Politikë

Berisha nga Mirdita, heq kapelen dhe vendos qeleshen: Rama bën premtime të rreme, largoi masivisht shqiptarët

4 Maj, 19:33| Përditesimi: 5 Maj, 00:30

  • Share

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të përmbylljes elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, mitingun në Mirditë. Kreu i PD-së është parë ndryshe në këtë miting, ku në vend të kapeles ka vendosur një plis të cilën ia ka dhuruar një vajzë mbështetëse. 

Berisha foli në fillim të fjalës së tij për fenomenin e largimit të shqiptarëve. Berisha tha se nga viti 2007 deri në 2014 Shqipëria ka pasur rritje të popullsisë, më pas ka pasur një largim masiv.

"E vërteta është kjo: që deri në vitin 2014, nga viti 2007 deri në vitin 2014, Mirdita, Lezha, Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit, sepse kishte shpresë se Mirdita bëhet, se Shqipëria bëhet. Se i riu dhe e reja mund të realizonin ëndrrën e tyre shqiptare, ëndrrën e tyre mirditore. Më pas, nga 2014 deri më 2023, u larguan aq shumë shqiptarë nga Shqipëria, sikur të ishte një luftë. Sepse u “vranë” nga mungesa e pasigurisë dhe shpresës."-tha Berisha.

Më pas Berisha ka komentuar dhe premtimet e kryesocialistit Rama të cilat i ka quajtur të rreme. 

"Ka tre ditë që Edi Rama me thesin e rrenave në shpinë, qarkullon nga një qytet në tjetër.  Ai vërtetë ndau para për rrugë, por e vërteta është se vodhi minimumi 90% të tyre. Isha dje në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjerë. Ajo rrugë miqtë e mi, që nuk ka një të dytë më atë gjerësi, ka kushtuar 2.4 milionë euro kilometri. Dhe kushtoi kaq, se na dolën probleme me habitatin e shpendëve dhe u detyruam të bëjmë ndryshime në projekt. Kurse ky zotëri, me 20 km rrugë ka 20 mln euro kilometrin."-tha Berisha. 

Ora 20:21
Berisha: Edi Rama beson tani se duke shpërndarë rrena, do mundë të bindë shqiptarët

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në qytetin e Mirditës, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik dhe abuzim me fondet shtetërore. Berisha deklaroi se Rama po përpiqet të mashtrojë qytetarët me suksese imagjinare, duke shëtitur qytet më qytet me thesin e rrenave në shpinë.

Gjithashtu Berisha kërkoi të rrisë ndërgjegjësimin qytetar mbi mënyrën se si sipas tij, kjo qeveri po i largon shqiptarët nga vendi i tyre.

"Ka tre ditë që Edi Rama me thesin e rrenave në shpinë, qarkullon nga një qytet në tjetër.  Ai vërtetë ndau para për rrugë, por e vërteta është se vodhi minimumi 90% të tyre. Isha dje në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjerë. Ajo rrugë miqtë e mi, që nuk ka një të dytë më atë gjerësi, ka kushtuar 2.4 milionë euro kilometri. Dhe kushtoi kaq, se na dolën probleme me habitatin e shpendëve dhe u detyruam të bëjmë ndryshime në projekt. Kurse ky zotëri, me 20 km rrugë ka 20 mln euro kilometrin. 31 mln euro rindërtimi i rrugës tek sheshi ‘Shqiponja’ 1 km. 17 milionë euro kilometri në unazën e Tiranës. Pra çfarë bëri ky. Ky paratë e rrogave tuaja, paratë e pensioneve i kaloi në rrugë për ti vjedhur. Kjo është e vërteta. Ku i çoi tjetër paratë? 130 mln euro djegësi i Tiranës."-tha Berisha. 

Ora 19:43
Berisha shfaqet me qeleshe në takimin e Mirditës (VIDEO)

 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme  takim elektoral në qytetin e Mirditës ditën e sotme për të përmbyllur fushatën elektorale të 11 majit në zonë.

Berisha është shfaqur këtë herë me një plis  në kokë të cilën ja ka dhurar një vajzë e pranishme në miting. 
 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bardhi: 04/05/2025 20:01

    Mos u mundo tua faturosh te tjerve.Vendin ne lufte e ktheve ti berish qe sduam as emrin te mos ta degjom e mos ardhesh kurre qe te na dalesh ne tv se na merove kalamajt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?