Sali Berisha nga ballkoni

Berisha në hetim për korrupsion, prej 3 muajsh 'i burgosur' në shtëpi! Bën rekurs në Gjykatën e Lartë

23 Mars, 11:52| Përditesimi: 23 Mars, 15:02

  • Share

Prej 30 dhjetorit të kaluar në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë. Kërkon heqjen e masës që e ka izoluar prej 3 muajsh në banesë.

Nëpërmjet avokatëve Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit në arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO.

Rekursi është regjistruar 3 ditë më parë me 20/03/2024 ku gjyqtari RELATOR pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.

Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.

Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjithashtu në arres shtëpie, në përfitimin e pronave të truallit. Malltezi më pas ndërtoi komplekse pallatesh në atë tokë. 

Berishës fillimisht iu caktua masa e detyrimit për t;u paraqitur, por ai refuzoi t'i bindej urdhrit dhe Prokurorisë së Posaçme i lindi e drejta ta ndryshojë masën në arrest shtëpie.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?