Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve

15 Shkurt 2022, 12:04| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 16:10

  • Share

Në krah të Bardh Spahisë dhe Voltana Ademit, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale më 6 mars, që të mos votojnë në logon e PD, pasi do të jetë "një votë e hedhur kot". Sipas Berishës, vulën dhe logon e PD, Bashës ja ka dhënë Rama, ndërsa thotë se 'beteja' e tij është me të dy. Kryedemokratin Basha, Berisha e konsideron 'lider të dobët' dhe standard të papranueshëm.

"Ai nuk u bë lider ndonjëherë dhe nuk mund të fitojë një njeri që nuk është udhëheqës. Ai është lider i dobët dhe plus dobësitë e tjera që ka demostruar gjatë këtyre muajve që e bëjnë atë standardin më të papranueshëm ndaj një demokrati. Në këto zgjedhje duhet të bëjmë gjithçka për çdo votë. Po përballemi me kallpin me Lul Bravën të cili Edi Rama i ka dhënë logon tonë. Ju 30 vite keni votuar në logon e PD, tani votimi në logon e PD është votë  e humbur. Jeni të lutur t'u bëni të qarët se logo që duhet votuar më 6 mars është ajo e 'Shtëpisë së Lirisë'", tha ai.

Berisha nuk i kurseu as akuzat ndaj qeverisë, duke  e konsideruar arrogante dhe të lidhur me krimin e drogën.

"Kemi një qeveri arrogante, të lidhur me krimin e drogën që ka interes pasurimin e ministrave e zyrtarëve. Edi Rama ka diskriminuar veriun, ka diskriminuar fermerët kudo që janë, u ka hequr mbështetjen. Ua ka bërë të vështirë konkurrencën me tregun përreth dhe atë europian. Duhet rrëzimi i këtij shteti, për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë. Ju e shihni ça trajtimesh çnjerëzore u bën ky qytetarëve", u shpreh Berisha.

KQZ e përjashtoi Berishën nga koalicioni 'Shtëpia e Lirisë', megjithatë ky koalicion do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore me kandidatët e tij të dala nga primaret. Në Shkodër kandidati i këtij koalicioni është Bardh Spahia, që do ë ketë përballë Majlinda Angonin nga PS dhe Xhemal Bushatin nga PD.

Ora 17:28
'Je shumë vonë doktor', aktorja i drejtohet Berishës në Shkodër: Djemtë s'kanë lekë për tu martuar

Aktorja e njohur e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, Rita Gjeka, ka qenë në një takim të zhvilluar këtë të martë me ish-kryeministrin Sali Berisha, kandidatin për kryebashkiak Bardh Spahia dhe intelektualë të tjerë të qytetit. Duke iu drejtuar Berishës, që synoi të marrë PD-në, aktorja tha se ai është shumë vonë.

“Është shumë vonë, ishte dash ju së pari më herët për hatër tonë, që u jena vu mbrapa me qejf e dëshirë vazhdojmë emocionohemi prej jush, se di sa shpejt do mbërrijmë me riparu atë vonesë tuajën, së pari e gjithë atyre që merren me politikë”.- tha ajo.

Aktorja ka përmendur më tej shqetësimin e pagave për artistët dhe rrëfeu se me skandalin e publikimit të rrogave të shqiptarëve, vajza i kishte thënë nuk ke turp që rri gjithë ditën në Teatër për 500 mijë lekë”. Aktorja tha se të rinjtë për shkak të pagave të ulëta po shtyjnë dhe planet për martesë.

“Meqë kanë dalë këto rrogat. Na vjen pak sa marre sepse vajza ime kur e pa se sa e kisha rrogën unë, më tha nanë pash Zotin a të vjen marre që rrin tanë ditën në teatër dhe e ke rrogën 500 mijë lekë?! Ne i kemi rrogat më të ulëta se mësuesit, por ndihena mësues shumë ma të randësishëm se mësuesit. Sepse në fund të fundit ne edukojmë jo një brez, por disa. Nuk e di se si do të zgjidhet kjo punë. Kryetarja ka tentuar, ka bërë një shkallë krejt të vogël…Nja to rroga sepse ne jena vërtetë për bukë. Unë munem mos me fol krejt për veti, se them dritë paçin ata që na i kanë lanë, po ky nuk martohet, ky tjetri nuk ka prapë lekë me u martu. Nuk kanë lekë, janë rrogat shumë të vogla, duhet me e mëndur vërtetë mirë këtë punë sepse është e rëndësishme”, tha aktorja e njohur.

Ora 15:11
Berisha: Tom Doshi është lule para Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në Shkodër ku prezantoi Bardh Spahinë si kandidat i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme vendore, nuk la pa përmendur edhe Tom Doshin. Edhe pse më parë Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj tij, sot e zbuti qëndrimin, teksa u shpreh se ai është 'lule' po ta krahasosh me Ramën.

“Të pretendosh se Tom Doshi nuk është pjesë e PS-së është njëlloj si të pretendosh që janë gjetur eskimezë në shkretëtirë. Edi Rama, kur pati sherr Doshi me Metën, thirri ambasadorët dhe tha ky po kalon tek opozita. Është e vërtetë që Doshi ka një parti të tij, por nuk ia ka kursyer kurrë votën Edi Ramës. Ai është një mekanizëm që Rama i garantoi atij hyrjen në parlament. Por them prapë që Toma është lule me atë që është Rama”, tha Berisha.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?