Politikë

'Berisha nuk e ka luftën me Edi Ramën', ish-presidenti Topi: Ka hallin të dominojë partitë e tjera në opozitë

6 Dhjetor 2024, 18:34| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 19:13

  • Share

 

Ish-presidenti Bamir Topi kritikon në Studio Live, krijimin e një elite burokratike që garanton pushtetin e opozitës, duke vënë në dukje se Berisha më shumë synon të dominojë partitë opozitare sesa të luftojë Ramën.

Në një sistem bipolar, rëndësia e kryeministrit dhe e liderit të opozitës krijon përplasje të ashpra për kontrollin e skenës politike.

'Një kryetar i mirë partie fiton nëse ndërton një ekip të mirë. Të gjithë e lidhin me përgatitjen e listave. Ky është shërbimi më i keq demokracisë. Ne po krijojmë një elitë politike burokratike që vendoset për të garantuar pushtetin e opozitës.

Berisha sot nuk e ka luftën me Edi Ramën. Berisha ka hallin të dominojë partitë e tjera në opozitë. Në një situatë bipolarizmi, kryeministri ka rëndësi të jashtëzakonshme, por në një vend bipolar i rëndësishëm është dhe kryetari i opozitës, prandaj ka qenë betejë e madhe deri në përplasje fizike.'


Lajmi kryesor:

Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik


G.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?