Sali Berisha, kreu i PD-së në Durrës

Politikë

Berisha në takimin përmbyllës në Durrës: Nuk do gjeni as vrimë miu! Kush prek votën do përfundojë në koshin e historisë

6 Maj, 21:11| Përditesimi: 6 Maj, 23:16

  • Share

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin përmbyllës me qytetarët e Durrësit. Berisha tha se është i bindur për fitoren e opozitës dhe paralajmëroi ndëshkim të ashpër për çdo tentativë për të manipuluar votën.

Kryedemokrati akuzoi qeverinë dhe kandidatët e saj se përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin dhe tha se qytetarët e Durrësit do t’u japin atyre përgjigjen që meritojnë në kutitë e votimit.

“Të dashur miq, ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja, se para së gjithash dhe mbi të gjitha, këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja,”- tha Berisha.

Ai bëri një ndarje të prerë mes këtyre kandidatëve dhe atyre të mbështetur nga mazhoranca, të cilët i etiketoi si të lidhur me grupe kriminale dhe “terroristë elektoralë”.

“Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën, me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 11 maj. Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre,” -tha Berisha. 

Berisha tha se për të gjithë ata që do të tentojnë të prekin votën, 'vrimë miu nuk do të gjejnë.'

“Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë. Kudo që të jenë, do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre. Për ta nuk ka vend në parlament. Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë.”-tha Berisha. 

 

Ora 21:25
Berisha nga Durrësi: 100 ditë për të kthyer shpresën, paga minimale do të jetë 500 euro, pensione 200 euro dhe çmime më të ulëta për energjinë e naftën

1746559748_WhatsAppImage20250506at21.11.54.jpeg

Kreu i PD-së Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit, ka prezantuar një sërë premtimesh që, sipas tij, do të realizohen brenda 100 ditëve të para.

Berisha tha se do të ketë ndryshime të ndjeshme në ekonomi, paga, pensione, subvencione dhe ulje të të taksave.

"Çdo qytetar shqiptar do marrë minimumin jetik 200 euro. Çdo pensionist nuk do marrë pensionin jo më pak se 200 euro. Ja pse duhen 100 ditët. Çdo rrogëulët do marrë rrogë mbi 500 euro. Çdo qytetar shqiptar do ketë të rimbursuara 100 përqind nga shteti atë listë ilaçesh që kanë qytetarët e vendit mik, Italisë. Energjia do zbresë në 7 lekë për qytetarët. Nafta nuk do shitet kurrë më më shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë, ku është të paktën 40 përqind më lirë se në Shqipëri. Ndaj dhe jam këtu për të kërkuar 100 ditë në mënyrë që çdo biznesi t’ia ulim energjinë nga 18 në 6 lekë. Në mënyrë që çdo biznesi t’i ulim tatim fitimin nga 23 në 10 përqind. Të ulim TVSH-në në 15 përqind. Jam këtu për të kërkuar 100 ditë që të gjitha taksat e ndërtimit të pjesëtohen me 10 herë. Nuk do ketë më kurrë taksë për çmimin e shitjes, por do jetë 1 e 10 vetëm për preventivin. Nuk do ketë taksë sociale. Kjo do i bëjë çmimet të përballueshme. Miqtë e mi, prapë tek të rinjtë, një çati do garantojmë për çdo çift të ri.
Çdo çift i ri do ketë grantin 30 mijë euro për të blerë apartamentin me kredi dhe paguar interesat e kredisë. Çdo i ri do subvencionohet për qiranë që paguhet. Pra, në 100 ditë ne krijojmë një mundësi të re për shqiptarët. Çdo fermer do subvencionohet pesë herë më shumë se sot, aq sa subvencionohen fermerët në Kosovë dhe Maqedoni."-tha Berisha. 

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?