Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij ka disa ditë pa gjumë dhe mundohet të prish figurën e Chris LaCivita, këshilltarit të fushatës së demokratëve.
Berisha tha se pasi dështoi me takimet e organizuara me zonjat durrsake dhe tiranase, Rama merret me arkitektin e rikthimit të Sali Berishës në pushtet.
Sali Berisha: Këtu në Durrës filloi, këtu në Durrës në një nga sallat e Durrësit, u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës.
Aty ai mblodhi zonjat, nëna, motra, gra, dhe donte të tregonte para shqiptarëve se epërsia e tij, ky mizogen që është kryeministri më mizogen i Europës.
Donte të paraqitej se kam mbështetjen masive të grave.
Çfarë i ndodhi? Gratë e bojkotuan. Kishte parashikuar aktivitet kombëtar. Meqenëse nuk e kam në iPad, por e kam në telefon, nesër do publikoj se çfarë tha ai pas dështimit me gratë në Durrës.
Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij, epo kjo nuk na shkoi mirë, na pa syri i keq. Në fakt, syri i keq më i keqi është ai.
Një nderim të gjitha për ato gra dhe vajza që e bojkotuan atë. Ato nëna dhe motra, ato nëna të cilave ua hoqi fëmijët nga sofra dhe i detyroi t’i nisin në rrugët e botës se nuk u del kafshata.
Ato nëna të cilave ua ndërpreu fëmijëve shkollën me mesataren e tij.
Ato nëna, fëmijëve të të cilave u ofroi drogën dhe krimin.
U treguat nëna të vërteta shqiptare që e bojkotuat.
Miqtë e mi, por e nesërmja në Tiranë. Ia thanë sheshin. Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës.
Nderim, nderim socialistëve të Tiranës, nderim qytetarëve të Tiranës që e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej narkodiktatorin dhe i dhanë atë që meritonte.
Komente
