Politikë

Berisha nismë ligjore që njeh vetëm 2 gjini, Kristi Pinderi: Po përpiqet të fshijë atë që e firmosi vetë

29 Janar, 21:55| Përditesimi: 29 Janar, 22:05

  • Share

1738184371_kristi.JPG

Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar ditën e sotme se do të dorëzojë në Kuvend ligjin që njeh vetëm 2 gjini.

Pas këtyre deklaratave, ka ardhur një reagim nga aktivisti i komunitetit LGBTI Kristi Pinderi, i cili thotë se Berisha kur ka qenë kryeministër ka miratuar një ligji i cili njeh personat transgjinor, ndërsa tani kërkon që të fshijë atë që e firmosi vetë.

"Sali Berisha është i vetmi kryeministër në historinë e Shqipërisë që, në vitin 2010, ka projektuar, mbështetur dhe miratuar Ligjin Kundër Diskriminimit, një ligj që njeh identitetin gjinor (personat trasngjinorë) si një nocion të rëndësishëm ligjor. Dhe për këtë, emri i Sali Berishës do të mbetet gjithmonë si një asterisk në historinë politike të lëvizjes queer dhe trans në Shqipëri, jo si mbrojtës i të drejtave, por si një politikan që sot po përpiqet të fshijë atë që e firmosi vetë. Një njeri i kontradiktave të mëdha shpesh absurde: një komunist dhe sekretar partie që u deklarua antikomunist i epur, një mbrojtës i demokracisë në fillim të viteve 90, dhe shkelësi më i madh i saj mes atyre viteve e në vazhdim, një burrë që erdhi për herë të dytë në pushtet duke premtuar luftë të pandashme ndaj korrupsionit, e që iku nga ai pushtet për shkak të korrupsionit galopant që lejoi përfshirë familjarët e vet. Dhe së fundmi një politikan që njëherë voton ligjet më përparimtare të Shqipërisë karshi komunitetit LGBTI+ e pastaj i përdor po ato për tu bëre faktor në një skenë, ku nuk është më aktor protagonist’, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2


S.B/S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?