Politikë

Berisha i përgjigjet Ramës për 'non gratën' dhe vizitën në SHBA: Uroj që Blinken të dalë para drejtësisë, i mbuloi kryeministrit skandalin McGonigal, por kazani po zien

15 Prill, 14:09| Përditesimi: 15 Prill, 16:16

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat iu përgjigj kryeministrit Rama për non gratën. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si armik të gazetarëve.

Duke u përpjekur të bënte diversion me reagimin e kryesocialistit ditën e sotme (15 prill) në rubrikën “Sy M’sy”, ku tha se ‘e kalonte sa herë të donte oqeanin për në SHBA’, ai bëri fajtor ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, se i mbuloi skandalin e parë “McGonigal” Ramës, por që tani sipas tij “kazani po zien dhe ai skandal nuk do mbyllet kurrë”.

Berisha edhe më parë ka akuzuar Blinken si autorin e “non gratës" ndaj tij, bashkë me Xhorxh Sorros, kurse sot theksoi se “jo vetëm që Blinken është non grata në vendin e tij, por uroj që të dalë edhe para drejtësisë amerikane sa më shpejt”.

“Që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndëryer, që ka frikë dhe tmerr nga një gazetar, nuk e di sesa është etike që unë t’i përgjigjem atij. Sepse unë dhe ai, por edhe çdo politikan, kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë, të paraqitemi para gazetarëve. Dje, pardje (i pasigurt), lexova një artikull, presidenti Trump ishte paraqitur para gazetarëve, në këtë hark kohor nga 20 janari deri tani, 20 herë më shumë se paraardhësi i tij në 4 vite. E kuptoni ju se me këtë qëndrim antitransparencë, antimedia, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.

Përsa i përket asaj që tha ai, them dy fjalë. Se Anthony Blinken sot është ‘non grata’ në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se nëqoftëse Blinken bëri një vizitë blitz në Shqipëri, i paguar apo i papaguar nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien, ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa ai tha!”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?