Berisha në makinën e Sigurimit të Shtetit kur u rrëzua shtatorja e Enverit?! Disa dëshmi që do trondisin demokratët

20 Shkurt 2021, 17:26| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 14:55

  • Share

Sali Berisha ka mjegulluar dhe fshehur prej 30 vitesh pozicionin e tij ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, lëvizje e cila shënoi edhe kthesën e madhe të ndryshimit dhe të lëkundjes së themeleve të regjimit komunist etj. Për shkak të dëshmitarëve të shumtë të asaj dite historike, Berisha nuk e ka marrë as mundimin të gënjeje, për ta rreshtuar veten mes protagonistëve. Berisha rrallëherë është pyetur nga gazetarët se ku ndodhej me 20 shkurt të vitit 1991. Në 20 shkurt të vitit 2016, Berisha u pyet se ku ishte ditën e rrëzimit të bustit, ku dha këtë përgjigje “Unë kam kaluar para dhe kjo eshë e dokumentuar dhe bashkëpunëtoret e mi kanë qenë”. I gjithë shpjegimi i Berishës për ata ditë është “Unë kam kaluar para”, ndërsa pjesa tjetër e rrëfimit të tij përmban të njëjtën fabul, të ndërtuar prej tij, ku e paraqet veten si anti-komunist.

Por, ka disa dëshmi të protagonistëve që nxjerrin në pah rolin e Berishës si i besuar i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës në ato ditë të vështira për regjimin komunist. Të gjitha rrëfimet përputhen në një pikë, sipas të cilës Sali Berisha nuk ishte as në shesh dhe as tek studentët. Ai nuk shihej askund. Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i Shqipërisë më 1992-1997 dhe njëri ndër themeluesit e PD-së, protagonist i ngjarjeve të 20 shkurtit, ka pohuar se Sali Berisha nuk ishte as në shesh dhe as tek studentët. “Kanë qenë tek sheshi së pakut Ben Imami dhe Gon Çika, të cilët u integruan në krye të turmës e sigurisht dhe të tjerë. Këtë e them pasi ishim bashkë të tre, na thirrën turmat, ndërkohë që unë ika sipër te studentët dhe ata vijuan me turmën. (Po Berisha?) Jo. Tek studentët kam qenë vetëm unë atë ditë”, ka pohuar Meksi në një intervistë për Shqiptarja.com, të dhënë në 18 shkurt 2014.

Një nga protagonistët e ngjarjeve të 20 Shkurtit të vitit 1991, Edmond Budina, jo vetëm ka konfirmuar se Sali Berisha nuk ka qenë në shesh, por ka hedhur dyshimet se Berisha mund të ketë qenë në një makinë të Sigurimit famëkeq të Shtetit në momentet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, në rolin e të besuarit të Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ndër të tjera Budina ka pohuar se “Në atë shesh, kur u rrëzua busti nuk kishte asnjë anëtar të PD. Edhe unë isha në mënyrë të pavetëdijshme, spontane, nuk është se kisha ndonjë synim të caktuar, apo të isha dërguar nga PD. Berisha ashtu sikundër mund të ketë qenë në makinën e shërbimit të shtetit, ashtu dhe mund të mos ketë qenë”.

Versioni i Berishës në makinën e Sigurimit konfirmohet tashmë jo si dyshim, por me bindje nga Robert Papa, dëshmitar i asaj dite. Papa, në atë kohë njeri i afërt me Sali Berishën, ka deklaruar se ““Berisha nuk ka qenë në shesh për rrëzimin e bustit, madje është parë një FIAT i dyshimtë duke kaluar në kohën kur po shkulej statuja. Pse nuk doli nga FIATI? Pse nuk iu bashkua popullit, por në fakt ka shkuar te zyra e Ramiz Alisë. Shkoi se kishte frikë? Shkoi se e thirri Alia? Apo e çuan të raportojë? Nuk e di! Ai ishte aktiv dhe futej kudo. Berisha ka qenë me Pashkon te Piramida përballë Insitutit 6, afër SHQUPI-t. Aty ka kaluar një makinë e TVSH, dhe Berisha e ka ndalur makinën duke i thënë shoferit: Do më çosh te shoku Ramiz. Shoferi ka bërë një shkelje, ka hipur në makinë te ura e këmbësorëve dhe ka shkuar nga pas Presidencës”.

Shenasi Rama, pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit, protagonist i ngjarjeve që sollën përmbysjen e regjimit, ka rrëfyer se Sali Berisha ishte i vendosur kundër rrëzimit të bustit. “Jo, jo. Saliu ka qenë kundër deri në momentin e fundit, si kundër heqjes së emrit, ashtu edhe kundër heqjes së statujës së Enver Hoxhës, sepse ai kishte një detyrë për të kryer dhe deri aty e kishte lejen. Asnjëherë nuk ka folur kundër Enver Hoxhës, edhe pse kalonte përditë para statujës së tij. Ai e dinte se nga kjo mund t’i ikte koka. Dhe Saliu nuk ishte aq trim, sa të luante me kokën e vet”.

Guro Zeneli ka qenë sekretari personal i Ramiz Alisë. Zeneli ishte njeri i besuar i Ramiz Alisë. Ai ishe dëshmitar se kush hynte dhe kush dilte nga zyra e Ramizit, por edhe për planet e regjimi. Sa i takon bustit, Guro Zeneli ka rrëfyer se “Rënia e bustit ishte pjesë e planit për ndryshim. Kështu, Rënia e busteve filloj me heqjen e bustit të Stalinit. Busti u hoq natën, me urdhërin tonë. Kush mund ta hiqte bustin e Stalinit dhe të Enverit po mos të donim ne? A imagjinohet dot? Kështu, busti i Stalinit u hoq natën pa bërë zhurmë dhe pa asgjë, nga një grup ndërtuesish, me urdhër të udhëheqjes.

Ata ishin urdhëruar nga udhëheqja. Pastaj u hoq pa zhurmë edhe Lenini. Ramizi e kishte problem, kërkonte që do t’i hiqeshin bustet që u kishte ikur koha. Madje, një herë, Ramizi më tha mua në afrimitet: Po na ikën koha ne, jo më busteve. U hoq edhe në Kombinatin e Tekstileve “Stalin” busti i Stalinit. Ramizi i hiqte me taktikë dhe gradualisht. Ramizi jepte urdhra natën për të shembur bustet dhe ditë thoshte; Ou, pakan hequr edhe këtë bust. Paskan hequr edhe atë bust?! Ç’bëhet kështu! Tani dalin heronj.

Ramizi e kuptoi situatën, luajti në mënyrë paqësore, në të kundërt edhe ai vetë mund të përfundonte keq. Nexhmija priste që Ramizi ta ndalonte rënien e monumentit. Nexhmija shkoi te Ramizi kur u rrëzua monumenti dhe i tha: Si nuk u vra një njeri, o Ramiz Alia, për Enver Hoxhën? Dhe Ramizi i tha: Nexhmije, mos u shqetëso, nuk u rrëzua Enver Hoxha. Enveri është figurë e madhe dhe e tillë do të mbetet në Shqipëri.

Enverin e do populli. U rrëzua vetëm bronxi moj Nexhmije. Më mirë që nuk u vra asnjë, sepse po të vritej një do bëheshin 10, do bëheshin 20, do bëheshin 101 mijë. Mblidh veten moj Nexhmije. Qetësohu, të lutem shumë. Dhe ky ishte takimi. Dhe Ramizi mirë e kishte, nuk ra Enveri, ra bronxi”.

Zeneli ka rrëfyer edhe se si Ramizi u njoh me Berishën dhe nisi t’i besonte misione të ndryshme. “Kjo është bërë gjatë natës kur erdhi Xhelili me Robert Kolin (sekretar partie në Tiranë) të takonin Ramizin. Në ministrinë e Ushtrisë dhe në Ministrinë e Brendshme, të gjithë i kërkuan llogari Ramiz Alisë. Ramizi bëri takime me të gjitha ministritë kyçe të vendit. Ai kërkonte që ta zbuste situatën. Por, Xhelili dhe Hekurani kërkonin të vendosej dhuna, forca. Ramizi e kundërshtonte këtë mënyrë të Xhelilit dhe Hekuranit, pasi thoshte se nëse veprohej ashtu sikurse thoshin ata të dy, do të vriteshin djemtë dhe vajzat tona. Berisha u dërgua nga Xhelili për të parë se kush ishin studentët dhe çfarë do bënin. Dhe Saliu u kthye dhe i tha Ramizit: Nuk më dëgjuan as mua. Pasi Xhelili, në takimin me Ramizin, kishte dhe Saliun me vete. Ky ishte takimi i parë fizik. Takimi i dytë ishte në mitingun ku foli Ramizi. Foli dhe Saliu dhe bëri një lavdërim të jashtëzakonshëm për Ramiz Alinë, pavarësisht se e futi në burg më pas”.

Rrëfimi i sekretarit të Ramiz Alisë përputhet me verimet e Sali Berishës. Në një fjalim të tij në fund të vitit 1990, Sali Berisha i thur lavde Ramiz Alisë para mijëra qytetarëve që kundërshtonin regjimin. “Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe shkon, së pari, tek presidenti shoku Ramiz Alia, i cili me një mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë sonë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja për demokratizimin e Shqipërisë”, shprehet Berisha. Fjalët e Berishës nuk lënë shumë vend për dyshime për raportin e tij me Ramiz Alinë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/02/2021 02:09

    Besoj se Berishes do t'i kishte pelqyer me mire te kishte qene ne nje kohe tjeter,pa mjete telekomunikimi e vizive,sepse vetem keshtu, ndoshta mund te pretendonte, qe ishte ne krye te demonstratave,si dikur Enveri, ne kohen e pushtimit nga Italia,por cedo qe jeton ne kohen e teknologjise moderne e kibernetikes,ne kohen qe as nuk mund te krijosh mite per vete,as nuk te lene te tjeret t'a besh nje gje te tille.Sa per veten time,ate dite e pashe ngjarjen te gjithe nga TV.

    Përgjigju
  • edi: 21/02/2021 02:01

    Si fillim si vihet faj Popullit .Por ta zgjillnin k/minister them se jane Popull dele ose qingja te deleve e me rralle Sot kerkojne te votojne Lulushin qe eshte me i korruptuar se vete ish i jati Berisha .Kjo tregon qe Shqipetaret e kane kerkuar vete mjerimin dhe varferimin

    Përgjigju
  • illyrian Pellasg: 20/02/2021 18:53

    Dhe sa qesh me disa injorante demokratikas sot kur thone..."poshte komunistat,, vdekje komunistave"

    Përgjigju
    • Jeronimi: 21/02/2021 00:50

      Sa shume e paska dashur diktatorin ky demokrati, e habitshme.

    • Haha: 20/02/2021 21:39

      Vdekte komunisti Sekretari i Partise Sali Ram Berisha komunist prej vitit 1968

  • Like: 20/02/2021 18:53

    ENVERIN e terhoqen prej busti kurse ty, liken, monen soj e sorollop qe kane vjedhur e shkaterruar Shqiperine do tu terheqin per se gjalli. Rruget do te lahen me gjakun tuaj te qelbur

    Përgjigju
  • Xha temja: 20/02/2021 18:46

    Te hapen dosjet e sigurimit bashk me ato te UDB aty do e njohim tamam shokun sali

    Përgjigju
  • Lui: 20/02/2021 18:02

    Ja pra pse jemi këtu ku jemi, dhe pse PD edhe aty ku eshte. Nese do kishte njerëz vertete antikomuniste ne PD atehere vertete do kishim një te djathte normale. Por duke qene qe PD e mori Saliu ne dore, beri ate qe beri. Shkatërroi PD dhe per rrjedhoje akoma me keq shkaterroi Shqiperine. Urime o demokrate dhe ju o te persekutuar sepse sic edhe e keni pare gjithë këto vite, PD jo vetem nuk ju ndihmoi, por ju denoi per se dyti.

    Përgjigju
  • Sali Berisha: 20/02/2021 17:50

    I pa harruar komandanti yne Envet

    Përgjigju
  • Willi: 20/02/2021 17:47

    BiBerisho-viçët Spiunat e UDB-së..,e kallën krejt Shqipninë!

    Përgjigju
  • veni: 20/02/2021 17:42

    na kenaqet

    Përgjigju
  • Redi: 20/02/2021 17:38

    Cfare lajmi! Trondites! Mire qe Berishes ia gjetet makinen e sigurimit, por per Ed Ramen dini gje ku ishte? Apo do ta nxirni si heroin qe i hodhi litarin Enverit? Se clidhje ka Berisha me rrezimin e bustit nga populli i pakenaqur, hajde gjeje.

    Përgjigju
    • Lala: 21/02/2021 18:26

      Jam I sigurt qe ti redi ke Lind ne kohen e cokollates Hilal pranej yet ku ishte edi Rama.si student I atyre vite dot them vetem qe edi Rama e blending gonxhe udhehiqnin sudentet e arteve kundra regjimit komunist.nejse jumper te mbrojt ramen por per te regular ty qe Rama ska ber aq zullume as sala.se si I thon politikan bur te mir ska.te gjithve sent per tua marr bonen3ne valle e tjau ....

    • meri: 20/02/2021 21:13

      Shoku Sali,ka qen Antar i Partise Komuniste,Sekretar Partie,Doktor i Udheheqesve te Partise Komuniste,dhe sot na prezentohet si Demokrat,dhe i jep merita vetes qe nuk i ka.Shoku Sali,nuk ka asnji lidhje me rrezimin e bustit ,perkundrazi,duhet te jet hidheruar pa mas....por, kete ngjarje dhe kete date ,shoku Sali e ka pervetsuar,sipas shokut Sali,kjo ka ndodhur per merit te tij dhe te Demokrateve.Kurse Edi Rama,ka qen Student,dhe protestonte si shume te tjer kunder Regjimit.Sali Berisha ka perfituar te na mashtroje ,sepse ka akoma SYLESHA qe i ven pas:

    • toni: 20/02/2021 18:19

      MBA salen akoma o redi shpellari

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?