TIRANË- Në një kohë kur në 6 dhjetor, liderët e europianë do të jenë në Tiranë në një prej ngjarjeve më historike të vendit, Sali Berisha ka thirrur një protestë paralele pikërisht në Bulevard, te Kryeministria në orën 12:00. Ndonëse aleatët e vegjël kanë qenë kundër këtij skenari, e nga ana tjetër Ilir Meta as nuk e ka konfirmuar as mohuar prezencën e tij, Berisha ka vijuar me “aventurën” e tij nga ku jo vetëm që nuk është tërhequr, por ka zgjedhur që të protestojë pikërisht në kohën kur në Tiranë do mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
"Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare ndaj edhe ne do të jemi në shesh kësaj rradhe më të mobilizuar se kurrë sepse ditë pune është, sepse ora 12:00 është por kur të thërret koha, nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh pa apel. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të martën në 12 të gjithë në bulevard”- u shpreh Berisha.
Drejtuesve të degës në Tiranë, Berisha i kërkoi një angazhim maksimal për të siguruar një numër sa më të madh pjesëmarrësish, duke theksuar se do të jetë paqësore. Duke qenë se atë ditë do të jenë të pranishëm në Tiranë 1000 gazetarë që do të mbulojnë eventin, Berisha duket se dëshiron të marrë vëmendjen e munguar ndërkombëtare, që t’i bëhet jehonë protestës së tij.
“Do ketë jehonë botërore, 1000 gazetar janë atë ditë është një rast i jashtëzakonshëm për të dëshmuar që jemi në gomone, por që ka një opozitë. Mesazhi ynë për vlerat europiane, që e kanë bërë këtë vend të lirë kështu që shpresoj dhe besoj se anëtarët dhe simpatizantët e PD do bëjnë gjithçka që ajo ditë të jetë ditë e suksesit të madh me mesazhin për Europën. Këtu bëhen përpjekje për të zhdukur opozitën”, shtoi ish-kryeministri.
Edhe kësaj radhe, Berisha nuk i ka ndal sulmet për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
“E shihni zonjën Kim si kalon nga një mbledhje në një gjykatë. Nëse nuk do uroje mbledhjen e 25 prillit në darkë gjërat do ishin më ndryshe se gjithçka vjen nga vota. Nëse u rrokullisëm në këtë mënyrë është sepse na u rrëmbye vota. Jashtë saj nuk ka demokraci shtet ligjor e drejtësi. Ndaj dhe do kishte qenë shumë mirë që të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë. Por nuk qëndroi. Do qëndrojmë ne”, tha ai.
Në samitin që mbahet për herë të dytë brenda vitit, kësaj here me Tiranën vendi pritës, mes liderëve që pritet të vijnë në kryeqytet janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz e Berisha thotë se synon 't’u tregojë atyre që Shqipëria qeveriset nga një i korruptuar'. Mirëpo, socialistët njëzëri e kanë cilësuar si një ”turp” që po i bëhet vendit nga një njeri i shpallur ‘Non Grata’
Ish kryeministri, Sali Berisha tha se asgjë nuk do mund të ndalonte protestën 6 dhjetorit, ndërsa tha se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm duke qenë se në Tiranë do të jenë të pranishëm rreth 1 mijë gazetarë.
“Asgjë në botë nuk mund të pengojë protestën tonë. Në Tiranë mblidhen burrat e shtetit demokrat, nuk mblidhen diktatorë. Ndaj askush të mos mendojë se mund të na shkaktojë pengesën më të vogël. Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar atë protestë që do jetë triumf. 1 mijë gazetarë do jebnë në Tiranë atë ditë, është një rast i jashtëzakonshëm”-tha Berisha.
Ish kryeministri, Sali Berisha ftoi të gjithë qytetarët që në të marrin pjesë në protestën e 6 dhjetorit, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Berisha bëri thirrje që të gjithë qytetarët të ishin në bulevard në orën 12:00 të mesditës së martë. Sipas tij protesta do të jetë një mesazh i fuqishëm nga qytetarët shqiptarë.
“Votën e lirë e kanë marrë patronazhistët. Asnjë nga këta liderë të BE-së nuk është zgjedhur me patronazhistë. Asnjë prej tyre ndonjëherë në jetën e tij nuk u ka bërë thirrje policëve që të dalin dhe të mbledhin vota. Protesta jonë është një mesazh i fuqishëm i shqiptarëve që ne nuk pajtohemi me këto gjëra. Ne qëndrojmë për vlerat europiane dhe një Shqipëri me standarte demokratike. Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare ndaj edhe ne do të jemi në shesh kësaj rradhe më të mobilizuar se kurrë sepse ditë pune është, sepse ora 12:00 është por kur të thërret koha, nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh pa apel. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të martën në 12 të gjithë në bulevard”- u shpreh Berisha.
Gjatë mbledhjes së kryesisë të ‘Rithemelimit’, ish kryeministri, Sali Berisha tha se ndërkohë që 30 vite më parë shqiptarët u kthyen në ‘popull gomonesh” për shkak të kafshatës së bukës, tashmë sipas tij, shqiptarët ishin kthyer në popull gomonesh për shkak të një regjimi që nuk respekton votën e lirë.
Ai tha se ishte e paimgjinueshme që sot Shqipëria të mos kishte më porte, ndërsa theksoi se ishte jetike zbatimi i një veprimtarie shumëplanëshe.
"Nëse 30 vite më parë u bëmë popull i gomoneve për shkak, absolutisht të kafshatës, sepse nga diktatura dolëm të tretët më të varfër në botë, sot jemi popull i gomoneve për shkak të një regjimi, narkoshteti që nuk respekton më votën tonë, liritë tona, që vjedh pasuritë tona, që shkelmon liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, që pranon vasalitet.
Dhe me të gjitha këto së bashku vret shpresën e shqiptarëve dhe shpërndan si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet. Një plaçkitje universale. A mund ta imagjinoni sot Shqipërinë ju, një vend pa porte. 400 km linjë bregdetare dhe nga Saranda në Durrës, portet i zhdukën. Pra se si e si ta shkatërrojnë këtë vend. Mendoj se vendimi ynë për një veprimtari shumëplanëshe sado që kërkon mobilizim shumë më të madh është jetik. Le të vazhdojmë mendoj unë këto linja, të bëjmë gjithçka për një proces në primare të suksesshëm, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë, interesat e kombit shqiptarë që janë sot më të kërcënuara se kurrë"-u shpreh Berisha.
KKy sherbetori serbrus,kur ta merr detyren,duhet ta ralizon me kohe dhe sakte.Sepse shrbyesi nuk urdhero zotriun,por zotriu sherbyesin.Ky sherbetori me tradite dhe im deshmuar ne kohe e rrethana,duhet te vazhdoje deshmin edhe tash e gjithhere.
PërgjigjuOre si kamundësi që ky bastard qeni zi Sali Bajga nuk ndëshkohet për gjith kto krime e vjedhje që ka bër. Po ky maskara është dhe më i poshtër se Krimineli Enver Hoxha. Si ka mundësi që nuk doli një burr ti tregonte vëndin kti maloku të flliqur.
Përgjigjurobt ku ti kesh ti o malok i qelbet ,bashke me ata trushkulur qe TE NDJEKIN TY,,,TE Q...TE KINA KARMINEN...
PërgjigjuKuvendi te mblidhet dhe beje nje ligj shpejt e shpejt sic di ai, dhe ta fusin Salen ne burg pa gjyq fare, se gjykata nuk punon. Ose nese eshte i zene me pilaf e kos, vete Kryemisiri Rama ta "konfiskoje" vete Salen dhe Meten sa te na ikin miqte se mos tremben....
PërgjigjuNjèri bèn filantropin, ashtu me brekè dhe korrupsion galopant nèpèr kèmbè, me gjysmèn e kabinetit ministror nèpèr burgje ose me çèshtje tè hapura nèn hetim. Dy tè tjerèt, bèjnè tè marrèt. Sa mè tè marrè tu duken botès, aq mè tè sigurtè ndjehen nga llogaridhènia pèr krimet monstruoze qè kanè kryer nè 30 vjet. Gjithkund "fitimtarè". Ti mban pushtetin, ne, gjènè e vjedhur dhe garancinè qè gjithçka mbetet ashtu siç èshtè. Vetèm shqiptarèt, ata mbeten me gishtin nè gojè dhe mbushin gomonet e maunet.!!!
PërgjigjuPo mir se kush po vjen liderat e botes se koruptuar protest dhe vetem protest se populli po vuan shume
PërgjigjuPërditë e më tepër vërteton se, që nga dita që të kanë ngjitur në tribunë, nuk ke qenë gjë tjetër veçse një besëprerë!!
PërgjigjuBerisha dhe Meta ftojne popullin ne proteste ne Gjirin e Lalzit nen hijen e palmave per tu bere zili Europes, aty ku ndodhet kupola e korrupsionit...
PërgjigjuJeni karta te djegura te dy per Europen qe na nderon me 6 dhjetor.
PërgjigjuPer cilat vlera perendimore e ka fjalen berisha, kur dy shtetet me te fuqishme SH.B.A dhe GB ja kane vu kufinin te “thana “
PërgjigjuO mafie ka mbaru koha jote
PërgjigjuBerisha a ska pune tjeter qe vetem flet jerm
PërgjigjuE çfar do ti trgosh europes mor dite zi pse nuk e ddddi eeuropa se kush je ti me ilirin ? Ju jeni dy kerrmat e shqiperise ,dil dil se do ta shikosh sa te vlen lekura o fashist ,o kerme shikohu ne pasqyre si je katandisur ,si i dale nga varri ,tu shofte rraca jote dhe e ilir floririt ,te erdhi lilua dhe te dha sinjalet per protesten do te ikesh si mi haleje