Geri Kokalari, një nga shqiptaro-amerikanët më të njohur në ambientet mediatike dhe politike në SHBA, mbështet fuqimisht vendimin e DASH për shpalljen e Sali Berishës dhe familjes së tij 'non grata'. Për Kokalarin ky vendin ishte i duhuri, madje i vonuar, dhe se DASH duket të dorëzojë të gjitha provat në drejtësinë shqiptare në mënyrë që të nis një hetim penal ndaj Berishës. Në lidhje me padinë e Berishës ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, Kokalari e cilësoi absurditet, por edhe se do të ketë të njëjtin fat si padia që i biri i tij, Shkëlzen Berisha bëri ndaj Simon & Schuster, botuesin e “Qentë e luftës”, gjyq të cilin e humbi. Në këtë libër flitet për rolin e Shkëlzen Berishës në çështjen Gërdeci.
Akuzat Geri Kokalari i ka pasur edhe për Ilir Metën për të cilin tha se do të jetë personi i radhës që do të shpallet i padëshiruar nga SHBA. Ai tha se Meta është i përlyer në korrupsion dhe se betimet e tij se është i pafajshëm edhe para një pirg Biblash, nuk e beson kush.
Sa i përket mbrojtjes që Meta i bën Berishës, për Kokalarin “zogjtë e të njëjtit lloj, fluturojnë së bashku”.
Intervista e plotë e Geri Kokalarit për gazetën Sot
-Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli të padëshiruar ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar për korrupsion. Pse erdhi ky vendim dhe a ishte i drejtë sipas mendimit tuaj?
Sipas mendimit tim, shpallja e Sali Berishës si person non grata, nga Departamenti i Shtetit është i merituar, por që gjithsesi është vetëm një hap në drejtimin e duhur. Sipas mendimit tim duhet bërë më shumë. Nëse Shtetet e Bashkuara janë serioze në angazhimin e tyre për pastrimin e Shqipërisë, atëherë Departamenti i Shtetit duhet të tregohet transparent në lidhje me provat që posedon dhe të ushtrojë presion ndaj qeverisë shqiptare që të përdorë atë informacion për të hetuar Berishën, ndërkohë që i siguron gjyqësorit shqiptar provat e nevojshme për të ndihmuar në hetimin penal ndaj tij.
-Berisha pretendon se nuk ka prova kundër tij. Ju si njohës i mirë i politikës amerikane mendoni se Departamenti i Shtetit do ndërmerrte një veprim të tillë pa prova?
Megjithëse përshëndes deklaratën e fundit të Departamentit të Shtetit për Berishën, qeveria amerikane u tregua qëllimisht e verbër ndaj shkeljeve dhe mashtrimeve të Berishës, në kohën që ai ishte në pushtet. Për shembull, kur Berisha privatizoi ARMO, ofertuesi fitues u shpall fillimisht si “Refinery Associates of Texas”, një kompani misterioze që nuk dukej se kishte aftësinë për të blerë ose drejtuar ARMO. Por pastaj, në minutën e fundit, u duk sikur Rezart Taçi zbriti nga qielli dhe doli fituesi i vërtetë i tenderit dhe marrëveshja u bekua nga Patton Boggs, një firmë në Uashington e njohur më shumë për lobim sesa për kryerjen e tenderimeve ndërkombëtare. Për mua, kjo në vetvete ishte shumë e dyshimtë dhe fakti që amerikanët ishin të përfshirë në këtë transaksion duhet të kishte tërhequr vëmendjen dhe kontrollin e Departamentit të Shtetit. Por pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, Departamenti i Shtetit nuk bëri asgjë. Për t’i bërë gjërat më keq, një dispozitë kryesore e ofertës fituese detyronte Taçin të investonte një shtesë prej 250 milionë dollarë në shpenzime kapitale për të modernizuar objektet e ARMO, por në dijeninë time kjo kërkesë nuk u përmbush kurrë. Dikush do të mendonte se Berisha do të kishte marrë mësime nga fiaskoja ARMO dhe besoj se Taçi dhe Patton Boggs duhej të ishin skualifikuar nga tenderat e ardhshëm për të privatizuar asetet shtetërore të Shqipërisë. Por vetëm disa vjet më vonë, kur Berisha vendosi të privatizonte Albpetrol, pati një përsëritje të marrëveshjes ARMO kur Vetro Silk Road, një kompani tjetër misterioze me kredenciale të dyshimta, doli si ofertues fitues. Dhe përsëri, në minutën e fundit, Taçi zbriti nga qielli për të marrë Albpetrol në një pjatë argjendi nga shoku i tij i mirë Sali Berisha. Dhe si me ARMO, Patton Boggs ishte atje për të dhënë vulën e miratimit se gjithçka ishte në rregull me tenderin e Albpetrol. Në realitet, ky miratim ishte shumë larg nga e vërteta, por për fat të mirë, marrëveshja u ndërpre kur unë zbulova që garancia bankare prej 110 milionë dollarësh që tenderi kërkonte, ishte një mashtrim i plotë.
Mund t’ju them se ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit morën disa emaile nga unë, ku paralajmërova se marrëveshja me Albpetrol qelbej më shumë se një peshk i kalbur, por ata vendosën të mos marrin asnjë hap dhe nuk bënë asgjë, ndërkohë që duhej të kishin kërkuar një hetim të plotë nga Qeveria “Berisha”, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se American Chartered Bank, një bankë e siguruar nga qeveria amerikane, u përdor në përpjekjen për të kryer këtë mashtrim. Duke kombinuar këto marrëveshje të errëta me Gërdecin dhe AEY-in dhe sipas mendimit tim, pyetja më e madhe nuk duhet të jetë nëse SHBA ka apo jo prova, por pse Departamenti i Shtetit nuk veproi më shpejt? Përpara shpalljes së Sekretarit Blinken për familjen Berisha, pjesa më e madhe e indiferencës në dukje të Departamentit të Shtetit ndaj akteve të hapura të korrupsionit në shkallë të gjerë në Shqipëri, ishte nxitur nga përparësitë e Amerikës për të arritur objektiva të tjerë gjeopolitikë në Ballkan dhe më gjerë. Por një pjesë e saj ishte gjithashtu rezultat i paaftësisë dhe naivitetit të ish të dërguarve amerikanë. Një shembull i përsosur ishte Albtelecom. Në atë rast ambasada amerikane loboi në mënyrë aktive mbi qeverinë shqiptare, për të lejuar që Albtelecom të merrej përsipër nga Neë Ëorld Telecom, një kompani tjetër fantazmë që nuk kishte aftësinë financiare apo teknike për të operuar një kompani telekomunikacioni në Shqipëri. Por Joseph Limprecht, ambasadori i Amerikës në atë kohë, u përdor si peng si pjesë e një skeme të përpunuar për të marrë kontrollin e Albtelecom. Ishte vetëm ndërhyrja ime këmbëngulëse që nuk lejoi arritjen e asaj marrëveshjeje.
-Si e shihni faktin që ish-kryeministri ka bërë një padi në Francë kundër Sekretarit Blinken? Ju duket normale?
Unë nuk jam në dijeni për ndonjë rast kur një politikan është akuzuar për korrupsion në vendin e tij nga një zyrtar i lartë amerikan dhe më pas ka nisur një padi mbi akuzën që i është bërë.
Dikush do të mendonte se Saliu do të kishte marrë një mësim nga përvoja e djalit të tij, sepse duke qenë vetë një zyrtar publik që ka qenë subjekt i akuzave për korrupsion në mediat shqiptare dhe duke pasur parasysh që Blinken po vepron në emër të qeverisë amerikane, unë do të isha i gatshëm të vija edhe një tjetër bast me Saliun. Do të vija bast se do të ishte njëlloj i suksesshëm sa Shkëlzeni kur paditi Simon & Schuster, botuesin e “Ëar Dogs”. Pyetja që më lind është se si mund ta përballojë Berisha të bëjë një betejë ligjore si kjo? Ai pretendon se nuk ka përfituar nga koha e tij në qeveri, por tarifat ligjore të kërkuara për një padi komplekse të kësaj natyre, që përfshin një figurë politike nga një vend duke paditur një zyrtar të nivelit të lartë politik nga një vend tjetër, në një gjykatë në një vend të tretë, lehtësisht mund të kërkojë tarifa, të cilat arrijnë deri në qindra mijëra dollarë ose edhe më shumë. Pra nga vijnë paratë? A bien ato nga qielli si Rezart Taçi? Unë mendoj se ekziston mundësia që avokati i Berishës ta ketë marrë këtë çështje në baza pro bono, por nëse është kështu, sipas mendimit tim Berisha po i merr këshillat e tij ligjore nga një i paaftë.
-Po pozicionin e presidentit Ilir Meta si e shihni? Edhe ai ka pasur përplasje me SHBA dhe ishte i vetmi që mbrojti Berishën.
Sa herë që dëgjoj emrin e Ilir Metës, e përfytyroj atë si yllin e videos famëkeqe të Dritan Priftit. Meta mund të betohet për Zotin në një pirg biblash të larta sa mali i Dajtit, se ai ishte i pafajshëm për akuzat e korrupsionit që u ngritën kundër tij, por unë nuk e besoj atë. Dhe dyshoj se ekziston dikush tjetër në Shqipëri që mendon se Meta është i pafajshëm. Edhe pse Meta u shfajësua në gjykatë, siç dihet Shqipëria ka një histori për të pasurit e gjykatësve më të mirë që paraja mund të blejë. Pra, sa i përket Metës që mbron Berishën, më kujton thënien e vjetër, “zogjtë e të njëjtit lloj, fluturojnë së bashku”. Sugjerimi im për Metën është që të mos lodhet kot së mbrojturi Berishën, por të fillojë të shqetësohet për faktin se do të jetë shqiptari i ardhshëm që do të konsiderohet person “non grata” nga Uashingtoni.
-SHBA po investohet shumë kohët e fundit në Shqipëri, si ushtarakisht ashtu edhe me reformën në drejtësi. Mendoni se falë SHBA do ketë drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit?
SHBA sigurisht ka një meritë të madhe për çfarëdo përparimi që është bërë në Shqipëri në këto fronte. Por unë nuk mendoj se udhëheqësit politikë të Shqipërisë kanë aftësinë ose vullnetin për të prevaluar në këtë fushatë nëse SHBA-ja nuk vazhdon mbështetjen e saj dhe i bën presion për të bërë më shumë. Pra, tani që e ka ndezur këtë motor, SHBA-ja duhet ta mbajë këmbën në gaz.
-Cili është qëndrimi juaj mbi krizën në Afganistan dhe vendimin e Shqipërisë për strehimin e afganëve?
Unë besoj se kriza aktuale në Afganistan ishte një tragjedi e shmangshme, që ishte rezultat i përpjekjes për të akomoduar objektivat politikë me koston e minimit të interesave strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Unë jam i mahnitur nga fakti që përpara se të urdhëronte një tërheqje nga Afganistani, Biden nuk lëshoi ??së pari urdhra për të siguruar bazat ajrore në Bagram dhe Kabul, evakuimin e amerikanëve dhe heqjen ose shkatërrimin e pajisjeve ushtarake amerikane. Më shqetëson fakti që amerikanët në përgjithësi duket se kanë harruar se 3,000 amerikanë të pafajshëm u vranë me gjakftohtësi 20 vjet më parë dhe terroristët që kryen atë sulm në tokën amerikane u strehuan dhe u ndihmuan nga talebanët. Dhe do të ishte naive të mendosh se talebanët e sotëm në Afganistan janë më të mirë dhe më të butë se sa paraardhësit e tyre, të cilët dëshironin të kryenin akte terroriste kundër amerikanëve. Është e kuptueshme që shumë amerikanë janë tashmë të lodhur nga përfshirja e ushtrisë amerikane në konfliktet e jashtme, por unë jam i shqetësuar se shumë prej tyre nuk e kuptojnë plotësisht mentalitetin primitiv dhe të shtrembëruar të terroristëve islamikë dhe vendosmërinë e tyre për të vrarë amerikanët dhe europianët. Si Biden ashtu edhe Trump mund të duan që amerikanët të mendojnë se kjo luftë ka mbaruar, por unë dyshoj se Al Kaeda dhe ISIS ndajnë të njëjtin besim, kështu që është e domosdoshme që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë në mbrojtje.
Mbi të gjitha, asnjë amerikan nuk ka vdekur në Afganistan në më shumë se një vit dhe do të ishte dashur një numër relativisht i vogël i këshilltarëve ushtarakë dhe ekipeve të forcave speciale për të mbajtur prezencën atje dhe vepra më e mirë kundër terrorizmit është një mbrojtje e mirë. Në fund të fundit, personeli ushtarak amerikan është ende i vendosur në të gjithë botën në vende si Gjermania, Koreja e Jugut dhe Kosova dhe ata kanë qenë atje më gjatë sesa prezenca amerikane në Afganistan. Sa u përket refugjatëve, Shqipëria ka një histori të hapjes së dyerve të saj për refugjatët dhe kjo u shfaq në mënyrë të plotë kur kosovarët u dëbuan nga atdheu i tyre më 1999. Mbaj mend gjallërisht vizitën në kampet e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni gjatë asaj kohe dhe dëshpërimin parë në sytë e refugjatëve kosovarë. Ndaj jam krenar që Shqipëria ishte një nga vendet e para që bëri hapin përpara për të pranuar refugjatë nga Afganistani dhe nuk i është shmangur mbështetjes së Shteteve të Bashkuara kur u kërkua. Për këto arsye Shqipëria meriton të gjithë mbështetjen ekonomike dhe këshilluese që ka marrë nga SHBA dhe nuk duhet të ketë turp të kërkojë më shumë. Shqipëria ka dëshmuar herë pas here se është aleati më i besueshëm i Amerikës në botë, dhe të gjithë udhëheqësit politikë të Uashingtonit duhet të marrin parasysh dhe të sigurohen që amerikanët të jenë të ndërgjegjshëm për këtë marrëdhënie të çmuar.
O Geri Kokolari ti ke jashtëzakonisht të drejt. Po ktu në Albanistan shumica jan të lyer me mut . E kshu që i bie muti të gjykoi mutin. Po mbase ka ardh dita që krimineli hajdut salheu e ilir kaka të paguajn krimet e tyre monstruoze.
Përgjigju