Politikë

Berisha nga Berati: Ata që intimidojnë qytetarët në zgjedhje, do shpallen organizatë terroriste, premtimin e ishullit të Osumit e mori lumi, Ramës i ngeli turpi

17 Prill, 19:49| Përditesimi: 17 Prill, 22:37

  • Share

Nga Berati ku prezantoi kandidatët poltikë për këtë qark, kreu i PD Sali Berisha, vijoi paralajmërimin se ata që do të prekin votën e shqiptarëve, do të vihen para drejtësisë dhe do të shpallen organizatë kriminale.  

'Ne do pastrojmë shtëpinë tonë. Po! Do pastrojmë shtëpinë tonë, së pari për të siguruar jetën, pronën, veprimtarinë e çdo qytetari. Edhe këtu, nga Berati, dua t’u them kockave mafioze, ushtarë të së keqes së Edi Ramës që, si hije të zeza rendin për të frikësuar qytetarët. Mbi tokë, vend nuk do keni!
Në shpellat më të thella po të futeni, në galeritë më të thella, do t’u kapin dhe do t’u përplasim përpara ju dhe Edi Ramën, ju dhe Taulant Ballën, ju dhe të gjithë ata që ju ndërsejnë kundër qytetarëve! Harrojeni ju, se ka në botë gjë më të fortë se ligji, më të fortë se qytetari. Ndaj dhe, dijeni mirë, secili prej jush që do të implikohet me instimidim për qytetarët në zgjedhje, do të shpallet organizatë terroriste, do të trajtohet si organziatë terroriste, me të gjithë forcën e ligjit. Miq, pastrimi i shtëpisë kërkon që edhe ky luks verbues, i këtyre ministreshave dhe ministrave, që dalin në shesh si të jenë sulltanesha të Zululandit', tha ai.

Berisha u ndal tek premtimet e bëra nga PS për këtë qytet, të cilat sipas tij nuk janë mbajtur. Teksa sulmoi kryeministrin Edi Rama, Berisha tha se premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi.

‘Të dashur miq, ditët po na afrojnë një datë të madhe, një ngjarje të madhe, një datë që do ndajë eopkat, do ndajë narko-diktaturën, do ndajë 12 vite, në të cilat shqiptarët u larguan nga Berati, u larguan nga trojet e tyre sa kurrë ndonjëherë në tërë historinë qindra e qindra vjeçare. Pra, po shkojmë drejt një vendimi të madh, që çdo qytetare dhe qytetar i Beratit, i këtij qarku dhe tërë Shqipërisë do marrë më 11 maj për t’u ndarë me një të keqe e cila dëmtoi kombin, zbrazi Shqipërinë, pakësoi shqiptarët sa asnjë luftë, sa asnjë epidemi, sa asnjë fatkeqësi në tërë historinë e tyre.

Miq, sot është një moment për t’u përulur me nderim të madh shumë, para baballërëve, gjyshërve, stërgjyshërve tuaj, të cilët këtu buzë Osumit ndërtuan një kryevepër madheshtore, siç është qyteti juaj. E vendosën Beratin në kurorën e trashëgimisë së qytetërimit botëror. Berati madhështor është vepra e tyre e pavdekshme, e përjetshme.  Berati madhështor është frymëzim i madh për çdo shqiptare dhe shqiptar , për çdo beratase dhe për çdo beratas, për të bërë çdo gjë, për t’u ngritur në lartësinë e kësaj madhështie që trashëgojmë ne në këtë qytet. Pra, Berati, diamant në kurorën e kulturës botërore, këto 12 vite njohu braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje. Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishillit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi’, tha ai.

Berisha tha nëse ai do të vij në pushtet do të realizojë premtimin për minimumin jetik, si edhe do të bëjë 5 herë më shumë vepra publike se janë bërë në këto 12 vite qeverisje të PS.

‘Pensionet i dini vet se ku janë, nga 760 mijë pensionistë, ku rreth 57 për qind e tyre janë me pension jo të plotë. Janë me pensione që s’ju mjaftojnë as për ilaçe. Qeveristë rrisin pensionet dhe rrogat e ulëta. Tani që ne kemi bërë premtimin për minimumin jetik që do ta vendosim në 100 ditët e para, ku çdo shqiptar dhe pensionistë dhe çdo jetim student do të marr 200 euro, sot thoshte se do ta bëjmë pensionin minimal 200 euro në 2030, ai s’ka respekt për shqiptarët ky se kupton se është poshtërim për atë që ka punuar 45 vite dhe nuk blenë dot as ilaçet. Do bëjmë rrugë dhe vepra publike 5 herë më shumë se kanë ndërtuar këta në 12 vite, sepse këta kanë vjedhur në mënyrë të tmerrshme’, tha ai.

Kreu i PD u zotua para qytetarëve beratas se do t’ju kthejë paratë që iu janë vjedhur në këto vite. 

Ndaj dhe ne, vijmë tek ju qytetare dhe qytetarë të Beratit, të të gjitha bindjeve politike qofshit, vijmë tek me një zotim solemn, se nuk do bëjmë gjë tjetër vetëm t’ua kthejmë para ju, paratë që qeveria merr nga ju. Po pse u trefishua pensioni i malazezit? Si u trefishua në 12 vite? Thjesht. Qeveria e Malit të Zi iu ktheu qytetarëve paratë e taksave që iu merrte. Po. Ligji më elementar për një qeveritar është kur ndan buxhetin, do të thotë, kjo përqindje do t’u kthehet atyre që japin buxhetin. Çfarë bënë këta? I dini vet pensionet, nuk po i numëroj këtu se ku janë. Por një gjë u them. Nga 760 mijë pensionistë, 57% e tyre janë me pension jo të plotë. Pra, janë me pension ndën 170 euro. Pra, janë me pension, siç e tha shumë bukur, që nuk mjaftojnë aq për ilaçe, që nuk mjaftojnë për kafshatë. A u bë këtu një padrejtësi e jashtëzakonshme? Me mijëra e mijëra familje, nuk përballonin dot në sofër fëmijët e tyre më, dhe detyroheshin t’u thonin: ndiq fatin tënd bir, ose bijë', tha ai. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?