Berisha në Shkodër: Edi Rama tregoi fytyrën e vërtetë me atë paketë gjoja ndihmëse, po gjobit në mënyrë cinike familjarët! Mbështes PL për protestën

9 Shtator 2022, 11:08| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 14:56

  • Share

Si çdo vendim i qeverisë, edhe paketa e dytë e rezistencës së sociale nuk është mirëpritur nga ish kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, ditën e djeshme kreu i qeverisë tregoi fytyrën e vërtetë me këtë paketë. Kreu i Rithemelimit tha se kjo është thjesht një metodë që përdoret nga kryeministri për të vjedhur në mënyrë cinike familjet e bizneset. Për ta ilustruar sesa e padrejtë është kjo paketë, Berisha bëri disa llogari me Maqedoninë e Veriut, shifra të cilat ja kishte transmetuar burimi i tij me i sigurt i informacionit, qytetari digjital.

Dje Edi Rama tregoi fytyrën të vërtetë me atë paketë gjoja ndihmëse. Dje ai njoftoi rritjen e çmimeve  të energjisë, për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat, t’iu jap një shifër unë, se këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Në vitin 2011, tregonte se 340 familje shqiptare kishin më shuëm se një banesë, tani kjo përqindje është më e lartë dhe ky do t’i gjobisë në mënyrë cinike e të pashpirt. Po kush gjobitet me këtë? Shtresa e mesme, bizneset e vogla, mjekë e inxhinierë që detyrohen të largohen. Kush ngelet? Rama, oligarkët e tij dhe ata që varfëron. Dje kisha një të ri italian që kishte ardhur kohë më parë dheu  trishtova se më tha, doktor, unë do i shes dy bizneset që kam se këtu se shtyj dot më.(...)

Ne  nuk kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Francë e Gjermani, po a kemi të drejtë tyë krahasohemi me Kosovën, se më parë ishim më lartë se ta.

Në Maqedoni thotë kemi 4 fasha, me çmime të ndryshme të energjisë. Fasha me 210 ilovat. Tarifa ditore për këtë fashë është 26 euro se Maqedonia ka tarifë nate dhe e natës është tre herë me ulët se e ditës. Konsumi deri në 420 kilovat kushton 55 euro tarifa ditore mujore. Konsumi 70 kilovat kushton 9.8 euro. Kurse konsumi i 500 kilovatëve kushton 32 euro. Pra, një qytetar në Maqedoninë e Veriut që shpenzon 1200 kilovat e paguan këtë sasi të ndarë në 4 fasha. të gjitha bëjnë 123.94 euro. TVSH në Maqedoni është 5%, në total shkon pak më shumë se 130 euro. Në Shqipëri për atë që konsumon 1200 kilovat, 29280 lekë ose 250 euro. Shqiptarët paguajnë 92% më shumë energji elektrike se në Maqedoninë e Veriut. A nuk është shfrytëzimi më i egër, a nuk duhet të ngrihen një revoltë të pandërprerë? A mund të pranohet çmimi i naftës?’- tha Berisha.

Sa i përket aksionit të qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje, Berisha e cilësoi si një licencë për trafikantët e drogës të cilët ‘shoppingun’ e tyre të blejnë katet pasi të ndërtohen. Kështu sipas tij, Rama ka rrënuar ekonominë në bizneset e vogla dhe në familje me Amnistinë Fiskale.

Pas gjithë akuzave, ish kryeministri Sali Berisha e gjen zgjidhjen te protestat, të cilat i kishte lajmëruar gati gjithë sezonin veror, duke thënë se përpara na pret një vjeshtë protestash. Pavarësisht se nuk dha një datë apo plan të tijin konkret, Berisha konfirmoi një bashkëpunim me Partinë e Lirisë dhe tha se do të ketë mbështetje të plotë për aq kohë sa do të përzënë Edi Ramën.

‘PL vendos për protesta dhe kudo bëhen protesta i bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë. Protestë kanë thirrut qytetarët e Vlorës, të sjellësh përbindësh që emetojnë squfur, do të thotë ti helmosh dhe ti mbushësh ajrin me grimca kancerogjene është krim. Kanë mbështetje të plotë të PD derisa t’i përzënë.’- tha Berisha ndër të tjera.

Një ditë më parë  qeveria prezantoi atë që e quan paketën e dytë të rezistencës sociale, e cila vjen pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka prezantuar. Nga rritja e ndihmës ekonomike tek rritja e pagave, janë disa nga masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve. Paketa u prezantua nga kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj si dhe ministren e Energjisë Belinda Balluku. 

Berisha i doli kundër edhe vendimit të qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje. Ky vendim do të nisë zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

Ora 11:29
'Beteja me katet pa leje është lincencë për trafikantët e drogës' Berisha do të tregojë gjendjen ekonomike të vendit por i mungon grafiku: Do ua postoj në Facebook

 

Ish kryeministri Sali Berisha duke komentuar gjendjen e Shqipërisë dhe betejën e qeverisë për objektet pa leje e ka ka thënë se kjjo betejë ëhstë thjehnst licencë për trafikantët e drogës, Berisha gjithashtu tha se për trafikanëtët e drogës 'shopingu' kryesor i tyre janë katet e pallateve dhe për ta ilustruar se në ç;vend renditet Shqipëria për çmimet kërkon ndihmën e grafikut, të cilin më pas tha se do ta publikojë në Facebook.

'Dje po lexoja që ka filluar betejën me katet pa leje. Njeriu që kontrollon gjithçka thotë në një pikë të vendimit “ai që do ti blejë katet shtesë, le ti blejë”. Kjo është licencë për të gjithë trafikantët e drogës që ti blejnë katet shtesë pasi të ndërtohen. Për trafikantët shopping kryesor janë katet e pallateve.  Dje ka filluar betejën me katet, njeriu që kontrollon gjithçka po ça thotë në një pikë të vendimit, ata që duan t’i blejnë, t’i blejnë. Trafikantët në tërësi shopingu i tyre më kryesor, janë katet e pallateve prandaj dhe çmimi në Shqipëri, (kërkon asistencën e celularit për grafikun) megjithëse ka treguesin më të lartë në Evropë për çmimet e treta më të larta në Evropë për sipërfaqe ndërimi dhe ky u hap rrugën për të blerë katet, se s’ ka si të pastrohen ndryshe partë. Dhe bën amnistinë fiskale për të rrënuar ekonomikisht shqiptarët.' Këtë grafikun ju kërkoj falje se do ua publikoj në Facebok' - tha Berisha. 

Ora 11:21
Sali Berisha akuza qeverisë: Edi Rama iu vjedh më të varfërve dhe ndërton instalacion 4 milionë euro në Kryeministri

 

Sali Berisha lëshoi disa akuza ndaj qeverisë, ndër to se ndihma sociale për krizën ekonomike është e pamjaftueshme, në kohën kur qeveria lëshon tendera miliona eurosh për investime që janë më pak emergjente se mospërballimi i jetesës nga populli. Berisha po ashtu përmendi edhe anijet që kanë mbërritur në Portin e Vlorës për të prodhuar energji, ku tha se këto anije lëshojnë squfur dhe mbetje shumë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kanë edhe kosto tejet të lartë.

“Shqipëria po zien dhe qytetarët janë të gatshëm të nisin betejën përfundimtare kundër këtij regjimi që vetëm i vjedh. Kosova i caktoi pensionisti 100 euro shtesë, studentit 50 euro shtesë, punonjësve publikë 100 euro, të administratës 50. Kosova mobilizoi 150 milionë euro edhe pse është dy milionë banorë dhe ka buxhet më të vogël. Edi Rama iu vjedh më të varfërve, qytetarëve. 4 milionë euro instalacion në oborrin e kryeministrisë. Tender 6 milionë euro për satelitët që tani s’ka asnjë vlerë në këtë kohë krize me emergjenca të tjera. Nëse do të marrësh të dhëna të sakta, abonohu në satelitët italianë apo britanikë. Kur nuk e kore verës, tani ikën zjarret. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes refuzoi të firmosë tenderin për satelitët, e shkarkuan dhe vendosen atë që e firmosi. Ka sjellë 2 anije si të fusësh 100 mijë makina me 100 km në ditë, gazra kancerogjenë me squfur. Me 740 milionë euro mund të ndërtoheshin të paktën 3 TEC-e si i Vlorës që do të punonin me ndotje shumë herë më të vogël sesa këto anije. Kryengritje paqësore kundër këtij regjimi”, u shpreh Berisha.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flavia: 09/09/2022 18:11

    Tkishe bo naj gjo per vendin ti hajt mo po ehe e fundose ket vend… ndersa rama kujdeset per vendin besoj i ke syt n ball me i pa por dhe oer institucionet shtetrore

    Përgjigju
  • Heldis: 09/09/2022 18:09

    Kush flet per vjedhje o zot na ruj mendt .. handuti me e i madh per sa i oerket politikes shqiptare

    Përgjigju
  • karadakliu: 09/09/2022 16:24

    Kontrata e yte me popullin eshte mosbesim ne qeverisjen tende,shporrje nga qeverisja,largim nga postet politike dhe debim, NON GRATA nga politike,dhe rrugetim drejte 313, burgut.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 09/09/2022 14:39

    Bertet hajduti kapni hajdutin. Ky po vjdh me shum se un. Hajde xhelozi hajde

    Përgjigju
  • Luan: 09/09/2022 13:23

    Pa u largu ti dhe zagaret e tu qe na kane cuar ne kete katrahure qe jemi sot nuk behet ky vend

    Përgjigju
  • Alban: 09/09/2022 13:23

    Vetem ti mos fol per ndertimet pa leje se ne ka problem me te madh ne shqiperi jane pronat pa legalizime te cilat ti i lejove te ndertoheshin dhe sot nuk kane asnje leter per pronen e tyrer

    Përgjigju
  • lulzim: 09/09/2022 12:18

    mashturs ordiner , na shkoi gjith jeta tu ngju vetem ty me shpifjet e tua

    Përgjigju
  • jani: 09/09/2022 12:16

    Keto politika mos i ke bere ti ne kohen tate se vec te varferve qe sju vjedh ai , te ishte ashtu sju ndertonte shtepi te gjitheve qe u preken nga termeti pa e ditur fare kush jane

    Përgjigju
  • Erika: 09/09/2022 12:08

    Po o sali po vec mashtrime nxjerr nga goja si pinoku ngjan vec se ste rritet hunda

    Përgjigju
  • Andi: 09/09/2022 12:08

    Me siguri i merr te dhenat nga syri.net

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BUL÷ LEKA [ KEPI ]: 09/09/2022 12:04

    O Salhe Bajga po pse ne do të ndjekim ty që je kriminel, hajdut, ish sekretar partie apo ty të zëvëndësoim me Enver IDJOT Hoxhën. Ti nga gjith Bota non grata e populli do të zgjedhi ty në krye o IDJOT i ler. Üo hik mor psikopat gërdall hik se ty të ka mbaruar ora o Salhe Bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?