Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë procesverbalin e firmosur nga Sali Berisha mbi paraqitjen e tij në SPAK
Përveç firmojes ish kryeministri ka lënë një shënim.
Në dokument thuhet se procesverbali pasi lexohet gjendet i rregullt dhe nënshkruhet pa vërejtje por Berisha ka shkelur duke lënë shënimin në fjalë.
Shkrimi ngjan me një 'zhgarravinë' sa është e vështirë të kuptohet por në përmbledhje ajo që shkruhet është si më poshtë
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale” ka shkruar Berisha me shkrim dore.
Lajmi kryesor:
Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje
S.G/SI.E./ReportTv.al
duhet te hetohet kush nxorri publike nje dokument qe duhet te ishte i protokolluar e rezervuar ne zyren qe u nenshkrua, pavarsisht per ke po diskutojme si i hetuar apo nenshkrues, ne kete rast eshte Berisha qe duhet te denoncoje kete.
PërgjigjuKy eshte shkrimi i ish kryeministrit ish presidentit dhe nje ish mjeku turp ti vije edhe gjyshi jem me 4 klase e kishte shkrimin kaligrafi kurse ky as vet smun e lexoje qa ka shkrujt
PërgjigjuKy nuk ditka te shkruaj! Keta jane drejtuesit tane historik! Hajvane analfabet! I frikshem analfabetizmi i elites!
PërgjigjuE ka firmen nje cike te gjate. Kan dhe nga ato te shkurtrat qe firmosin per inceneratodet dhe per tendera...edhe ato te rrezikshme jane.
PërgjigjuNuk e dime si e kishte firmen per klubin partizani ky saliu te gjate apo te shkurter kur firmosi per dhenderin