Politikë

Berisha 'non grata' në SHBA, ish ambasadori Arvizu: Kjo është një bombë për politikën shqiptare

20 Maj 2021, 16:26| Përditesimi: 20 Maj 2021, 16:29

  • Share

Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA ka sjellë reagime të shumta në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Ky vendim është komentuar edhe nga ish ambasadori i SHBA-së në vendin tonë Aleksandër Arvizu, i cili tha shkurt se ky vendim është një bombë për politikën shqiptare. Aleksandër Arvizu ka shërbyer si ambasador në vendin tonë në vitet 2010 dhe 2014.

 “Vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare”, tha Arvizu shkurtimisht për MCN

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur edhe dje kësaj deklarate nga Blinken duke theksuar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion, ndërsa tha se SHBA të bëjë publike faktet.

Komento

Komente

  • Edm: 20/05/2021 16:46

    Mir ta ben me behet qefi per ty , kshu esht kur jep dorheqje te qellimshme , na le ne opozite 12 vjet dhe nuk i dihet fundi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?