Politikë

Asnjë fjalë për paratë, Berisha për kontratën e lobimit 6 mln dollarë: Rama është tmerruar se morëm avokatin e Trump

27 Prill, 20:12| Përditesimi: 27 Prill, 22:30

  • Share

Kreu i PD, Sali Berisha nga takimi në Kuçovë reagoi mbi kontratën e lobimit në SHBA duke thënë se mori avokatin e Trump dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën.

Nga Kuçova ku u ndal për takimin elektoral të radhës, Sali Berisha foli për herë të parë për kontratën e lobimit në SHBA. Pa dhënë detaje mbi burimin e 6 milionë dollarëve që do t’i paguajë kompanisë së njerëzve të afërt të Trump, Berisha tha se kjo kontratë e ka bërë me dhimbje koke kundërshtarin Edi Rama. 

Berisha deklaron se Rama është i trembur edhe për rezultatin e 11 Majit, për shkak se PD ka drejtues të fushatës një tjetër njeri të Trump.

"Kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të Presidentit Donald Trump, Chris LaCivita, i ra kokës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencën e shtypit. Por miq, këto dy ditë është i tmerruar më shumë, sepse Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari dhe votës së lirë të shqiptarëve, avokatin e Presidentit Donald Trump."-tha Berisha.

Berishës dhe LaCivita iu kushtua një këngë nga grupi muzikor ‘bilbilat e Vrionit.

“Shkrepi dielli e drita, se ç’na vjen Lacivita”/ ‘Bilbilat e Vrionit’ në Kuçovë i

O Doktor tu befsha ferë, /Merr pushtetin dhe njëherë, /Krah për krah me Lefter.

Më tej Berisha premtoi grante për sipërmarrësit e rinj, mbulim të interesave për kredi banese dhe subvencione për punësim.  Ai theksoi është i orientuar bashkë me demokratët drejt ringritjes ekonomike të vendit përmes fuqizimit të brezit të ri.

Ne garantojmë se shkollimi i fëmijëve tanë do të zhvillohet në kushte moderne, në shkolla të pajisura me teknologji të reja dhe me cilësi të lartë. Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin dhe do të heqim mesataren si një pengesë absurde që i ndalon të rinjtë të hyjnë në universitete. Përkundrazi, dyert e universiteteve do të jenë të hapura për të gjithë, dhe pas diplomimit, çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë do të mbështetet nga qeveria me një vit sigurime shoqërore të paguara për çdo të ri të punësuar.

Qeveria do të ofrojë grante për çdo biznes dhe startup të të rinjve tanë.
Do të vendosim grante për çdo kredi për banesë, në mënyrë që çdo çift i ri të ketë mundësi të ndërtojë jetën në vendin e tij. Do të mbulojmë deri në 30 mijë euro interesat e kredive, dhe për familjet që sjellin në jetë fëmijën e tretë, shteti do të marrë përsipër shlyerjen e plotë të kredisë.

Gjatë të dielës Berisha ishte edhe në Selanik ku u kërkoi emigrantëve të mos hedhin asnjë votë për Edi Ramën, pasi ai është përgjegjës për largimin masiv të shqiptarëve.

Ora 20:51
Berisha: Në ditën e parë të qeverisjes, Partia Demokratike do ta grisë Ballkanin e Hapur

 

Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka folur nga Kuçova për problemet e fermerëve.

Ai u ndal te produktet bujqësore që sipas tij vijnë nga Serbia. Edhe lidhur me këtë, tha se në ditën e parë të qeverisjes do të grisë marrëveshjen e Ballkanit të Hapur.

"Liljana para jush këtu paraqiti me të drejtë gjendjen tejet të vështirë të fermerëve shqiptarë.  Ju duhet ta dini se, pasi firmosi si argat i Vuçiçit ‘Ballkanin e Hapur’, 80 përqind e prodhimeve bujqësore në tregjet shqiptare vijnë nga Shumadia dhe Banata, dhe hyjnë pa doganë.Në Shqipëri nisi një therje masive e bagëtive. Subvencioni që ju merrni është 1/5 e asaj që merr fermeri në Maqedoninë e Veriut, është 1 e 7, ose 1 e 8 e asaj që merr fermeri në Serbi. Është 1 e 4 apo e 5 e asaj që merr fermeri në Kosovë. Merr fund.Dhe ç'bëri Edi Rama këtë vit, më falni. 8 miliardë euro për 380 mijë fermerë, të cilët japin 20% të prodhimit të brendshëm, të cilët punësojnë 500 mijë shqiptarë. Sa dha? Dha gjithsej 57 milionë euro, nga të cilat fermerët marrin subvencion 32 milionë. Fjala ime e nderit, se kjo shumë do të 5-fishohet. Po. Se ju për çdo njësi prodhimi, serë, arë apo çfarëdo që qoftë, për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbajtur, do të financoheni njëlloj siç financohen fermerët e vendeve përreth. Pra, do të 5-fishohet subvencioni dhe ju garantoj se prodhimet tuaja do të mbrohen në sezon. Se Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe se taksa armiqësore ndaj fermerëve shqiptarë, taksa simetrike e TVSH-së, merr fund. Taksa do të jetë në blerje dhe shitje, sepse duhet që ju ta merrni mbrapsht TVSH-në dhe jo grosistët."-tha Berisha. 

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?