Politikë

Berisha nga Borshi: Rama pas çdo batute që bën fsheh një vjedhje, është një maskim për të hequr vëmendjen

24 Prill, 13:44| Përditesimi: 24 Prill, 14:48

  • Share

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me banorët e Borshit në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit.

Berisha është ndalur tek fushata e kryesocialistit Rama, duke thënë se batutat e tij, që të bëjnë për të qeshur, janë një mjet për të fshehur dhe maskuar situatën e rënduar të qytetarëve. Kryedemokrati tha se pas çdo batute Rama fsheh një vjedhje.

“Fushata e tij, le ta quajmë ‘fushata e batutës’, sepse ai ka një kulturë të reduktuar, e tëra i vjen nga realizimi socialist dhe përdor batuta nga filmat e asaj kohe; por problemi është këtu: çfarë fshihet pas batutave të tij. Dëgjoni,miq: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën të qeshësh, ndërkohë të fut dorën dhe të ka marrë kuletën. Mos harroni se prapa çdo batute të tij fshihet një vjedhje. Ti vërtet buzëqesh kur ai thotë ‘zhapik’, ‘hardhuca’, por ai fut dorën në xhep dhe vjedh. Nuk është batuta që fut njerëzit në punë, por ajo është për maskim; nuk është batuta ajo që i ndihmon pensionistët, por ajo fsheh gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen.”-tha Berisha 

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?