Berisha në Prokurori/ Pse dosja duhet të referohet në SPAK për dëshmi të rreme dhe organizim të dhunës së 8 janarit, organi i akuzës në provë (VIDEO)

14 Janar 2022, 16:09| Përditesimi: 14 Janar 2022, 16:32

  • Share

Gjatë karrierës së ti politike, shoqëruar me një sagë akuzash për krime njerëzore, kombëtare, korrupsion, përgjime dhe shantazh, Sali Berisha ka hyrë dy herë në derën e prokurorisë. Për herë të parë, Berisha u paraqit në prokurori në mars 2015, ku dëshmoi kundër Ilir Metës, të cilin e akuzonte për planifikimin e vrasjes së dy deputetëve. Prokuroria dhe gjykata konfirmuar se akuza ishte e rremë, ndërsa në 2018 Berisha dhe Meta u bashkuan kundër reformës në drejtësi, SHBA, natyrisht kundër qeverisë dhe që nga shtatori 2021 edhe kundër Lulzim Bashës.

Për herë të dytë, Berisha u paraqit në prokurori ditën e djeshme, duke dëshmuar kundër Lulzim Bashës, të cilin e akuzon për krijimin e një grupi të armatosur në selinë Partisë Demokratike. Prokurorët e kanë pyetur Sali Berishë për protestën e dhunshme të 8 janarit, në një kohë kur edhe media e familjes së tij, publikoi një video që inkriminon Sali Berishën, si urdhëruesi i sulmit të dhunshëm ndaj selisë së PD-së, deputetëve dhe administratës së partisë. Berisha, siç edhe duket qartësisht, jep kushtrimin për të nisur sulmin mbi selinë e PD-së. Kur Berisha u pyet për mesazhin e shenjës që i dha grupit të tij, ai tha se mesazhi ishte për protestuesit në rrugë, të cilët sipas tij duhet të afroheshin dhe të ngjisheshin.

Kjo alibi është sa qesharake, banale dhe po aq inkriminuese për një fakt dhe rrethanë të thjeshtë. Sulmi i dhunshëm ndaj selisë së PD-së ka nisur menjëherë sapo Berisha i dha sinjalin grupit të tij të organizuar për të shqyer duart. Deri në momentin që Berisha jep kushtrimin me dorë djathtë për t'ju sulur selisë, protesta ishte e paligjshme, por ishte paqësore.

Videoja dhe pasojat e saj, vendosin në pozita sfiduese si Prokurorinë e Tiranës, ashtu edhe SPAK. Prokuroria e Tiranës është në pozitat ligjore për të referuar Sali Berishën në SPAK për dy vepra penale, për dëshmi të rreme në prokurori në lidhje me rolin e tij në protestën e dhunshme për të pushtuar me forcë selinë e PD si dhe si organizator dhe i urdhërues i sulmit të dhunshëm ndaj selisë së PD. Pamjet e publikuara, që implikojnë jashtë çdo dyshimi Berishën, pasjellin e edhe një dëshmi jo të vërtetë të Berishës në prokurori. Është jashtë çdo lloji logjike që Sali Berisha të ketë dëshmuar të vërtetën në Prokurori, për shkak të inkriminimit të vetes dhe grupit të tij, si planifikues të deklaruar të dhunës.

Nga ana tjetër, Sali Berisha është subjekt i SPAK për cilëndo vepër penale të dyshuar, në bazë të nenit 135 të Kushtetutës dhe nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Në rastet kur prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm konstaton elemente të veprës penale që është në kompetencë të SPAK ose kur subjekti i dyshuar për kryerjen e veprës penale është në tagër të SPAK, njofton dhe referon materialin hetimor në SPAK.

A do ta ndjekë këtë rrugë Prokuroria e Tiranës apo do të mbyllë sytë përballë faktit penal të videos? Kjo mbetet për t’u parë. Por, si Prokuroria e Tiranës, ashtu edhe SPAK janë të sfiduara nga videoja që inkriminon Sali Berishën. Edhe nëse Prokuroria e Tiranës nuk e referon Berishën në SPAK, nga ana tjetër SPAK mund të nisë hetimet kryesisht, pasi videoja është një fakt që dihet botërisht.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 15/01/2022 08:48

    Nuk besoj qe irgani akuzes te hetoje Saliun ne nje kohe qe nuk u denua asnje nga sulmuesit e PD . Vetingu dhe SPAKU shume larg pritshmerise dhe besoj asnje nga peshqit e medhenj do te denohet.Kjo drejtesi eshte e njejte oer 30 vjet.Ka frike nga Saliu

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/01/2022 20:51

    Ehhh sa ka kjo Pune......Tani SPAKU eshte ne fazen e proves mesimore,bashke me tropojanen Elisabetta kjo do vazhdoj ca dite deri sa te perfundoj gjyqi president likefloririt....dale,ju dale:e dini se ckerkojne studentet,me falni amerikanet? Do keputet perpara dardha e presidences aktuale dhe pastaj ajo e ish presidentit.......

    Përgjigju
  • leone: 14/01/2022 16:56

    I nderuar Zoti Doci! Ju kini plotesisht te drejte,por une nuk besoj se SPAKU letrargjik i Krajes do vihet ne levizje kryesisht per "mikun" e tyre Berishen... Biles edhe sikur Elisabeta Imeraj do e percjelle bashkefshaterin e saj ne SPAK per akuzat qe ju me te drejte permendni dhe qe cdo njeri i thjeshte me llogjiken me minimale,pa le me nje prokuror i thjeshte do te bente,une dyshoj shume se SPAKU e vecanerisht Arben Kraja do te levize edhe gishtin e vogel te dores per te marre ne konsiderate nje kerkese per te proceduar penalisht Salih Ram Berishen apo sic e cileson me dokumenta ish deputeti Spartak Braho "Penicilinen" apo "Bisturine" apo ndonje pseudonim tjeter te ketij faqeziu qe ka 30 vjete qe po i nxjerr uje te zi ketij populli e ketij vendi.Qofsha i gabuar [er kete konkluzion timin dhe ditet ne vijim do duket e verteta.Edhe zonja Kim do arrije te bindet nje dite per punen e "shkelqyer" te kryetarit te SPAKUT ne Shqiperi! Mbetet per tu pare kjo pune...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?