Politikë

Berisha nuk dënon sulmin e deputetëve të tij ndaj gazetarëve: Nëse s’kanë arsye për të mbështetur protestën, të mos marrin porosi se mund të krijojnë gjaknxehtësira

19 Maj, 10:32| Përditesimi: 19 Maj, 11:32

  • Share

Në prononcimin për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për përplasjen e deputetëve dhe mbështetësve të tij me gazetarët në protestën e së premtes. Kreu i PD u përpoq të minimizonte incidentin, duke thënë se nuk e kishte parasysh të gjithë episodin dhe se partia e tij i ka mbështetur gjithmonë gazetarët.

“Personalisht siç e dimë kam falenderuar me sinqeritet në mënyrë të përsëritur gazetarët për kontributin që kanë dhënë në denoncimin e farsës elektorale. Ato kronikat e tyre, edhe para zgjedhjeve, veçanërisht ditën e zgjedhjeve dhe në vazhdim, janë të çmuara. Nuk jam nga ana tjetër, të sugjeroi miqësisht të lexosh raportet e OSBE, çfarë thonë për mediat në Shqipëri. Thonë se u sollën si në diktaturë, jo gazetarët e kronikës. I përjashtoj gazetarët e kronikës nga ky klasifikim pasi ka prej tyre që kanë rrezikuar veten me raportimet me guxim e trimëri. Por gjendja e mediave flet që shëmbëlltyrë e vendeve në diktaturë.

E thotë raporti, nuk kam lexuar një raport të tillë tjetër. Unë s’e kam të gjithë episodin para sysh, jam për respektin e gazetarëve. Nëse ju në anën tjetër në tre muaj nuk bëni dot një pyetje, keni bërë pyetje dhe keni marrë përgjigje për çfarë keni dashur. Çdo politikan duhet të ketë kujdes të veçantë në marrëdhënie me gazetarin. Në protesta kur ka kauzë, besoj se gazetari nëse nuk e mbështet protestën, nuk duhet të përpiqet të marrë porosi që nuk është vendi për t’i zbatuar se mund të krijojë gjaknxehtësira. Por marrëdhëniet me PD ju i keni pasur më normale krahasuar me të tjerat. “, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Berisha nga SPAK sulme drejtësisë: Dumani shërbëtor, Gjoka kriminele e mashtruese! Dhuna e deputetëve në protestë? Gazetarët kujdes kur raportojnë


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?