Nga Berati, ku ka prezantuar prezanton kandidatin e tij për për Bashkinë e këtij qyteti, Zija Ismaili, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Rama ka kapur drejtësinë në vend. Sipas tij rendi dhe siguria në vend janë në dorë të bandave.
“Askush nuk fiton procese gjyqësore përvecc Edi Ramës. Sot rendi dhe siguria janë në duart e bandave të Edi Ramës. Policia nuk ekziston, ligji nuk është ligji i votuar në Kuvend por ligji i mafias, ndaj edhe vritet qytetarja duke punuar dhe plagoset fëmijë në banak”, tha Berisha.
Duke folur për zgjedhjet lokale Berisha tha se emërimet e Ramës për kandidatë të bashkive janë kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha. Ai tha se kandidatët e primareve janë rreze shprese dhe burim drite.
“Krahasoni pak me kandidatët rivalë. Dolën mbrëmë pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku, diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet, ky ishte procesi, ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë. Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha, me byronë e tij politike. Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd”, tha Berisha.
Sipas tij të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin.
“Unë ju jap fjalën ju se, votimi juaj në 14 maj për doktor Zijain do të shndërrohet në një shërbim të madh për të gjithë qytetarët e Beratit. Alda tek hapi këtë takim tha se, ai që lind në Berat është me fat. Nuk ka fat më të madh se sa të jesh banor i këtij qyteti dhe këtij rrethi”, vijoi ish Kryeministri.
Nese ka dijratir be parti she ne pushtet he ti mbas Enver Hoxhes qe behet drejtesine be sure she gjtkatesit vetem kexobin vendimin tend,prandaj USA te beri non Grata secnuk njeh light she demokraci
PërgjigjuBerati dhe gjithe Shqiperia ta jane fut tollumin ne by*e
Përgjigju