Berisha 'non grata' nga Britania e Madhe: Të dorëzojnë provat e akuzave që kanë ngritur kundër meje

22 Korrik 2022, 12:39| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 14:01

  • Share

 

Pas shpalljes 'non grata', Sali Berisha i kërkon autoriteteve britanike që të dorëzojnë faktet e akuzave që kanë ngritur ndaj tij për lidhje të qartë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

"Në përfundim, ftoj autoritete britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje. Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha e konfirmon: Britania e Madhe më shpalli 'non grata'! Lidhje të qartë me grupet kriminale dhe korrupsion! I kujtohet afera me Damir Fazlliç


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?