Në kuvend vijon debate për Kosovën. Deputeti Sali Berisha akuzon Ramën se mban anën e presidentit Vuçiç “argat” i të cilit është” tha ai.
“Në dialogun Kosovë – Serbi, Shqipëria mban anën e Kosovës, por Rama mban anën e Vuçiç. Pasi dështoi me Ballkanin e Hapur Rama dhe Vuçiç që donin të instalonin hegjemoninë serbe në rajon"
Më tej Berisha tha se Rama me paraqitjen e draftit për asociacionin ndërhyri në punët e brendshme të Kosovës për të shpëtuar veten nga hetimi i dosjes Mc Gonigal.
"Paraqitja që bëri me projektin e asociacionit ishte ndërhyrja më brutale në çështjen më delicate në punët e brendshme të Kosovës. Akt antikombëtar, antishqiptar. Si vasal anuloi takimin me Kosovën srepse ajo nuk pranoi të diskutojë drafin e marrë nga sirtarët e Vuçiç. Provokoi dhe përkeqësoi më tej dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
E bëri sepse korriku po vjen dhe ai është në hetim të hapur për aferën Mc Gonigal. Flet për komunitetin euroatlantik por është i vetmi që ka korruptuar një nga personat më të rëndësishëm dhe është gati të bëjë çdo gjë vetëm të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë. Shqiptarët duhet ta dijnë se një muaj më parë, dosja e McGonigal, tani është shkrirë në dosjen ruse sepse ky peshk i madh nuk binte kollaj në duart e Edi Ramës por dikush dhe ata që e sollën janë në dosjen Deripaskës. Koha do e provojë. Ndaj Rama nuk vjen këtu e kur del në media del sterr i zi," tha Berisha
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës 'ndezin' Kuvendin në Tiranë, opozita: Rama po e dëmton! Xhaçka: Prioriteti ynë, por s’e mbështesim në këtë gabim
S.G/ReportTv.al