Berisha në hetim për korrupsion pasiv për privatizmin e 'Partizanit', Bozdo: Procesi ka qenë transparent! Akuzohen ata që nuk kanë firmosur

23 Tetor 2023, 21:38| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 22:47

  • Share

Anëtar i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo në Report Tv, ka folur në lidhje me akuzat e fundit nga SPAK kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha për korrupsion dhe ndryshim i ligjeve për privatizimin e kompleksit Partizani. Bozdo në fjalën e tij u shpreh se procesi nga Berisha ka qenë transparent si dhe nuk ka asnjë shkelje dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dëm të shtetit.

“Një çështje qe nuk ka materiale, nuk ka lende juridike. Në 200 faqet e prokurorisë nuk hidhet akuze për privatizimin e kompleksit. Procesi ka qene transparent. SPAK i është dashur 3 vite hetime dhe e kanë parë në çdo aspekt. Nuk ka shkelje dhe nuk ka dëm, nuk ka pronare qe dalin kundër palës tjetër,” u shpreh Bozdo.

Ai më tej shtoi se në këtë çështje është i përfshirë edhe Rama ndërsa u shpreh se ai nuk akuzohet dhe se ata që nuk kanë firmosur akuzohen.

“Ka qenë prone e ministrisë së Mbrojtjes pastaj del ne planin e përhapjes. Në dy vitet e  fundit te qeverisjes së Nanos në vitin 2003 kërkohet procesi i privatizimit, dhe njihej e drejta e pronës. Për të gjithë truallin u është kthyer pronarë. Pronarëve u është njohur pronësia po nuk u është kthyer. Pronaret kane te drejte për ta blere. Por për çfarë akuzohet  Berisha. Programi elektoral i Berishes ishte ndihma ndaj pronarëve të kompleksit, vendimi i pare qe beri Berisha forma e privarizimit me 80% me letrat me vlere dhe 20 % me para ne dore. Kjo nuk e ka ndihmuar Maltezin pasi ai e bleu me para ne duar. Edi Rama përmendet por nuk akuzohet ne ketë çështje. Ata qe nuk kane çështje akuzohet ndërsa ata qe kane nuk e kane emrin,” shtoi më tej Bozdo.

Bozdo në fjalën e tij u shpreh se në këtë dosje akuzohen persona të cilët nuk kanë firmosur ndërsa ata që kanë firma nuk janë të akuzuar.

“Ka qenë pronë e ministrisë së Mbrojtjes pastaj del në planin e përhapjes. Në dy vitet e fundit të qeverisjes së Nanos në vitin 2003 kërkohet procesi i privatizimit, dhe njihej e drejta e pronës. Për të gjithë truallin u është kthyer pronarë. Pronarëve u është njohur pronësia po nuk u është kthyer. Pronaret kanë të drejte për ta blerë. Por për çfarë akuzohet Berisha. Programi elektoral i Berishës ishte ndihma ndaj pronareve të kompleksit, vendimi i pare që bëri Berisha forma e privatizimit me 80% me letrat me vlerë dhe 20 % me para ne dore. Kjo nuk e ka ndihmuar Maltezin pasi ai e bleu me para në duar. Edi Rama përmendet por nuk akuzohet ne ketë çështje. Ata qe nuk kanë çështje akuzohet ndërsa ata qe kane nuk e kanë emrin,” u shpreh Bozdo.

Ndërkohë ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Artur Meçollari u shpreh se ka edhe shkelje të tjera ku ka listuar dy prona ajo kepit të Palit dhe çështja e Sarandës.  Ai shtoi se nga këto çështje ai u shkarkua nga detyra si dhe është kërcënuar.

“Ushtria shqiptare ka dy lloje pronash, plan te përhapjes, me inventar qe nuk janë plan i përhapjes dhe mund te kthehen te pronari dhe mund te shitesh. Plani i përhapjes ne përdorim nga forcat e armatosur, ndërsa me inventar janë prona që mund te shiten. E vetmja mënyre qe te marre një prone ne planin e përhapjes, pra te behet një artificë. Kam periudhën e 2012 për çështjen e kepit te Palit qe donin ta nxirrnin nga plani i përhapjes dhe shpëtoi. As sot nuk e morën. Rasti i Sarandës një prone me përhapjes u dha një kompanie me qira, është një shkelje e legjislacionit,” u shpreh ai.

Ish shefi shtoi se forcat detare pas viteve 90′ kanë një sasi të vogël pronash.

“Forcat detare ne krahasim me pronat qe a pasur 90 ka një sasi te vogël per përdorim ushtarak. Prona ne inventar nuk perdoret per është magazinuar dhe është prone e shtetit dhe mund te përdoret. Por prona nuk është e madhe,” shtoi Meçollari.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?