Politikë

Berisha në Peqin: Vendi është bërë i pajetueshëm! Fermerët kanë mbështetje mizerabël! Rrogat e zyrtarëve janë 14-15 herë më të larta se rroga minimale

3 Maj, 11:30| Përditesimi: 3 Maj, 14:12

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të shtunë një takim me qytetarë të Peqinit, për të prezantuar kandidiatët për deputëtë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Elbasan, si dhe programin elektoral të kësaj bashkësie partish politike.

Në fillim të fjalës së tij, krydemokrati tha se nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama Peqini është varfëruar, duke detyruar kështu që shumë të rinj të ikin në emigrim.

:Në këtë mënyrë, në mënyrë të heshtur dhe haptas, prindërit u thonë fëmijëve të tyre, ndiq fatin, ndiq rrugët e botës se këtu nuk mjafton. E vërteta është se ky Peqin, kjo Shqipëri është bërë e pajetueshme. Është bërë e pajetueshme sepse pensionistët, që kanë shkrirë jetën e tyre, sot trajtohen në mënyrën më të pashpirt, sot trajtohen me një pension mesatar 172 euro, i cili para 12 vitesh ishte 143 euro. Me një pension që sot krahasuar me 13 vite më parë, blen 2 herë e gjysmë më pak. Me një pension që për të blerë sa blihej në vitin 2013, duhej të ishte 390 mijë lekë. Nuk arrijnë të jetojnë këtu se bizneset ndrydhen dhe gjobiten nga të katër anët. Kurse fermerët kanë tokat nga më të mrekullueshmet, por problemi është se kanë mbështetje mizerabël dhe nuk konkurrojnë dot me fermerët e Maqedonisë, Kosovës apo Serbisë, sepse ata marrin mbështetje pesë herë më shumë se fermerët e Peqinit. Të gjitha këto bëjnë që fermeri ynë të mos konkurrojë dot me fermerin maqedonas apo serb. Prodhimet tuaja të mbeten në ara, të hidhen në lumë ose toka të mbetet djerrë. 80 përqind e të gjitha frutave dhe zarzavateve që shiten në dyqanet tona janë importi, ndërkohë që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm sa asnjë vend tjetër",- tha Berisha. 

Berisha përsëriti akuzat drejt kryeministrit Rama për përçmim të pensionistëve dhe shtoi se rrogat e zyrtarëve shqiptarë në vendin tonë janë deri në 15 herë më të larta se rroga minimale.

"Në këto kushte ne kemi një program i cili nuk është një program i shpikur.Jo, ky program bashkon praktikat më të mira të vendeve përreth dhe vendeve të tjera. Ky program vendos t’u kthejë paratë qytetarëve shqiptarë. Çdo pensionisti i kërkoj njerëzisht vetëm një gjë. T’i shtrojë vetes pyetjen: si ka mundësi që pensionisti malazez, që në vitin 2013 merrte 138 mijë lekë pension mesatar, sot merr 450 mijë lekë. Pse, çfarë ndodhi? Plasi nafta apo floriri në Mal të Zi. Jo mo jo. Mali i Zi është një territor i vogël, por pasuri përrallore si Shqipëria nuk ka asnjë vend tjetër. Çfarë ndodhi me pensionistin malazez? Ndodhi ajo që qeveria e Malit të Zi, e zgjedhur nga qytetarët e saj, kthen paratë e taksave tek qytetarët. Taksat që ua merr, ua kthen atyre në rroga dhe pensione. Edi Rama solli këtë vit buxhetin 8 miliardë euro. Kishte lënë gjithsej për pensionistët 16 milionë euro. Për 760 mijë burra dhe gra vetëm 16 milionë euro. Kur ne kërkuam të vendosim minimumin jetik 200 euro, kjo, tha ai, na çon në humnerë. Po a shkoi Mali i Zi në humnerë që i rriti pensionet? A shkoi Maqedonia në humnerë? A shkoi Serbia në humnerë? Kujt ia thotë ky këto? Ky tallet me nënat, baballarët, gjyshet, gjyshit e këtij vendi. Po rrogat e larta si u bënë në Shqipëri? Sot zyrtarët shqiptarë marrin rrogat më të larta në Ballkan. Sot diferenca mes rrogës minimale dhe rrogës më të lartë është 14-15 herë, sa asnjë vend tjetër në planet. Mund të ketë ndonjë sulltan apo ndonjë mbret, por vend që vendos të tillë hendek mes rrogës së lartë dhe të ulët si këtu nuk ka. Ndaj dhe jam sot këtu për të kërkuar nga të gjithë ju, nga të gjithë qytetarët e Peqinit, të gjithë fermerët e Peqinit, të bashkohemi për të votuar ndryshimin. Me votën tonë ne mund të bëjmë jo një ndryshim, por një ndryshim epokal. Sepse në 100 ditët e para u siguroj se nuk do ketë pensionist me pension nën 200 euro.  Dhe sot me pension nën 172 euro janë 57 përqind e të gjithë pensionistëve. U siguroj se me 11 Maj, me votën tuaj, ju bëni një ndryshim epokal sepse pas 11 Majit në 100 ditët e para nuk do të ketë rrogëtar me rrogë më të ulët se 500 euro në Shqipëri. Dhe se rroga mesatare do jetë 1250 euro. Nuk do ketë mësues me rrogë nën 1500 euro",-tha Berisha.

Ora 11:46
Berisha në Peqin: Rama merr Noizyn me Lamborghini, ai ta gëzojë po ç’punë ka pensionisti me të

 

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një takim me qytetarë të Peqinit, ku foli dhe për mbështetjen dhe praninë e reperit Noizy në takimet e kryesocialistit Edi Rama.

“Gjen dhe Noizyn me Lamborghni, po Lamborghini i Noizyt nuk është pensione, nuk është rroga, ai të gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë, po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollyëood-in me vete, por përfundoi atje ku e meritonte”,-tha Berisha.

Ora 11:26
Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, se e ha të gjallë! Ka plasur xhelozia për dashurinë mes meje dhe Berishës (VIDEO)

Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë.

"Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet. Ja ku e ka Doktorin, kryetarin e partisë, le të dali në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë. Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit, mister bifteku, po t'i hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai.

Na ishte mërzitur edhe një nga intelektualët më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla, ishte shqetësuar edhe ai për nivelin e bisedës. E kuptoni sa qesharakë dhe njëkohësisht sa frikacakë janë. Sepse kanë një armatë si Kinostudio dikur, ne jemi bio, të djathë me shpirt, i duam përballjet.

Edhe ju që dilni merrni vota për çunin e Kristaqit, ai e ka në gjenetikë, e ka të trashëguar që i ha shokët e vet, do ju hajë edhe juve. Ka edhe një lloj xhelozie ndërmjet dashurisë mes meje me Doktorin, që kam thënë hajde Doktor se të kanë frikë.

Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu. Mos u mbështet tek bandat, por tek njerëzit dhe ju qytetarë, dhe ju intelektualë duhet të shqetësoni për më shumë se gjysmën e shqiptarëve janë rrugëve", tha ai.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teli: 03/05/2025 13:24

    Si nuk i vlen asnji llaf kesaj qenieje, mor jahu...si nuk tha njihere nje te vertete. Po hiç, more hiç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?