Politikë

Berisha në Tiranë: Në këto vite mijëra të rinj braktisën vendin sepse ëndrrën e tyre nuk e ndërtonin dot në Shqipëri

1 Maj, 21:07| Përditesimi: 1 Maj, 22:55

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të enjte një takim me banorët e degëve nr. 1, 3 dhe 14 në Tiranë ku prezantoi programin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në fjalën e tij, Berisha pretendoi se gjatë viteve të fundit mbi 600 mijë të rinj shqiptarë kanë braktisur vendin në kërkim të mundësive nëpër botë.

“Në këto vite, mijëra e mijëra, mbi 600 mijë të rinj shqiptarë, morën rrugët e botës sepse ëndrrën e tyre nuk e ndërtonin dot në Shqipëri. Pra, ëndrra, nga një ëndërr shqiptare, u shndërrua në një ëndërr që duhet të realizohej në dhera të tjera”,-tha Berisha.

Kryedemokrati parashtroi pikat e programit të PD-ASHM për të rinjtë ne Shqipëri dhe ndalimin e hemorragjisë së largimit të tyre jashtë vendit, siç pretendon ai.

“Kjo merr fund. Ndaj dhe ne kemi një program që çdo i ri të shkollohet me një arsim cilësor, me dyfishim të buxhetit të arsimit. Nuk do ketë mësues me rrogë minimale nën 1500 euro. Nuk do ketë mesatare që do u pengojë ju të hyni në universitete. Qeveria do bëjë gjithçka që pas përfundimit të studimeve ju të punësoheni, do paguajë sigurimet shoqërore te punëdhënësit tuaj për një vit. Do ketë fonde dhe grante për startupet tuaja dhe suksesin tuaj. Për çdo çift të ri një çati, ky është zotimi ynë para jush. Kombi në moshën e rinisë së tij kërkon që ata qindra mijëra të rinj që ikën, u larguan, të rikthehen në vendin e tyre, t’i rikthehen ëndrrës shqiptare. Investimet e tyre në Shqipëri për pesë vite do jenë pë asnjë taksë. Kredi të buta dhe grante do u ofrohen atyre për strehim, për biznese, për suksesin e tyre. Përsëri, një politikë e vendosur demografike. Sot, për shkak të emigracionit, ju e morët vesh, ne jemi kombi me treguesin e lindshmërisë më të ulët në planet sipas OKB. Ne do e përmbysim këtë. Ju garantoj se për fëmijën e parë do ketë një bonus 70 euro. Për fëmijën e dytë një bonus 60 euro. Për fëmijën e tretë dhe të katërt, të gjitha shpenzimet nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare do jenë nga shteti”,-tha Berisha.

Ora 21:18
Berisha: Rama tha se gratë kanë arritur të jenë 70% e forcës së punës, kjo sepse u largoi burrat në emigrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me banorët e degëve nr. 1, 3 dhe 14 në Tiranë ku prezantoi programin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Fjalën e tij, Berisha e mbylli me thirrjen drejtuar grave për një votë masive drejtuar koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Ndaj le të bashkohemi ne më 11 maj për t’u ndarë përfundimisht nga vjedhja e madhe që u bëhet shqiptarëve nga këta qeveritarë, për t’u rikthyer paratë dhe pasuritë publike shqiptarëve, për të zëvendësuar narkoshtetin me shtetin ligjor, për të respektuar liritë dhe të drejtat njerëzore, për barazinë e vërtetë gjinore. Çfarë thoshte sot burreci 2 metra i gjatë? 70 përqind të forcave të punës e bëjnë gratë. Po, pasi burrat e tyre janë nisur në emigracion sepse nuk siguronin dot kafshatën këtu në Shqipëri. Por ky nuk është tregues. Burrat kanë marrë rrugët e dheut për të siguruar jetesën e familjes së tyre dhe ai dilte e rrihte gjoksin se gratë në Shqipëri kanë arritur të jenë 70 përqind e forcës së punës. Natyrisht për atë edhe 80 përqind, edhe 90 përqind po të shkojë është fare mirë sepse do karrigen e tij. Kurse ne jo, ne duam barazinë gjinore, ne duam që forcat e punës të jenë të ekuilibruara, të punojë burri, të punojë edhe gruaja sepse në këtë mënyrë familja është më e mirëqenë, është më e fortë, më e sigurt. Garantoj çdo nënë, çdo motër se përparësi absolute në programin tonë do jetë suksesi i tyre në biznese, në karrierë dhe në të gjitha drejtimet”,-tha Berisha.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?