Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Shkozeti këtë mbrëmje se kandidatja e PS për Durrësin, ka abuzuar me taksat e qytetarëve ndërsa theksoi se ajo ka disa hesape morale për të larë me firmat që ka hedhur si kryeeksperte për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019, që më pas u shembën nga ai i datës 26 nëntor. Berisha deklaroi se dosja e cila është në prokurori mund të mbyllet, por shpirtrat e atyre që s’jetojnë më nga tërmeti, do të kërkojnë drejtësi dhe s’do të gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan, që u treguan të papërgjegjshëm nuk vendosen përpara ligjit.
“Janë ato ndërtesa që kanë firmën e saj, të cilat morën jetë njerëzish. Kjo dosje është në prokurori. Prokuroria e Edi Ramës edhe mund ta mbyllë atë, por shpirtrat e atyre që s’janë më bëjnë thirrje për drejtësi dhe nuk gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan, që u treguan të papërgjegjshëm nuk vendosen përpara ligjit. Shumë e shumë zonja të tjera të PS kishin të drejtë dhe mund të kërkonin votën, kurse ajo s’ka asnjë të drejtë. Zonja Sako këto dy vite që drejton bashkinë, ju jeni dëshmitarë që në televizione janë dhënë kronika, ku qytetarët denoncojnë padrejtësitë e saj. Mosdhënien e granteve e ndihmave sipas përkatësisë partiake. Ka shkelur ligjet e vendit për ndihmat e tërmetit. Së fundmi Sako del direkt e implikuar në aferën e djegësave, nga taksat tuaja ka vendosur 10 milionë në atë aferë, përveç kësaj, edhe pas shpërthimit të skandalit të inceneratorëve, dy javë më parë ka disbursuar 200 mijë euro për banditët e kësaj afere.”-tha Berisha.
Lajmi kryesor: