Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u diskutua mbi paraqitjen e Sali Berishës në SPAK. Anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu thotë se drejtësia po vepron me dy standarde dhe sipas saj i shërben ‘organizatës kriminale’ të SPAK.
“Problemi me SPAK s’ka të bëjë vetëm me Berishën dhe protestën e PD, por ka të bëjë me qytetarët, për ti dhënë stop padrejtësive, për t’i thënë stop drejtësisë me dy standarde. S’mund të detyrosh kryetarin e opozitës të paraqitet në SPAK dhe të jesh antikushtetues dhe sot kemi 5D që është i lirë, s’ka asnjë masë. Protesta u bë, kush ishte mesazhi? Ku është Balla sot që flasim dhe pse ky SPAK, nuk është i drejtë me të gjithë, por i shërben organizatës kriminale që e ka emrin PS”, tha Balliu në Report Tv.
Por, Inida Gjata, themeluese e 'Aleanca Kombëtare Shqiptare’, i kujton Balliut disa nga ngjarjet më të rënda gjatë qeverisjes Berisha, duke nisur masakra e Gërdecit, 21 janari, piramidat. Teksa vlerëson punën e SPAK, Gjana thotë se Berisha e sulmon pasi ky institucion është i pavarur dhe u ka dalë jashtë kontrollit.
Inida Gjata:Kanë shumë probleme me drejtësinë se kanë 35 vjet që e kanë trajtuar drejtësinë si pronë në xhepin e tyre. Këta janë ata politikanë që krijuan një sistem shumë shantazhues, terrorizues, frikësues e kërcënues dhe po përpiqen të vazhdojnë me të njëjtën retorikë. Të kërcënojnë një institucion që po e shfaq çdo ditë hapur që është i pavarur. Unë e imagjinoj se çfarë volumi pune duhet të kenë, se janë dosje komplekse. Është i vetmi institucion që po funksionon i pavarur dhe kjo po i çmend, se u ka dalë jashtë kontrollit. Sa herë flet Saliu për SPAK, apo Ilir floriri, më kujtohet 21 janari, anatemimi që iu bë prokurores së atëhershme, më kujtohen piramidat, Gërdeci. Më hapen shumë plagë dhe më kujtohet shkatërrimi i Shqipërisë. Sa herë flasin, Doktor Gërdeci dhe Ilir Floriri unë thjesht kam këto imazhe para vetes, protestën e 21 janarit, koalicionet e tyre njëherë me njërin, njëherë me tjetrin. Ata janë pa shpresë, ata janë non grata”, tha Gjana.
Alesia Balliu: Çfarë iu ofrojmë ne sot shqiptarëve është programi, ka të rinj që kanë program e vlera.
Inida Gjata: U ofroni Sali Berishën.