Sali Berisha në konferencën e sotme

Politikë

Berisha nuk heq dorë nga farsa elektorale e 11 majit, shfaq dhe një video: Narkoregjimi përgjoi zgjedhësit me kamera të fshehta në qendrat e votimit

4 Korrik, 12:48| Përditesimi: 4 Korrik, 13:33

  • Share

Sali Berisha nuk heq dorë nga pretendimet e tij për farsën elektorale për të mbuluar atë humbje historike të opozitës më 11 maj.

Ai sot doli në konferencë duke publikuar disa pamje filmike nga një qendër në Krujë, ku deklaroi se ka pasur parregullsi e manipulime në votime. Ai tha se në këtë qendër ishte vendosur një kamera e fshehutë në dhomën e fshehtë të votimit, për të përgjuar zgjedhësit se për kë votonin, ku patronazhistët drejtonin votuesit.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të ngriheshin për votën e lirë dhe të përballeshin me narkoregjimin, duke vijuar ta nxijë vendin para ndërkombëtarëve, teksa e cilësoi “narkoregjim”.

"Problemi kryesor shqiptar është farsa elektorale e 11 majit. Në themel të shkretimit të Shqipërisë, përgjysmimit të popullatës në dhjetë vitet e fundit, rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend. Në themel të dominimit të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimit, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve. Ndaj edhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besim të plotë se do jetë besim i madh për ta për t’u ngritur dhe vendosur votën e lirë në vend, për t’u përballur me narkoshtetin. Kemi vido sot nga një seli qendre të bashkisë së Krujës. Ja si vendosen kamerat e fshehta në dhomën e fshehtë të votimit”, tha Berisha mes të tjerashm, duke shfaqur edhe pamjet nga procesi i votimit në atë qendër, ku pretendohet se janë përgjuar votuesit me kamera", u shpreh kreu i selisë blu mes të tjerash..

Në një moment të filmimit, Berisha u shpreh se kur e kupton një nga votuesit se filmohej, dhoma e fshehtë kthehet në krahun e kundërt nga patronazhistët dhe kjo dëshmonte se fshehtësia e votës ka qenë zero. Madje në një moment ai tha se një prej patronazhistëve voton edhe vetë duke mbajtur jo një, por tre fletë votimi ‘me dorën e partisë’.

Berisha u shpreh se në këtë qendër është votuar jo vetëm kolektivisht, por edhe me nga dy apo tre fletë.

"Këto pamje siç e shihni faktojnë se ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Nuk ka asnjë lidhje me fshehtësi të votës, por me kontrollin e vullnetit të votës së popullit. E organizuar nga partia shtet e krimit, që ka mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338 (është 339), faktoi se është një shërbëtor i krimit elektoral të Ramës, se është mburojë kriminale e farsës elektorale. Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini fimos licencat e një krimi elektoral më të madh në zgjedhjet e tjera. nëse kryekrimineli i farsës është Rama, ndihmësi kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do i njohë kurrë zgjedhjet. Ftojmë shqiptarët dhe ata që besojnë te vota e fshehtë dhe e lirë, kudo që janë, të qëndrojnë të pamposhtur, derisa të votohet në mënyrë të lirë", tha Berisha në diskursin e tij politik, para se të kalohej te pyetjet e gazetarëve.

Duke iu referuar edhe ngjarjeve të ndodhura në Vlorë me takimin e Ramës në bashki dhe ultimatumin për drejtorët, si dhe zjarrin në landfillin e Elbasanit, Berisha e mbylli:

“Ai provoi se farsa elektorale e ka damkosur kudo, zgjedhjet elektorale janë farsë dhe vetëm farsë”.

(lajmi ne perditesim...)

Ora 13:30
Berisha flet për sekuestrimet e pasurive të Suel Çelës dhe sulmon Dumanin: Altin Troplini mbron kartelet e drogës, SKAPI organizatë kriminale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,dha një koment edhe për operacionin e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës në Itali, një operacion i SPAK-ut.

Teksa u pyet nga gazetarët, ai gjeti rastin të sulmonte përsëri kreun e institucionit të akuzës Altin Dumani, duke e ironizuar me emrin Altin Troplini, teksa e cilësoi bashkëpunëtor të karteleve të drogës dhe që vepronte vetëm kur i vinin dosje nga partnerët ndërkombëtarë.

Berisha e akuzoi Dumanin të lidhur dhe mbrojtës të klaneve të Troplinëve, Suel Çelës dhe të tjerëve. Ai u shpreh se edhe Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kishin gjetur transferimin e 3 mld eurove nga Dubai në bankat europiane.

“Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit, Çopjas, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 mld euro të transferuara nga Dubai në bankat europiane. E kuptoni që Altin Troplini është bashkëpunëtor i këtyre organizatave, që detyrohet vetëm kur vijnë dosje nga jashtë. E kuptoni ju se kjo prokurori nuk vepron kurrë kundër organizatave kriminale dhe karteleve nëse një shtet nuk sjell dosje? Janë me fakte, nuk ekziston për Altin Troplinin krimi i organizuar, organizatat kriminale, kartelet e drogës nuk ekzistojnë. Këta kanë gjetur një mënyrë se si t’i mbrojnë organizatat dhe kartelet e drogës. Koordinatorit të tyre i shkojnë dhe i sekuestrojnë makinat që ishin të Troplinëve por e zëmë se ishin të tij, SKAPI është një organizatë kriminale, kjo është e vërteta zotërinj!”.

Ora 13:18
Berisha: Ultimatumi i Ramës në Vlorë shkelje kompetencash, po bën drejtorët ‘koka turku’

Sali Berisha foli sot për ultimatumin e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtorëve të Bashkisë Vlorë, duke e quajtur ndërhyrje në kompetencat e qeverisjes vendore dhe një shkelje të rëndë. Por ai shtoi se drejtorët po bëheshin “koka turku” për të mbuluar atë që ndodhte në të vërtetë në Vlorë, mbushjen e bregdetit me ujëra të zeza dhe djegien e tonelatave me mbetje nga fusha e plehrave, duke helmuar me tym kancerogjen qytetarët vlonjatë.

Madje e njëjta situatë sipas tij ishte edhe në Elbasan, që e cilësoi si krimin më të rëndë në memorien e tij, që kishte edhe mbrojtjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e quajti Altin Troplini. I pyetur nga gazetarët për takimin e Ramës në Vlorë ai tha:

“Qëndrimet e Ramës janë dëshmi flagrante të asaj që kemi denoncuar ne dhe bota, të partisë shtet në Shqipëri. Vetëm në një parti shtet ndodh që të asgjesohen kompetencat e qeverisë vendore. Kushtetuta e vendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria, si karta e kongresit të autoriteteve lokale e rajonal, për autonomi të plotë të qeverisjes qendrore nga ajo vendore. Ne nuk i pranojmë akte të tilla që ndodhin sot si në Korenë e Veriut apo dikur në diktaturën Staliniste. Nuk ka asnjë tagër që kreu i narkoshtetit të ndërhyjë në mënyrë brutale në kompetencat e qeverisë vendore. Këto veprime përfaqësojnë, shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, akt i prerjes së kokave të turkut. Pasi ka vjedhur zgjedhjet dhe katandisur në Vlorë në nivel standardesh që s’i ka pasur kurrë, mbush brigjet me ujra të zeza dhe djeg çdo dy javë qindra tonelata plehra dhe helmon Vlorën, u jep atyre si kocka disa drejtorë. Të cilët nuk u tha se çfarë urdhri nuk kanë zbatuar të kryetarit të bashkisë, të cilët marrin urdhra nga kryebashkiaku dhe jo kryeministri, gjithçka për t’u mbuluar”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Berish: 04/07/2025 15:41

    O phelle serbi ngele duke ngren mut por nuk u ngope o shkerdhate?

    Përgjigju
  • Pelioni: 04/07/2025 15:20

    O Salo,more ky zjarri i plehrave në Elbasan të hetohet e të hetohet deri në detaje por me atë zjarrin bombë bërthamore të GËRDECIT ku vranë 26 vetë e u shkatërruan mijëra biznese e shtëpi banimi çdo bëhet,apo ai s'quhet pasi ja vure eshkën ti me Medium (dhe eshka s'të tradhëton kurrë është zjarrvënie më e sigurt)....bir Salua i shiqeres ç'të të them më parë ti për të vënë zjarre je krejt i pa parë....tash 30 e ca vjet ke djeg Shqipërinë mbarë.

    Përgjigju
  • Kola: 04/07/2025 15:01

    Krimi me i madh në këtë vend ka qenë 97 shkatërrimi total i Shqipëris,98 marrja e institucioneve me dhunë,urdhëri për bombardimin e Jugut,Gërdeci,vrasja e 4 demostruesve dhe shum krimeve të tjera që ka bo ky Kriminel.

    Përgjigju
  • Gita: 04/07/2025 13:43

    Si ka mundësi që Sali Berisha nuk mban mend krim më të madh se zjarri në plehërat e Elbasanit dhe harron '92, 96 97, 2008, 2011 që kanë vdekur njerëz që i ka vrarë Berisha. Të gjitha këto të dokumentuara dhe në SPAK. Berisha thotë SKAP dhe Altin Troplini.Bravo flini gjumë.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 04/07/2025 13:33

    Rama nuk pjerdh nga ultimatumet e tua o zagar , laj gojen o spiuun i Serbis , o tradhetar i Shqiperise .

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 04/07/2025 13:29

    O kancer I Shqiperise po ti è dogje Shqiperine dhe drejtesia nuk vepron , do ta shikosh ne Shtator more plere qe nuk do te pyetesh per asnje gje ., ku je more aspak qe e le te lire nje plere si saliu .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?