Politikë

Berisha, nga farsa elektorale te eksportet: Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 4 mln lekë, e garantoj se nuk do i gëzojë! INSTAT gënjeu

19 Gusht, 13:05| Përditesimi: 19 Gusht, 14:54

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike shënjestroi në konferencën e sotme atë që e cilësoi mashtrimin e qytetarëve me shifrat e ekonomisë shqiptare nga Qeveria dhe INSTAT, eksportet e vendit.

Në deklaratën para gazetarëve, ku pika të tjera ishin kryeministri Rama, kartelet e drogës dhe farsa zgjedhore e 11 majit, ai tha:

“Rama dhe INSTAT fshehën dramën e madhe të eksporteve, gënjyen qytetarët. Po fshehin dramën e ekonomisë shqiptare. Mallrat tranzit të Kosovës i cilësojnë si eksportet tona. Është ekonomia e narkoeuros, narkondërtimi. Nafta në Durrës merret me autobote”, tha Berisha mes të tjerash.

Por ai kaloi shpejt tek kreu i qeverisë, Edi Rama, duke u shprehur se ndërsa vendi vuan nga zjarret, ai i cakton vetes një pension 4 mln lekë.

“Vendi digjej nga zjarret, por Rama i caktoi vetes pensionin 4 mln lekë. Nuk do i gëzojë, e garantoj. Pensioni më i lartë në histori. Mbi 30 herë më e lartë se mesatarja, madje edhe se e vendeve të tjera. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit, pensioni i tij”, tha kreu i selisë blu.

Më tej Berisha iu rikthye zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimeve për farsën elektorale të qeverisë, duke shfaqur pamje nga dy qendra votimi, njëra prej të cilave në Zall-Bstar të Tiranës, ku tha se është votuar nga dy herë dhe madje nën diktimin e patronazhistëve socialistë.

Berisha u pyet nga gazetarët edhe për raportin përfundimtar të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, por ai u përgjigj shkurtimisht:

“Raporti ynë është në përfundim dhe do i shpërndahet të gjitha kancelarive përkatëse nëpërmjet rrugës elektronike”.

Në lidhje me sezonin turistik Berisha akuzoi përsëri qeverinë dhe institucionet në varësi të saj për mashtrime me shifrat, ku tha se:

“Ata i numërojnë edhe udhëtarët si turistë në Rinas”.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?