Berisha nën masë nga SPAK, biznesmeni Luca: Historike, e shtuna e fundit komuniste në Shqipëri! Ligji veproi i njëjtë mbi cilindo

27 Tetor 2023, 13:50| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 13:53

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca e ka cilësuar si historike ditën kur SPAK (e shtunë 21 tetor) kërkoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën, i akuzuar për korrupsion.

Në një shënim në rrjetet sociale, Luca thekson se ajo ishte e shtuna e fundit komuniste e Shqipërisë. Sipas tij atë ditë u shkërmoq miti i pandëshkushmërisë dhe ligji veproi i njëjtë për cilindo, kollovar apo beqar, blu apo i kuq, gojështhurur apo gojëkyçur.

'Historike ishte e shtuna e kaluar, e shtuna e fundit komuniste e Shqipërisë. Dita kur u shkërmoq miti i pandëshkushmërisë dhe ligji veproi i njëjtë për cilindo, kollovar apo beqar, blu apo i kuq, gojështhurur apo gojëkyçur...

Ndaj shkova u fala sot në xhami dhe të dielën në kishë se ky vend po merr frymë i lirë e po bëhet çdo ditë me punën e njerëzve të ndershëm që mbaheshin peng nga kodoshët e tranzicionit. Kush e ka rradhën ju lutem?’- u shpreh Luca.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po po: 27/10/2023 14:17

    Historike!? Ligji veproi i njëjtë për të gjithë!? As historike dhe as i njëjtë.

    Përgjigju
    • Tahipi: 27/10/2023 14:50

      Hiatorike qe cke me ate pune biles !!!!! Edhe i njejte gjithashtu se e detyrim paraqitje ka nje tufe njerezish te zakonshem qe ty sta merr mendja , pra njesoj !! Perfundim ta shohim ..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?