Sali Berisha

Kronikë

Afera Partizani/ Berisha nesër në SPAK për masën detyrim paraqitje, mobilizon militantët para Prokurorisë së Posaçme

20 Prill, 18:15| Përditesimi: 20 Prill, 22:28

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e Apelit të GJKKO  për “detyrim paraqitje” për aferën Partizani. 

Berisha duhet të paraqitet para SPAK në orën 08:30, ndërkohë që ai ka mobilizuar strukturat e PD që të jenë të pranishëm para SPAK.

“Të dashur miq. Nesër ditën e Hënë në orën 8:30 Kryetari i PD Sali Berisha do të jetë në dyert e SKAP-it. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty,” thuhet në mesazhin dërguar strukturave.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që mbështetësit e kryedemokratit Berisha do të jenë në mbështetje të tij gjatë paraqitjes në prokurori, pasi kanë qenë të pranishëm edhe më herët kur Berisha është paraqitur për masën e sigurisë.

Sali Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohet si i përfshirë në dosjen “Partizani”. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për kryedemokratin Sali Berisha.

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë nën masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”. Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?