Sali Berisha

Kronikë

Berisha nesër në SPAK për masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', PD u bën thirrje strukturave për mobilizim

20 Prill, 18:15| Përditesimi: 20 Prill, 18:28

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e Apelit të GJKKO  për “detyrim paraqitje”.

Partia Demokratike ka njoftuar se nesër 20 prill kryetari i saj Sali Berisha do të paraqitet në dyert e SPAK-ut. Në një mesazh të shpërndarë brenda strukturave të PD në Tiranë, u bëhet thirrje degëve të partisë që të mobilizohen dhe të jenë të pranishëm në mbështetje të liderit të tyre.

“Te dashur miq. Nesër ditën e Hënë në orën 9:30 Kryetari i PD Sali Berisha do të jetë në dyert e SKAP-it. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty,” thuhet në mesazhin e brendshëm. 

Kjo nuk do të jetë hera e parë që mbështetësit e kryedemokratit Berisha do të jenë në mbështetje të tij gjatë paraqitjes në prokurori, pasi kanë qenë të pranishëm edhe më herët kur Berisha është paraqitur për masën e sigurisë.

Sali Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohet si i përfshirë në dosjen “Partizani”. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për kryedemokratin Sali Berisha.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?