Berisha nga Shkodra: Po prekët votën, përballeni me revolucion

26 Shkurt 2022, 14:37| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 14:50

  • Share

Sali Berisha u rikthye në Shkodër me të njëjtat akuza për 2 kundërshtarët e tij politikë. Ai tha se dhunuesit e zgjedhjeve, do të përballen me revolucion.  Berisha tha se pas zgjedhjeve në të ardhmen forca të tjera opozitare do t’i shtohen Komisionit të Rithemelimit të PD-së.  

 "Në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë revolucionin tonë demokratik. Unë nuk i kam kundërshtuar kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë. Në vitin 2001, raporti i ODHIR u përmbys me dokumentet që paraqitëm ne. “Shtëpia e lirisë” është aleancë elektorale. Por edhe po të mos ishte kjo ne në koalicion do të ishim dhe unë dua t’ju siguroj se sapo të përfundonim problemet e ristrukturimit do të kalonim në zgjerimin e frontit me forca të tjera që duan të qëndrojnë si opozitë e vërtetë. Ky front me këtë emër është elektoral por pa zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë", tha Berisha.

Lidhur me shpenzimet e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Berisha tha se nuk kanw njw marrwveshje financiare si koalicion dhe se takimet mbulohen pa ndihmën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.  

"Të imagjinosh që “Shtëpia e lirisë” të dalë e treta është si të imagjinosh një popullsi eskimeze në shkretëtirë. Nuk përgjigjem dot për gjërat që nuk mund të ndodhin. Sa i përket buxhetit ka një fond transparent me shpenzime modeste që do të jetë i hapur për t’u kontrolluar nga kushdo me transparencë të plotë. Nuk kemi marrëveshje financiare si koalicion. Secili e bën fushatën vetë. Nuk ka bashkërendim financiar', tha Berisha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sfn: 27/02/2022 01:42

    Pse duhet qe Shqiperia te degjoje perseri pordhet e tua o SB? Nga pushteti u hoqe ne 97-ten me hir e pa hir. Ushtrine e sh*erdheve. Zgjedhjet i humbe perseri ne vitet ne vijim, pse je ende ne politike dhe deri kur duhet te degjojme pellitjen tende? 5-6 tendera ka Shkodra. Ca k*rin doni ne Shkoder? Cfare do beje Bardh Spahia qe s’e kane bere kaqolat e tjere qe ke patur? Shpresoj te arrish ne ate fazen perfundimtare te nje njeriu ore morr! O bardh spahia, sa leke paguve qe konkurentat te dorehiqeshin? Me cfare i kercenove?

    Përgjigju
  • zefi: 26/02/2022 17:26

    E mor Sllobodan ti vetem te vrasesh dhe te vjedhesh di prandaj u bere NON GRATA.... U plake dhe su poqe nga vrasjet dore nuk hoqe.... Kaq budallenj i di shkodranet ti mor plere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?