Nga dega nr.9 ku zhvilloi një takim me qytetarët, Sali Berisha u ndal tek largimi të rinjve, ndërsa tha se Rithemelimi do të hartojë politika për shtimin e popullsisë. Berisha u shpreh se ato kanë një plan serioz dhe se do të angazhohen fuqimisht për subvencionimin e fëmijës së tretë.
‘Vjedhje në kurriz të qytetarëve. Kjo është e vërteta ndaj ikin shqiptarët. Ne kemi një plan serioz. Mund tu them se në sajë të reformave, të klimës pro biznes që krijuar, në 2007-2011 janë kthyer në Shqipëri 180 mijë familje emigrantësh. Nga 2007-2014 popullata u rrit, pa një politikë specifike demografike. Do angazhohemi fuqimisht në një politikë të tillë, pra subvencioni i fëmijës së tretë. Franca që e nisi në vitin 1970, e mbylli shekullin me një popullatë me aq sa e nisi. Janë politika efektive. Duhet të shtohemi”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Financimet ruse, Berisha: Rama kujton se me sharje do mbulojë vjedhjet! PD, partia që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Millosheviçit
M.Q./KT/ReportTv.al