Debate të nxehta në Këshillin Kombëtar të PD-së! Anëtarësia llogari Nokës për drejtuesit e qarqeve! Sekretari i Përgjithshëm: Janë tagër i Berishës! Kryetari: Këto 9 muaj vetëm sulm!

6 Shtator, 19:36| Përditesimi: 7 Shtator, 09:55

  • Share

TIRANË-  Është shoqëruar me debate të nxehta mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e thirrur pasditen e 6 shtatorit 2024 nga kryetari Sali Berisha, i cili po hetohet nga SPAK për korupsion për aferën ‘Partizani’  dhe ndodhet 'i burgosur në shtëpi' pasi GJKKO ka caktuar 'arrest shtëpie'.

Gjatë fjalimit me video që transmetohej në sallën ku po mbahej mbledhja në selinë e PD-së, pasditen e sotme Berisha sulmoi SPAK duke cilësuar si institucion 'të shartimit të krimit dhe korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Kryetari i PD-së kërkoi angazhim maksimal në këto 9 muaj duke paralajmëruar se do të zhvillojë protesta, por nuk dha një datë për nisjen e tyre.

Berisha: Këto 9 muaj vetëm sulm

Berisha kërkoi angazhim maksimal nga strukturat e partisë, takim derë më derë me qytetarët dhe përgatitje për aksionin final drejt zgjedhjeve të 2025-s.

‘Të besosh se SPAK do ndëshkojë krimin elektoral, në një kohë kur ajo organizatë elektorale, prokurori private e Edi Ramës amniston Edi Ramën, Erion Veliajn për vjedhjen me një dorë të vetme të 130 mln euro vetëm me inceneratorin e Tiranës, dhe që me urdhër të Edi Ramës, sepse ky i fundit me shkrim dhe me gojë ka kundërshtuar 4 herë ngritjen e tij, do të thotë të mashtrosh veten, publikun dhe të bësh avokatin e një organizate kriminale.

Këto 9 muaj PD duhet të njohë vetëm sulm dhe fitore. Këto 9 muaj, secili nga ne duhet të njohë vetëm sulm, sulm dhe fitore. Këto 9 muaj, fitorja e opozitës do të jetë opsioni ynë i vetëm, etano epitas, me të ose mbi të. Ky do të jetë 9 muajt e ardhshëm dhe qendrimi i PD. Sulm pa kthim prapa. Vetëm me këtë qendrim ne do të fitojmë Ky do të jetë shtatori i fundit në opozitës’- deklaroi Berisha.

Debatet me tone të nxehta
Pavarësisht mesazheve të Berishës mbledhja e Këshillit kombëtar të PD-së, njësoj si mbledhja e kryesisë që u mbajt më 4 shtator - u shoqërua me debate me tone të nxehta brenda radhëve të PD-së sa i takon pëzgjedhjes së 12 drejtuesve të qarqeve dhe primareve në PD. 

Një nga protagonistët ishte Myslim Murrizi. Anëtari i këshillit kombëtar në PD akuzoi Nokën se ka ndërhyrë te Berisha për të bërë listën (e 12 drejtuesit politik të qarqeve) që tani është shpallur, por Noka është shprehur qartë se janë tagër i kryetarit, pra Berishës. 

Myslim Murrizi: Pse drejtuesit politik mos te votoheshin?  Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bere pazar me Ramen? 
Flamur Noka: 'Mund t’i fryj unë ose dhe t'i Myslim, por nuk ndikohet Sali Berisha! Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit të PD-së!'.

Debate janë bërë dhe për Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn. Por Flamur Noka i doli në mbrojtje Gjekmarkajt

Myslim Murrizi:  'Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me vote. Erdhën si te bashkuar në diversitet e na u bënë diversante.'

Flamur Noka: '" Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja'

Murrizi ka dalë kundër të rikthyerve nga Basha, duke e quajtur të pamoralshme bashkimin

 Agroni Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht!’- tha Murrizi.

I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka u ka kërkuar të mos shohin zgjedhjen e drejtuesve politikë si sfide me njëri-tjetrin.

‘S’do dal të them na i vodhi zgjedhjet!" ka thënë Paloka duke kërkuar më shumë angazhim. 

Aksioni i opozitës në terren do të jetë i fokusuar tek kërkesa për lirimin e Berishës dhe qeverinë teknike.

Shenim: Raportoi për Report Tv gazetarja Raziela Myslimaj, punoi shkrimin online gazetaret: Suela Gera, Marseda Qefalia 

Ora 00:31
'Mbrojti Berishën 'non grata' tek kanceleritë e huaja!' Flamur Noka zbulon pse Agron Gjekmarkaj u emërua drejtues qarku në Lezhë pa u pyetur anëtarësia

Foto: Flamur Noka, Edi Paloka e Agron Gjekmarkaj në këshillin kombëtar të PD-së, 6 shtator 2024

Tirane - Zhgënjimi i demokratëve të cilët Berisha i ushqen me iluzionin se do të ketë  hapje të partisë, emra apo fytyra të reja si drejtues politik, edhe këtë herë ishte i madh.

 Lista e drejtuesve të 12 qarqeve të Partisë Demokratike nuk përbëri asnjë risi, por kishte emrat e personave të cilët kanë dhënë dhe vijojnë të japin kontribut për të mbrojtur Sali Berishën, kauzën e tij për tu liruar nga 2 ‚non grata‘ e SHBA dhe Britanisë dhe hetimet e SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv 'Partizani'' për të cilën akuzohet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. 

Një nga këta ishte Agron Gjekmarkaj, i cili është zgjedhur nga kryesia e PD-së (më 4 shtator 2024) drejtues i qarkut të PD-së në Lezhë pa u pyetur anëtarësi. Kjo e fundit shprehu hapur zhgënjimin. Madje në një intervistë për Report Tv, ish kreu i PD-së së Lezhës Paulin Marku tha se pas emërimit të Agron Gjekmarkajt  ishin 'pazare apo interesa personale' por jo e demokratëve të grup seksioneve të qytetit. Madje la të kuptohet se demokratët e Lezhës të cilët e mbështetën Berishën që kur nisi nismën e foltores kundër Bashës janë zhgënjyer shumë nga përzgjedhja e një drejtuesi me të cilin nuk ishin takuar asnjëherë.

"Nuk mund të jesh drejtues i një qarku kur nuk ke takuar demokratët e Lezhës nga momenti që merr një mandat deputeti po nga këto demokratë. Ky është vendim kryesia, nëse është cështje pazaresh apo intersa personale nuk i përkasin interesave të demokratëve, e nevojës së qytetarëve të ndershëm për një ndryshim real të politikës në Shqipëri" deklaroi Paulin Marku gjatë intervistës.

Por pse u zgjodh Agron Gjekmarkaj?
E zbuloi Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i PD-së gjatë debateve të nxehta me Myslim Murrizin në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së të 6 shtatorit.

Sipas Flamur Nokës, Gjekmarkaj është ura lidhëse e Berishës me kancelaritë e huaja për të vijuar betejën e tij për të hequr 2 nongratat, nga SHBA dhe Britania e Madhe

Pjesë nga debate me dyer të mbyllura

Myslim Murrizi:  'Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me vote. Erdhën si te bashkuar në diversitet e na u bënë diversante.'

Flamur Noka: '" Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja'

Kjo vërteton se lista e drejtuesve të qarqeve të Partisë Demokratike nuk përbën asnjë risi. Për përzgjedhjen e tyre nuk është pyetur fare anëtarësia dhe as janë votuar,  por janë përzgjedhur për kontributin që kanë dhënë  për ekzistencën e Sali Berishës.

E kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka e mbyll mbledhjen me një  'shkelje syri', si në shkrepjen e kapur nga LSA

Ora 20:37
Murrizi me tone të ashpra në mbledhjen e PD: Ti Flamur i fryn në vesh për listat! Bardhi e Gjekmarkaj diversantë! Kush i votoi

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Myslym Murrizi ka folur me tone të ashpra në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme (6 shtator). Murrizi kritikoi Agron Gjekmarkajn, por në mbrojtje të këtij të fundit doli Flamur Noka. Sipas Nokës, Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. 

Murrizi: Berisha tha "sulm" por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politik, por ke qenë t’i Flamur që i ke fry në vesh. E kemi pare ne media me kohe listën e drejtuesve te qarqeve. Agroni Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht.

Si mund te motivohen demokratet? Ne e nisem foltoren që të ketë vlere vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me vote.Erdhën si te bashkuar në diversitet e na u bënë diversante.

Të vijnë të votohen. Pse drejtuesit politik mos te votoheshin? A do ngjisni ju neper qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bere pazar me Ramen, na e sqaroni. PD duhet te hapet , kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet te flasin të gjithë

Paloka: Qëllimi ynë te mundësojmë qeveri teknike. Askush s’ja u ka hequr te drejtën e fjalës.

Noka; PD ka si baze debatin e brendshëm. Debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm. Postimet ne rrjete sociale kundër figurave te PD -se janë propagande. Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit te PD-se

Mund t’i fryj unë ose dhe ti Myslim por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyre ne një beteje. Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. Jemi bashkuar dhe duhet të bashkohemi edhe me pjesët e tjera. Kemi kërkuar në gjykate që Berisha te njihet si kryetar dhe me pas të kërkojmë në Kuvend bashkimin e Berishës në grupin parlamentar

Ora 20:07
‘S’do dal të them na i vodhi zgjedhjet!’ zbardhen diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

1725643827_saliberisha.JPG

Janë zbardhur disa nga diskutimet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se “nëse Rama na i vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat”.

Ai i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit që ndarjen e drejtuesve në qarqe mos ta shikojnë si sfidë me njëri tjetrin, por të jenë të bashkuar për të rrëzuar Ramën. Ndërkohë anëtari tjetër, Apollon Baçi ka pyetur për listat, si propozoi PD lista te hapura apo të mbyllura.

I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së

Osman Stafa, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD: A e pranonin sfidën që të jeni me poshtë në lista?

Noka: Lista e drejtuesve të qarqeve është kompetencë e Kryetarit të PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund te ngrejë ekipe ndihmese.

I pyetur nga anëtar: Përse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat?

Noka: Është respektuar kërkesa e tij për t'u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Paloka-Osman Stafës: Nëse Rama na u vjedh prap zgjedhjet s’do dal me te them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Në nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat. Nëse na i vjedhin prap jemi ne qe jua kemi vjedhur demokrateve. Ta shohim ne ketë si beteje jete një vdekje. Mos e shihni këtë lojë si sfide me njëri-tjetrin. Te jemi bashke për te rrezuar Ramën. Fushata të jetë lufte, jo në kuptimin figurativ.

Ora 20:06
Mbledhja në PD, Murrizi me tone të larta për të rikthyerit nga Basha: Jorida dikur thoshte fundi i Berishës sot është këtu

1725645728_tabakumurrizi.jpg

Me tone të larta është zhvilluar diskutimi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Myslym Murrizi me tonë të ashpra gjatë mbledhjes ka cilësuar si të pamoralshme bashkimin me të rikthyerit nga Basha.

“Jorida dikur thoshte fundi i Berishës, ndërsa sot është këtu!’- tha Murrizi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/09/2024 04:27

    /Debate te nxehta/ i quani ju keto?! Jo,kjo eshte lufte berrylash per keta,po grinden mes tyre kush do t'i mbaje ombrellen Berishes e kush do t'i beje fresk me shpresen e ndonje shperblimi e /dekorate/,natyrisht qe Berisha i ka /ndersyer/ dhe po i studion,prej ketyre del stafi i fanatikeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?