Politikë

Berisha në Kurbin: Përveç atyre që po votojnë me postë, 300-400 mijë emigrantë të tjerë po vijnë të votojnë kundër Ramës

2 Maj, 21:21| Përditesimi: 2 Maj, 21:28

  • Share

1746213981_WhatsAppImage20250502at21.17.54.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me qytetarë të Kurbinit, ku ndër të tjera tha se përveç emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë më 11 maj, deri në 400 mijë të tjerë po vijnë në Shqipëri për të votuar kundër kryeministrit Edi Rama.

"Përveçse janë regjistruar çerek milion prej tyre, tani edhe 300-400 mijë të tjerë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë. Ta përcjellim atje ku e ka vendim. Garantoj bizneset e Kurbinit se klima më miqësore do krijohet 100 ditët e para për ta. Se energjia do shitet tre herë më lirë, me 6 lekë nga 18. Tarifat e ujit do përgjysmohen. TVSH do zbresë në 15 përqind. Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH për bizneset e vogla do rriten në 150 mijë euro. Bashkitë, Majlindat si puna e kësaj këtu, kufirin tek thana. Nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa që tejkalojnë 1 përqind të xhiros së biznesit. Ne besojmë se kjo është rruga e punësimit, e mirëqenies, e begatisë dh e zhvillimit të shqiptarëve. Fermerët, mbështetje të plotë dhe pesëfishim të subvencioneve për çdo fidan, për çdo kokë vagëti, për çdo njësi prodhimi. Nga 32 milionë, subvencionet do kalojnë në 230 milionë. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë",-tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha në Kurbin: Prej tërmetit, 200 familje jetojnë ende në çadra! Rezoluta e miratuar nga PPE në Valencia damkosi Ramën si armik të votës së lirë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?