Sali Berisha në Shkodër

Berisha nga Shkodra për 32-vjetorin e masakrës së 2 prilli: Asnjë votë për Partinë Demokratike, është votë për Edi Ramën

2 Prill 2023, 12:06| Përditesimi: 2 Prill 2023, 17:30

  • Share

Nga Shkodra, ku mori pjesë në një ceremoni të zhvilluar nga Bashkia e këtij qyteti për 32-vjetorin e masakrës së 2 prilli, ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve që askush të mos votojë PD-në zyrtare. Ai tha se çdo votë për ‘binomin Basha-Alibasha është votë për Edi Ramën.

“Partia Demokratike është e sigurt se do të dalë fitimtare. I garantoj shqiptarët për vendosmërinë tonë për t’i rikthyer shqiptarëve demokracinë.  Binomi Basha Alibasha përbën shëmtirën më të madhe të historisë politike të Shqipërisë, pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata është votë për Edi Ramën. Ata s’kanë merituar asnjë besim pasi në radhë të parë shkelmojnë veten e tyre, sillen si pengje pa asnjë lloj vlere”, tha Berisha i shoqëruar nga kandidati i koalicionit të Ilir Metës në Shkodër, Bardh Spahia. 

Duke folur në ceremoninë për 2 prillin Berisha tha se përulet me respekt ndaj të vrarëve.

“Së pari, unë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për familjarët e të rënëve që janë sot midis nesh në këtë 32 vjetor të martirizimit të bijve të tyre. Sot në zemrat tona, në mendjen tonë, bijtë tuaj dhe të Shkodrës, në zemrat e mbarë qytetarëve të Shkodrës dhe njerëzve liridashës kudo, ata janë dhe mbeten më të gjallë se kurrë. Ne përulemi sot me nderimin më të madh para sakrificës së tyre. Para sakrificës së Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës. Të rinj të cilët, 32 vite më parë mbushën këtë shesh për të protestuar paqësisht për votën e lirë. Për të protestuar kundër një diktature, e cila në një akt barbar zgjodhi kremtojë votën e rrëmbyer, zgjedhjet e rrëmbyera, me një masakër që Shkodra nuk e kishte parë në histori. Në breshëritë e falangave terroriste, të partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit”, tha Berisha. 

Berisha i konsideroi njësoj si zgjedhjet e 22 marsit 1992, zgjedhjet e 14 majit. 

"Ne nderojmë martirët e 2 prillit në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Njësoj si zgjedhjet e 22 marsit, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Janë zgjedhje në të cilat përballen monizmi i egër i bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën, me idealet e lirisë së shqiptarëve, me vullnetin e tyre të hekurt për të rivendosur pluralizmin, për të rikthyer në Shqipëri demokracinë. Shkodra mbeti gjithnjë besnike e idealeve të veta të lirisë. Mbeti bastion i pamposhtur i demokracisë dhe vlerave të saj. Kam bindjen më të madhe se 14 maj do të jetë përsëri triumfi i idealeve të lirisë të qytetarëve shkodranë. Kam bindjen dhe ftoj shqiptarët kudo që janë të frymëzohen nga sakrifica sublime e martirëve të 2 prillit, nga qëndresa e qytetarëve të Shkodrës, nga besnikëria e tyre e palëkundur në asnjë rrethanë. Ndaj vlerave dhe idealeve të lirisë të qytetarëve",  tha ish-Kryeministri. 

Si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/04/2023 02:46

    Kush e mendonte qe do te vinte nje dite dhe pikerisht ne Shkoder,Berisha do t'i bente thirrje turmes qe te mos jape asnje vote per PD ?!

    Përgjigju
  • sara: 02/04/2023 19:34

    po ik ore berishe mos na cmend kot m kot

    Përgjigju
  • torishkoder: 02/04/2023 19:13

    o naqe ke maru pune ti per ket jete vec hajt nisu per anej nga ke ardh

    Përgjigju
  • Ilir përsërite fjaline poshte: 02/04/2023 18:29

    NON GRATA nuk fiton. Nuk po gjeni njeri qe të shitet per ju. Rrini aty ku jeni deri sa sponsorët t'ju hedhin ne kosh.

    Përgjigju
  • Kjara: 02/04/2023 18:22

    Asnje fitore sdo keni ju te PD-se

    Përgjigju
  • Tea: 02/04/2023 18:21

    Sheh endrra me sy hapur Saliu

    Përgjigju
  • Meri: 02/04/2023 17:50

    Krimineli u kthye ne vëndin e krimit.

    Përgjigju
    • e drejta: 03/04/2023 10:48

      FIKS FARE

  • Flori: 02/04/2023 17:23

    sdo fitoni ne asnje bashki te vendit

    Përgjigju
  • joni: 02/04/2023 17:22

    mos shpreso kot se i humbur do dalesh

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 02/04/2023 16:45

    Si sot 32 vjet me parë si u krijua pd u varros po sot nga ai qe e krijoj. Ska ma as pd as 2 prill.

    Përgjigju
  • joni: 02/04/2023 14:57

    saliu eshte mashtrusi me i madhe

    Përgjigju
    • Duriet: 02/04/2023 15:31

      22 marzo dita me e zeze per shqiperine, aty e themelua nga ambasadori Rajerson,Sali Berisha me pardesyt e bardha dita ku hodh Fara e vjedhjes se votes.,Thirrje per ish oficeret e ushtrise,ne se u ka mbetur ndonje pike atdhedashurie te tregoj sa vota kane hedhur neper kutine e votimut me 22 mars me ushtaret e tyre neper kutija votimi ka ushtarin qe ka votue 15 vere. Dhe te gjith sta qe ndihmuan sot jane ne Amerike. po te mos kishte ndodhur kjo,Shqiperia sot do te ishte krejt tjeter,dhe shqipetaret do jeton ne vendin e tyre si gjith ballkanasit.TE I U RROJE "partia famekeqe dhimokratike."

  • Nora: 02/04/2023 14:54

    Aman o sali akoma sje lodh nga humbjet qe vazhdon akoma?

    Përgjigju
  • Loce Shkoder: 02/04/2023 14:12

    Ti more i namun Berish je per tu kall i gjalle ne turr te druve.

    Përgjigju
  • Shkodër: 02/04/2023 14:11

    Babai i atij që ka në krah Berisha, ishte ideatori dhe pishtari i zjarrit që dogji dhe vrau Shkodrën më 2 prill 1991. Kjo vërtetohet nga eksponentët e Sigurimit të Shtetit që gëlojnë sot e kësaj dite në politikë dhe pushtet.

    Përgjigju
    • 007: 02/04/2023 16:44

      Babai i Bardh Spahise ka qene bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit.Ai se bashku me Pjeter Arbnorin Azem Hajdarin dhe krykriminelin Berishe organizuan 2 prillin dhe vrane e 4 e plagosen te tjere e fajin tua hidhnin te tjereve…

  • daku: 02/04/2023 13:20

    sa heronj do te kete demokracia shqiptare!! pasi komunistet jane kthyer prape ne pushtet. dihet qe dhuna dhe rremuja favorizojne qeverine sepse ofron stabilitet ne syte e europes. amin Zoti shpetohte shqipatet nga shqiptaret

    Përgjigju
  • Sifi: 02/04/2023 12:43

    Harroje 22 marsin se nuk votuan per PD shqiptaret por shpirrjen e diktatures.Sa per 2 Prillin iken ne boten theter deshmitaret kryesor prandaj leri ata djem nenash qe u vrane mbrapa shpine dhe dojtor Soahia nuk lejoi autopsine .Ata djem deshmite ishin demokratet e vertete

    Përgjigju
  • Sofia: 02/04/2023 12:41

    Nuk merret me njeri me ty,se e di mire ky popull ca krimineli je

    Përgjigju
    • Doda: 02/04/2023 14:05

      Kriminel to dhe fjale kriminel kryetari I bashkise

  • Arla: 02/04/2023 12:40

    Te kot e ke o berish se nuk te voton me njeri ty

    Përgjigju
    • Italja si moter: 02/04/2023 12:51

      2 prilline bere vete o sale ,vrave 4 djem te rinj per te mare pushtetin siç bere edhe me azem kontrabandistin .nuk ju voton njei as ty as ilirin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?