Berisha në hetim për ‘Partizanin’, Zef Brozi për Report Tv: Të korruptuarve t’i sekuestrohet pasuria! Të zbardhet 21 janari, Gërdeci dhe CEZ-DIA

1 Nëntor 2023, 09:32| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 11:29

  • Share

TIRANË- Hapi i parë që shumë shqiptarë të ndershëm e prisnin me vite. Kështu e cilëson ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi hetimin që SPAK po bën ndaj aferës së privatizimit të ‘Partizanit’, ndërsa ka caktuar masë sigurimi ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që në pranga është dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Brozi inkurajon SPAK dhe GJKKO që të vijojnë hetimin.

Por kjo është vetëm një prej aferave të familjes Berisha, ndërsa Zef Brozi u bën thirrje mediave që të risjellin në vëmendje edhe skandalin CEZ-DIA, si edhe masakrën e Gërdecit dhe tragjedinë e 21 Janarit, të cilat që kërkojnë zbardhje nga drejtësia.

“Më në fund SPAK dhe Gjykata e Posaçme bënë hapin e parë që shqiptarët e ndershëm kishin vite që prisnin. Prandaj SPAK dhe Gjykata e Posaçme duhen përshëndetur, mbështetur dhe inkurajuar të vazhdojnë hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimeve të kujtdo ish- pushtetari e zyrtari të rangjeve të larta. Besoj se media e shtypi mund dhe duhet të risjellin në kujtesë 21 Janarin, Gërdecin, CEZ etj. dhe insistojnë që drejtësia të vejë para përgjegjësisë të pandëshkueshmit e derisotëm”, shprehet Brozi.

Ndërsa Sali Berisha ka mobilizuar të gjithë Rithemelimin për të sulmuar SPAK, Brozi kërkon që t’i jepet fund shantazheve ndaj prokurorëve e gjyqtarëve. Për Brozin, hetimi ndaj pushtetarëve e ish-pushtetarëve më të lartë të shtetit, është nderi më i madh që funksionarët e drejtësisë mund t’i bëjnë vendit tonë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Unë mbështes fuqimisht pavarësinë e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe bëj apel t’u jepet fund shantazheve, kërcënimeve e denigrimeve që disa deputetë, politikanë e ndonjë tjetër po bëjnë kundër prokurorëve e gjyqtarëve të këtyre institucioneve shpresëdhënëse për Shqipërinë. Unë nxis SPAK, Gjykatën e Posaçme dhe BKH të vazhdojnë me kurajo e profesionalizëm hetimin e gjykimin e korrupsionit dhe krimit të pushtetarëve e ish-pushtetarëve më të lartë të shtetit. Vetëm kështu ato i bëjnë shërbimin e madh vendit të tyre dhe qytetarëve shqiptarë në udhëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Porosia e Zef Brozit për ish-kolegët e tij të sistemit shqiptar të drejtësisë është të sekuestrojnë pasuritë e politikanëve të korruptuar. SPAK dhe GJKKO, kujton Zef Brozi, kanë mbështetjen e SHBA dhe BE në punën e tyre për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Sekuestroni e konfiskoni pasuritë që këta pushtetarë e ish-pushtetarë i kanë grabitur Shqipërisë me korrupsion dhe abuzim. Mbështetja e institucioneve të Amerikës dhe Bashkimit Europian për SPAK, BKH e Gjykatën e Posaçme bëhet përditë e më e madhe dhe e shumëanshme”, deklaron më tej ekskluzivisht për Report Tv, Zef Brozi.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin ka marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha i akuzuar për “korrupsion pasiv” në aferën e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani” dhe GJKKO ka vënë për të masën “detyrim paraqitje” si dhe i ka ndaluar ndaljen jashtë vendit. Sipas aktpadisë së SPAK, Sali Berisha ka përdorur pushtetin në dispozicion të përfitimeve direkte të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.  Për dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, përfituesi direkt nga privatizimi i truallit të “Partizanit” ku sot janë ngritur 19 kulla, GJKKO ka vendosur lënien e tij në “arrest me burg” me dy akuza, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.  

Sipas dosjes së SPAK, Malltezi, nëpërmjet investimit te kompania “Homeplan shpk”, që ka kryer ndërtimet tek ish-kompleksi sportiv “Partizani” ka përfituar 5.4 mln euro që sipas organit të akuzës janë para të jashtëligjshme pasi nuk ka qenë investitor duke fshehur kështu origjinën e parave. GJKKO ka sekuestruar 16 pasuri të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit. Atij i janë bllokuar edhe gjashtë llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Reagimi i plotë i Zef Brozit për Report Tv
Më në fund SPAK dhe Gjykata e Posaçme bënë hapin e parë që shqiptarët e ndershëm kishin vite që prisnin. Prandaj SPAK dhe Gjykata e Posaçme duhen përshëndetur, mbështetur dhe inkurajuar të vazhdojnë hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimeve të kujtdo ish- pushtetari e zyrtari të rangjeve të larta. Besoj se media e shtypi mund dhe duhet të risjellin në kujtesë 21 Janarin, Gërdecin, CEZ etj. dhe insistojnë që drejtësia të vejë para përgjegjësisë të pandëshkueshmit e derisotëm.

Unë mbështes fuqimisht pavarësinë e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe bëj apel t’u jepet fund shantazheve, kërcënimeve e denigrimeve që disa deputetë, politikanë e ndonjë tjetër po bëjnë kundër prokurorëve e gjyqtarëve të këtyre institucioneve shpresëdhënëse për Shqipërinë. Unë nxis SPAK, Gjykatën e Posaçme dhe BKH të vazhdojnë me kurajo e profesionalizëm hetimin e gjykimin e korrupsionit dhe krimit të pushtetarëve e ish-pushtetarëve më të lartë të shtetit. Vetëm kështu ato i bëjnë shërbimin e madh vendit të tyre dhe qytetarëve shqiptarë në udhëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sekuestroni e konfiskoni pasuritë që këta pushtetarë e ish-pushtetarë i kanë grabitur Shqipërisë me korrupsion dhe abuzim. Mbështetja e institucioneve të Amerikës dhe Bashkimit Europian për SPAK, BKH e Gjykatën e Posaçme bëhet përditë e më e madhe dhe e shumëanshme!

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • @ AME RIKA: 02/11/2023 03:49

    Z. Brozi! Ju e dini me MIRE se te GJYKOSH e te VENDOSESH " DREJTESI,, ne SHQIPERI ka nje KOSTO shume te MADHE......! KESHTU NDODHI dhe me JUVE.FALE AMERIKES qe JU SHPETOI JETEN e Ju dha NDIHMEN e MBESHTETJEN gjer ne AZIL POLITIK nga BERISHA e jo nga KOMUNIZMI !

    Përgjigju
  • Hoti: 01/11/2023 17:55

    Po 2 Prilli a duhet te zbardhet? Ushtaret qe Kane qelluar mbi popull me dy prill, Jane deputet te PS dhe ministra te Rames, ndersa vraresit e 21 Janarit jane kryetar bashkie dhe kryetar Partie (LB)

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-Jo anonim: 01/11/2023 10:23

    OK,Z.Brozi: -Të urojmë shyqyr që shpëtova nga Sb TMERR I KOMBIT. -SPAK duhet të vepronte qëkurse DASH e shpalli non grata Sb,por e la të organizonte militantët edhe në SHBA..! -Besoi që edhe kjo që ju bë Sb është me kurajën e Altin Dumanit dhe PRESIONIN E SHBA..! -Mesa shifet 21 janari është lënë në harresë qëllimisht nga Ai që ka dosjen,Pasi Aty jan të përfshirë dy ish presidentët fatkeqsi Kombëtare..Like për vidion e 7 % dhe Sb duke dal nga shpia e Likes pasi piu VERËN E SHISHME..! -Me rënien e 2 balozve..Shpëton Shqipëria por edhe PD,opozita..!

    Përgjigju
  • Fukarai: 01/11/2023 10:05

    Media shqiptare,vecanerisht ajo televizive eshte nje sherbim te klases politike ANTISHQIPTARE dhe nuk do merret me hallet e popullit!

    Përgjigju
  • DED GJON LULI: 01/11/2023 09:41

    Mirë e ke or Zef nga atje ku je.Por mendoj se ka ardhë koha që të lësh mbështetjen dhe të na ndihosh konkretisht,se zgjuarsia s'të mungon.

    Përgjigju
    • Brajan: 01/11/2023 21:42

      Bravo ded gjon luli ,zefi boll ka fol prej amerike ,mir kur ishte Berisha por tash qe jane keta te dashmit e Zefit pse nuk vjen te denoj te korruptumit por ka frik se duhet ta nisi nga i gjati se sala ka 10 vjet qe ka ik ,apo zefi rron me te shkuaren se per te ardhmen mendos tamam sikur eshte ketu dhe jo ne ameriqi.suksese ne jet o zef

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?