Berisha nën akuzë për korrupsion/ Idajet Beqiri: Brenda muajit dosja në gjyq! Çaça: Rrezikon dënim nga 4 deri në 12 vite burg

11 Shtator, 21:24| Përditesimi: 12 Shtator, 07:53

  • Share

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u paraqitën sot në SPAK ku u njohën me akuzat për korrupsion për aferën ‘Partizani’ si dhe morën dosjen e hetimit. Më shumë u diskutua në ‘Repolitix’ me Denis Mingën se çfarë pritet të ndodh tashmë me çështjen që pritet të kalojë në gjyq.

Avokati Përparim Çaça sqaroi procedurat që pritet të merren tashmë.

'Ka qenë SPAK i detyruar të ngrinte këtë akuzë. Janë dhe afatet e parashkrimit. Bashkëpunimi  e rëndon pozitën. Nga 4 deri në 12 vjet, dënim. Më në fund kemi akuzë. Nga dyshimi i arsyeshëm, SPAK ka barrën e provës. Që të kalojë çështja në gjyq. E pamundur tashmë që të kemi pushim çështja. Ka afat 10 ditor, pasi njihet me dosjen i pandehuri, bëhet një memo me qëndrimin për akuzën. Do shkojë çështja në gjykatë, do shortohet, do caktohet një datë, për dy muaj mund të kemi seancën e parë për këtë çështje. Seanca paraprake moment i rëndësishëm. Do shikohet nëse kemi fajësi apo pafajësi. Do jetë betejë ligjore goxha e gjatë, nga proceset që do ketë luftë ligjore. Berisha besoj se do vazhdoj me retorikën politike, kundër SPAK.'

Avokati Idajet Beqiri sqaron procedurën e sotme të njohjes me dosjen dhe theksoi se Berisha nuk ka bërë asnjë deklaratë në SPAK kundër prokurorëve.

'Atje ke të drejtë të bësh deklarime sa të duash. Në rast se zgjedh gjykimin e shkurtuar, do përfitonte shumë, i ulesh 1/3 e dënimit. Avokatët e tij i thonë, me këto 500 faqe nxjerr pafajësinë dhe bëhet mbrojtja. Trupi gjykues ka dosjen përpara dhe i thotë deklarohu për këtë, ky dokument pse ka dalë, i thotë zotëri të tërheq vëmendjen, fol për faktet. Nuk mbahen fjalime. Të këshillon një herë dy herë dhe të nxjerr jashtë nga salla. Sot vajti dhe mori aktet. Tha bëra deklaratë. Nuk thotë dot gjë atje, se fillojnë e shkruajnë ata. Nuk ka folur fare atje. Sot është marrë dosja dhe kanë ikur ata. Jam i bindur brenda këtij muaji çështja vete në gjyq. Pastaj alternative çohet në gjyq, alternativa e dytë kthehet çështja, ka nevojë për hetim dhe i cakton afat. Alternativa e tretë gjyqtari e pushon çështja. Dhe pastaj SPAK mund të bëjë ankim në shkallë të tjera.'

Ora 22:14
'Berisha po bën gafë', Ibsen Elezi: Aq pak njerëz para SPAK tregon se nuk e ka me vete opinionin publik! As ata aty nuk e besojnë kur e quan 'shpellë krimi'

 

Ish kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi komentoi në Repolitix grumbullimin e sotëm të militantëve të PD-së përpara SPAK, teksa Berisha shkoi atje për të mësuar akuzën.

Elezi thotë se Berisha bën gafë me veprime të tilla, pasi prania e aq pak njerëzve i ul pikë në opinionin publik. Aq më tepër që bie ndesh me 80% të shqiptarëve të cilët mendojnë se SPAK po bën punë të mirë.

'Të jesh burrë shteti 30 vjet skenë aktive dhe të mbledhësh aq njerëz. Një njeri që është vërtetë burrë shteti dhe shkon para drejtësisë dhe nëse është goditje politike do ishte bllokuar Tirana. Ajo tregon që opinioni publik nuk është aspak. Berisha po bën gafë. Veprimi politik që të ul imazhin është jo i duhur në anën politike. Duke qenë se e ka çështjen personale këto janë futur në këtë vorbullën e kësaj beteje dhe po tkurren. Mbi 80% e shqiptarëve mendojnë se SPAK mund të bëjë diçka në këtë katrahurën dhe i kundërvihesh këtij 80%, ti nuk je korrekt këtij 80%. E shohin Berishën që e sulmon SPAK, shpella e krimit, nuk e beson njeri, as ata aty. Mund të ketë ndikime. Ti e ke detyrën ti hedhësh dritë dhe jo të dalësh të mbash mitingje. Nuk janë të trashëguara as nga ‘90.'

Ora 22:05
'Bashkëpunëtorë të Berishës janë edhe Bylykbashi me ish ministrat', Beqiri: E vetmja VKM që u bë për një person, dhëndrin e tij

 

Avokati Idajet Beqiri u shpreh në Repolitix se nuk ka rast të dytë përveç rastit të Berishës me Malltezin kur një vendim i Këshillit të Ministrave bëhet jo për efekt kombëtar por për efekt personal, të dhëndrit të kryeministrit. 

'Nuk kemi të bëjmë me një vendim të Këshillit të Ministrave që është kombëtar. Nuk ka efekt kombëtar, efekt për një person, që është dhëndri jot. Më gjej një rast të dytë që është dhënë një pasuri publike që e ka marrë privati, i vetmi vendim me emër ka dalë, dhe për dhëndrin. Minimumi të mos merrte pjesë në mbledhje. Ai ka dhe shpërdorimin e detyrës. Kur të lexojmë vendimin do shikojmë si ka arsyetuar SPAK për shpërdorimin e detyrës. Konkurron edhe me korrupsionin pasiv, me pastrimin e produkteve. Bashkëpunëtor të tij është edhe Oerd Bylykbashin shefi i shtabit të ushtrisë, ministri i financave. Por do thoshte, për shpërdorimin e detyrës e gjithë kjo kupolë nuk e çojmë në gjyq sepse është parashkruar. Këtë gjë duhet ta shohim në dosjen e SPAK.'

Ora 22:00
Akuzat ndaj Berishës, Përparim Çaça: Do hapet Kutia e Pandorës! Hera e parë që gjykohen vendime kolegjiale

 

Avokati Përparim Çaça duke komentuar marrjen e Berishës si i pandehur tashmë për aferën Partizani pasi sot iu kominukua akuza, thotë në Repolitix se është hera e parë që po gjykohen vendimet kolegjiale. Çaça shton se tashmë do hapet kutia e pandorës.

'Pala mbrojtëse do bëjë kërkesë sërish për zëvendësim mase. E ka të drejtë proceduriale. Mund të ketë rrethana të reja, tani kemi akuzë. Ekziston mundësia për kërkesë të tillë. Edhe për sa i përket asaj që quhet ana objektive e veprës penale. Është kjo VKM që ka sjellë këtë lloj pasoje. Hera e parë që gjykohet ky lloj veprimi i një organi kolegjial. Jemi duke hyrë në proces dhe do shikohet gjithçka. GJL e ka sanksionuar që nuk i hyhet provave. Po hapet kutia e pandorës. Jemi duke gjykuar vendimet kolegjiale. Momenti i rëndësishëm, pasi krijon precedent. Do jetë proces i gjatë dhe betejë ligjore që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Ngelet gjithçka për tu parë. SPAK ka këtë barrën e madhe për të provuar që nuk ka vetëm gjykim të arsyeshëm por dhe prova.'

Ora 21:54
Berisha i pandehur/ Indrit Sefa: Gjyqi do jetë maratonë! Pritet ballafaqimi me Bylykbashin si dëshmitarë dhe vartës të tjerë

 

Avokati Indrit Sefa zbuloi në Repolitix se në procesin e Berishës që pritet të nis për privatizimin e kompleksit Partizani, pritet të bëhet ballafaqimi i ish kryeministrit me ish vartës së tij, përfshi Oerd Bylykbashin, ish ministrin e financave, të mbrojtes etj.

'Jam i bindur se një pjesë e personave që janë marrë si deklarues, megjithëse një pjesë e tyre i ke si funksionarë publikë, i ke pasur edhe pasur edhe për elementë të shpërdorimit të detyrës, por i ke pasur për një vepër e cila nuk ngrihesh për sa kohë ishte parashkruar. Në rast se do vemë me gjykim të zakonshëm do kemi gjyq maratonë ku do thirren dëshmitarë me qindra vetë. Çdo javë seancë.

Prokuroria e Posaçme për të gjithë provat, për të gjithë deklaruesit duhet ti marri si dëshmitarë. Deklarimi i tyre të ketë vlerë në proces si provë. Edhe aty do jetë përballje e zotit Berisha si i pandehur me ish vartësit e tij, funksionarë publikë me detyrë shtetërore. Zoti Bylykbashi patjetër, është marrë në pyetje disa herë. Do ketë funksionarë të kthimit dhe kompensimit të pronave, funksionarë të ushtrisë, amalgamë shumë e madhe. Shpërdorimi i detyrës është parashtruar. Edhe SPAK nëse gjen vepër penale nuk mund të ngrejë dot akuzë. Prandaj dhe vepra penale është vetëm korrupsioni pasiv.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?