesa politike është tjetër aksioni i opozitës. Nëse unë që kam një karrierë, jam jurist e shoh dosjen dhe e kuptoj që kjo dosje e fajëson zotin Berisha kushdoqoftë, nesër edhe një mik i imi apo Berisha, apo dhe unë vetë, nëse fajësohet unë nuk e mbështes as politikisht as proceduralisht në asnjëlloj mënyre. Në këtë aspekt nëse unë e shikoj. Më tha një deputet i PS me këto procedura që akuzojnë sot Berishën kryetari jonë Edi Rama duhet të dënohet mbi 100 vite”, shtoi Ndoka.

Sipas kreut të PDK edhe arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas është bërë për shoë.

“Edhe arrestimi i familjarit të Berishës është bërë me shoë. Ai po priste bashkëshorten e tij.”

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?