Politikë

Berisha në ‘telashe’ duhet të justifikojë pasuritë miliona euro të Argitës e Shkëlzenit! Kusht për marrjen e mandateve, justifikimi i pasurisë edhe për Bashën dhe Kryemadhin

5 Maj 2021, 17:11| Përditesimi: 5 Maj 2021, 17:22

  • Share

Vendimi për djegien e mandateve në mars të vitit 2019, me synim për rrëzimin e Edi Ramës, vijon të prodhojë pasoja për krerët e PD-LSI-së dhe rrethin e tyre të ngushtë. Përfaqësuesit e opozitës, të cilët dorëzuan mandatet dy vjet më parë, por që u zgjodhën sërish deputetë të zgjedhjet e 25 prillit 2021, duhet të deklarojnë nga fillimi të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, shoqëruar me dokumentacionin ligjor për burimin të krimit të tyre. Deklarimi i pasurive që nga vitet ’90 deri në vitin 2021, shoqëruar në një zarf me dokumentacionin justifikues, duhet të bëhet pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, një muaj para konstituimit të Kuvendit të ri, konkretisht para datës 9 gusht 2021.

Ky detyrim parashikohet në nenin 5/1 të ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive i vitit 2003, i ndryshuar për herë të fundit në vitin 2018. Kështu, përpos pasurive në emër të tij, Sali Berisha duhet të deklarojë dhe justifikojë pasuritë e dyshimta, me vlerë miliona euro, në emër të Shkëlzenit dhe Argitës, ku ekspozohet edhe dhëndri Jamarbër Malltezi, i cili në disa pasuri të paluajtshme është bashkëpronar me Argitën. Disa javë më parë, redaksia investigative e Report Tv zbardhi skemën e klanit të familjes Berisha për fitimit të miliarda lekëve, duke treguar për herë të parë gjithë dokumentet e firmosura nga Sali Berisha për ta favorizuar klientët e Argitës.

Report TV zbuloi gjithashtu dokumentet që provonin ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Një skemë po aq të kamufluar ka përdorur edhe Shkëlzeni për t’u pasuruar. Në kushtet zbardhjes së fakteve të reja mbi prapaskenën e pasurimit të Argitës, Jamarbrit dhe Shkëlzenit, mbetet për t’u parë se çfarë versioni do të japë Berisha për burimin e pasurive, gjatë deklarimit para se të pranojë mandatin e deputetit.

Para se të pranojë mandatin e deputetit, pasurinë duhet ta deklarojë nga fillimi dhe ta justifikojë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili që nga muaji tetor i vitit 2021 refuzon të tregojë se në cilën vilë banon, nëse paguan qira, ia kanë bërë dhuratë apo e ka blerë. Në media është raportuar se Basha është zhvendosur për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë, por kreu i PD nuk ka dhënë kurrë një sqarim. Gjatë deklarimit të ri të pasurisë që nga koha kur ishte student në Holandë dhe deri më sot, Basha e ka detyrim ligjor të tregojë shpenzimet për banim pas tetorit 2019.

Krahas ish-deputetëve të tjerë të PD-LSI që dogjën mandatet dhe u zgjodhën sërish në zgjedhjet e 25 prillit, pasurinë nga fillimi duhet të deklarojë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila gjithashtu ka detyrimin për të justifikuar burimin e krijimi të pasurisë. E gjithë pasuria e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, me vlerë miliona euro, ku përfshihen pallati në Laprakë, vila në Gjirin e Lalzit, një apartament 400 mijë euro në Tiranë etj., e ka burimin tek dy kredi 60 mijë euro dhe 5 milionë lekë, si dhe tek 500 m2 tokë që Kryemadhit i ka falur vëllai.

Lexo këtu edhe investigimet për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Komento

Komente

  • recidivitet: 06/05/2021 01:53

    Prape me ta?! ancora tu?!

    Përgjigju
  • Sali berisha: 05/05/2021 23:57

    Ore budallenj quhem sali berisha une ore budallenj nuk dorezohem kollaj une hahaha

    Përgjigju
  • Mashkullori: 05/05/2021 18:21

    Dyshoj se Sali Berisha do ushtroje fuqishem presion per mos njohjen e zgjedhjeve. Per t'u shmangur ketij deklarimi pasuror prej 1990 e ketej ai do zgjedhe ndenien ne shtepi dhe te jetoje si mbret bashke me femijet me milionat e eurove te vjedhura... Per te mos dale si kau balash ai do kerkoje te terheqe zvare gjithe Partine Demokratike. Po te njejtin veprim do te kerkoje pa dale ne skene dhe vete Lulzim Basha,i cili bashke kunatin nuk justifikojne eurot e tyre. Mbetet ne dore te pjeses te paperlyer te deputeteve te zgjedhur te PD-se qe te mos bijen pre e ketij qendrimi,perndryshe,nuk ka per te patur me PD.Do shkoje per dhjame qeni bashke me Sali Berishen me kompasnine e tij familjare,perfshire dhe dhendrin e "biresuar" Lulashin...

    Përgjigju
  • tosi: 05/05/2021 18:15

    Po pronesine mbi haremin erotiko naziskin te Jales ku trajnohen me shkuma party, lajthitje dashurore, cmendurira erotike, lristat naziskine te Nafije dybekut turikalit kush e ka? Flitet se ja kane kaluar ne pronesi strateges nderplanetare, kozmike, leshelike, babaxhike Kejdi dhembcakalles dhe Floida kerpaces surratalienes dy sharebajgat me te neveritura ne historine e parlamentit shqiptar qe populli shqiptar i coi per skrap me 25 prill.

    Përgjigju
  • LORA: 05/05/2021 17:49

    Per saktesi,lul-holandezi ka ikur prej pallatit ku banonte ne vile pas termetit te 21 shtatorit 2019 dhe para termetit te 26 nentorit 2019.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?